"Baba i mirë është ai, që nderon dhe dashuron nënën e fëmijëve të vet. Nëse nuk e bën, atë mungesë dashurie dhe respekti, ia kthejnë fëmijët nesër me shpërfillje e largim. E njëjta vlen edhe për dashurinë e nënës ndaj atit të fëmijëve. Jeto si të pëlqen jeta Ty, jo si iu pëlqen të tjerëve jeta jote! Ata kanë të veten, ti ke tënden! Guxo!" LB

26.02.2013

Aforizma (17), Sami Frashëri


Njeriun e bëjnë të përjetshëm veprat e tij.
Duhen shumë mend që të mund të shoqërohesh me njerëz të pa mend.
Mos i poshtëroni njerëzit e mëdhenj për një a dy faje të tyre, sepse diamanti sado i prerë shtrembër të jetë, është më i vlefshëm se një gur i zakonshëm, i prerë në formë të përsosur.
Duke gërmuar tokën, del  ujë.
Dituria është e gjatë, jeta e shkurtër.
Njerzit e mirë janë të gjykuar të bëhen skllevër të të këqinjve.
Qeveria e mirë lind nga rregulli dhe kujdesi.
Mos u tremb nga shuplaka e mikut, duhet të kesh frikë nga lëvdata e armikut.
Martesa është një urë në mes shthurrjes dhe lumturisë.
Më kryesoret janë katër gjëra që e bëjnë njeriun njeri:  dituria, durimi, mjaftimi me atë që ka njeriu dhe drejtësia.
Cmiraku e grindaveci edhe sikur të zotërojnë tërë botën, s‘ mund të kënaqen, sepse për t ´u bërë ata të lumtur duhet të shkatërrohet gjithë bota.
Kush çmon, lavdon një ligësi, është më i lig se ai që e bën.
Lëmoje dhinë, pastaj mile.
Lajkat janë lak për gjuajtjen e njeriut.
Më i poshtri  njeri është ai që kërkon mirësi nga një i poshtër.
S´ka faj më të madh se shpërdorimi i besimit.
Shtëpia që nuk i duket tymi, s´ka kuzhinë.
Është e lumtur ajo grua që s´ka vjehër dhe kunatë.
Dashuria është kripa e jetës, jeta pa dashuri s´ka asnjë shije.
Mos prit pemë nga shelgu e hije nga hurma.
Gënjeshtari kapet më lehtë se topalli.

Marrë nga vepra e III e Sami Frashërit, Fjalë të urta, botim i i Rlindjes, 1978

Keine Kommentare: