"Baba i mirë është ai, që nderon dhe dashuron nënën e fëmijëve të vet. Nëse nuk e bën, atë mungesë dashurie dhe respekti, ia kthejnë fëmijët nesër me shpërfillje e largim. E njëjta vlen edhe për dashurinë e nënës ndaj atit të fëmijëve. Jeto si të pëlqen jeta Ty, jo si iu pëlqen të tjerëve jeta jote! Ata kanë të veten, ti ke tënden! Guxo!" LB

06.12.2013

Seksi nuk është dashuri

Seksi nuk është dashuri
është thelbi dhe dukuria e ndërsjellë e shumë dëshirimeve
është drithërimë dhe përpëlitje e saj
seksi nuk është vetëm ëmbëlsira
është qershia e kuqe mbi të
seksi nuk është vetëm zveshja plot rrëmbim
apo e ngadalshme
është fryma e ngrohtë që valëvitet
seksi nuk është vetëm zbritja e brekëve
me durim apo pa të
është edhe gjetja e tyre në shtratin e hallakatur
është edhe shtrëngimi pas tollovisë së zjarrtë
me kokë lëshuar mbi gjoks
dhe përgjimi i rrahjeve të ngutshme të zemrës
sepse dashuria është
rrjedhim i shumë ndjenjave të brendshme
dhe ndijesive të njëkohshme të dyanshme
e seksi i shfaqjeve të jashtme 
sepse dashuria është trungu
e seksi gjethi që zbehet dhe bie

Mos fik qiriun

me shqelm hapa derën
dhe dola 
lart ishte përhimtë
poshtë ende blertë
aty ndërmejt ndeze ti qiriun
dhe shih
u bë dritë
dhe flakërinë ende në hapsirë

Ji e mirë me lirinë

ji e mirë edhe ndaj sedrës tënde
thash unë 
ji e mirë edhe me mua
shtova pastaj
edhe ndaj luleve të vyshkura
ji e mirë ndaj zanafillës
bërtiat unë
sespe  zanafilla jam unë
e dashurisë 
dhe e greminës
sespe çdo gjë është në rrjedh dhe zhbërje
si jeta
ashtu dhe vdekja
sespe jemi gjallërimi dhe gati vdekja njëkohësisht
prandaj 
ji e mirë ndaj dashurisë
ashtu si furtuna 
ashtu dhe ndjenja
mund ta shuajë qiriun
dhe ti hidh vallen lëndimthi tutje



Keine Kommentare: