"Baba i mirë është ai, që nderon dhe dashuron nënën e fëmijëve të vet. Nëse nuk e bën, atë mungesë dashurie dhe respekti, ia kthejnë fëmijët nesër me shpërfillje e largim. E njëjta vlen edhe për dashurinë e nënës ndaj atit të fëmijëve. Jeto si të pëlqen jeta Ty, jo si iu pëlqen të tjerëve jeta jote! Ata kanë të veten, ti ke tënden! Guxo!" LB

12.03.2012

Vëllai jonë gorilla


Zbulimi fundit shkencor
Shkencëtarët britanik nga “Wellcome Trust Sanger Institutes” mbetën të mrekulluar. Ata lexuan mijëra sekuenca dhe mbetën gojëhapur, kur panë ngjashmërinë mes njeriut dhe gorillës. U deshifrua gjenomi i një gorille femërore, që jeton në rrafshina dhe quhet “Kamilah”.
Pas leximit tërësor të gjenomit të gorillës, u rrëzua bindja e deritanishme, se gorilla nuk ka ngjashmëri me njeriun. Me gjithë këtë, shimpanza dhe orangutang mbetet tutje si më të përafërt me homo sapiensin. Shtypi gjerman bën të njohur këtë zbulim, duke iu qasur revistës profesionale britanike “Nature”.
Për shkencëtarët ky fakt ishte shumë i rëndësishëm, sepse nëpërmjet saj, mund të fiksohej edhe koha, kur gjatë evolucionit, paraardhësit tanë, u ndanë nga familja. Ajo ishte epoka kur kishte ndodhur ndarja e madhe e homo sapiensit nga majmunët/ primatët.
Bashkautori i këtij zbulimi, Chris Tyler-Smith, thotë se ky zbulim ishte tejet i rëndësishëm, sepse te gorilla janë gjetur ngjashmëri me njeriun gjatë evolucionit. “Të dëgjuarit” ka ndjekur procesin e njëjtë si tek njeriu.
Deri para këtij zbulimi, qe besuar se zhvillimi i shpejtë i të dëgjuarit tek njeriu, kishte ndodhur për shkak të folurit. Mirëpo, edhe pse gorillat nuk flasin, të të dëgjuarit është zhvilluar po aq shpejtë, si edhe tek njeriu. Përveç kësaj, shkencëtarët konstatuan, duke u bazuar në gjene, se shqisa e prekshmërisë (tatile), të të dëgjuarit dhe e trurit kanë pësuar një zhvillim të shpejtë, por më i theksuar ishte tek njeriu dhe gorilla.
Sipas të dhënave të fundit, duke u bazuar në gjenet e lexuara dhe të krahasuara në mes vete, ndarja gjenetike në mes njeriut dhe shimpanzës ka ndodhur para 6 milion vjetëve, kurse nga gorilla, para 10 milion vjetëve, ndërsa ndarja nga gorillat perëndimore dhe lindore, që jetojnë në rrafshina, ka ndodhur para 1,7 milion vjetëve.
Sido që të jetë, mbetet e pakontestuar afria e madhe e homo sapiensit me shimpanzën. Pesëmbëdhjetë për qind e gjenomit të njeriut është më i përafërt me gorillën, se sa me shipanzën dhe 15 për qind e gjenomit të shimpanzës, është më i përafërt me atë të gorillës, se sa të njeriut. Ngjashmëria e sekuencave gjenetike në mes njeriut dhe shimpanzës është 70 për qind. Gorillat dhe shimpanzat jetojnë në Afrikën Qendrore dhe përfshihen në grupin me emrin “Hominidae”. Pesha e trurit tek njeriu është mesatarisht 1350 gram, tek primatët homindae: orangutang 400, shimpanza 400 dhe makake 100.




Keine Kommentare: