"Baba i mirë është ai, që nderon dhe dashuron nënën e fëmijëve të vet. Nëse nuk e bën, atë mungesë dashurie dhe respekti, ia kthejnë fëmijët nesër me shpërfillje e largim. E njëjta vlen edhe për dashurinë e nënës ndaj atit të fëmijëve. Jeto si të pëlqen jeta Ty, jo si iu pëlqen të tjerëve jeta jote! Ata kanë të veten, ti ke tënden! Guxo!" LB

09.02.2014

Tridhjetë tipare të ballkanasit, gazeta Dita

Ballkanasit nuk i pëlqen t' i kufizohet liria: as e vjedhjes, as e manipulimit, as e mashtrimit
Atij nuk i pëlqen kushtetuta, rregulloret
Atij nuk i pëlqen shteti, administrata dhe rregullat administrative
Atij nuk i pëlqen as prokuroria, as gjykata
Atij nuk i pëlqejnë deklarimi i të ardhurav
e, tatimet dhe asnjë lloj takse
Atij nuk i pëlqen t' i ndalohet mendimi racist, mendimi fashist dhe mendimi shovinist
Atij nuk i pëlqen t' i ndalohet nacionalizmi
Ballkanasit nuk i pëlqen policia, rojtari dhe personeli i sigurisë
Atij nuk i pëlqen t' i ndalohet korrupsioni, nepotizmi dhe shtirja
Atij nuk i pëlqejnë rregullat e komunikacionit, shenjat e komunikacionit dhe semafori
Atij nuk i pëlqen t' i kufizohet liria e shpejtësisë, kontrollimi i frenave, as gjoba si pasojë
Ballkanasit nuk i pëlqen t' i ndalohet hiperbola, irracionaliteti dhe skizofrenia
Atij nuk i pëlqen t' i ndalohet paranoja, viktimizmi dhe komploti
Ballkanasit nuk i pëlqen t'i kufizohet liria e kërcënimit, liria e shantazhit dhe e mburrjes
Atij nuk i pëlqejnë rregullat e drejtshkrimit, shenjat e pikësimit, gjuha letrare
Atij nuk i pëlqen bileta e autobusit, bileta e trenit dhe bileta e kinemasë apo stadiumit
Ballkanasit nuk i pëlqen fqinji i vet, miku i fqinjit dhe përparimi i vendit fqinj
Atij nuk i pëlqen liria e dashurisë, liria e orientimit seksual, liria e gruas dhe të drejtat e fëmijëve
Ballkanasit nuk i pëlqen të ndalohet rrahja e gruas, sharja dhe cenimi i dinjitetit të njeriut
Ballkanasit nuk i pëlqen religjioni i fqinjit, mendimi kombëtar dhe arsimi i fqinjit
Atij nuk i pëlqen historia e fqinjit, e tashmja dhe e ardhmja e tij
Ballkanasit nuk i pëlqen të qortohet kur gënjen, kur është krenar dhe kur jeton në iluzione
Atij nuk i pëlqen gjuha e fqinjit, krenaria e fqinjit dhe sedra e tij
Ballkanasit nuk i pëlqejnë kritikat nga jashtë, leksionet dhe udhëzimet
Ballkanasit nuk i pëlqen të zgjohet heret, të punojë shumë dhe të flejë herët
Atij nuk i pëlqen të studjojë, nëse mund ta blejë diplomën, të shkruajë disertacionin, nëse mund ta blejë titullin dhe nuk i pëlqen të injorohet si shkencëtar
Ballkanasit nuk i pëlqen t' i ndalohet premtimi pa mbulesë, oratoria boshe dhe makiavelizmi
Atij nuk i pëlqen asnjë ligj, që mund ta pengojë në lirinë e tij të pakufizuar
Ballkanasit në verë nuk i pëlqen dielli, vjeshtës shiu dhe dimrit nuk i pëlqen bora

Ballkanasi me këto tipare dhe bindje nga repertoari i mendësisë ballkanike, është ballkanas profesional: i rritur dhe edukuar në frymën ballkanike dhe nëse shpërfillim aparaturën, makinerinë, makinat, avionët, kompjuterët, celularët dhe të arriturat tjera shkencore, atëherë ata mendërisht janë shfaqje dhe dukuri e shekujve të kaluar, por me trup në shekullin e gabuar. Sikur të kishim shkencëtarë, që merren me historinë e ideve, atëherë çdo tipar, mund të varej në shekullin përkatës, por meqë nuk kemi, atëherë mund të supozohet se disa bindje të ballkanasave, kanë lindur në kohën romake, disa në kohën e bizantit, disa të tjera gjatë perandorisë osmane dhe disa në epokën komuniste. Krejt këto së bashku kanë krijuar një mendësi, që përjashton kushtetutën dhe jetën moderne qytetare. Pra nuk jetohet jeta me ide të kohës, por duke u besuar bindjeve të lashta, që përpiqen t' i lustrojnë me interpretime të reja.

Kjo domethënë se ata nuk jetojnë jetën e vet bazuar në rregullat kushtetuese të kohës, por në shekullin XXI gjallojnë me bindjet e shekujve të kaluara dhe idetë e njerëzve, që nuk janë të pranishëm në kuvendet e tyre. Edhe pse të gjithë kanë kushtetuta, bindjet e tyre të trashëguara, janë përcaktues dhe orientues të përditshmërisë. Për shumë njerëz në Ballkan, respektimi i kushtetutës, që kanë aprovuar vet, është turp dhe degjenerim...

Gazeta DITA

**************************


1 Kommentar:

Lis Bukuroca hat gesagt…

Komente tek gazeta DITA

Ijs
I nderuar Gazetar Nasri nuk mund ti heq asgje presje shkrimit tend , perkundrazi mund ti shtoja kushedi se sa pjese te tjera per kete ballkan mesjetar, qe mbeti ne tere historine e tij nje femi i parritur i kompleksuar nga ata qe e linden dhe se lane kurre te eci qofte dhe njehere ne historine e tij me kembet e tij. Prandaj shkrimi yt shpreh fatkeqsine qe ndjek nga pas cdo njeri qe lind sot ne ballkan duke krijuar nje trashigimi te tmerrshme te mercenarizmit dhe cmendurise ku cmendina me trajtim te specializuar do dukej nje parajse ne aspektin e trajtimit dhe kurimit! Problemi ne ballkan eshte se mungojne telat me gjemba dhe doktoret per te kryer misonin e duhur!Respekte!

nastradini
SHQYPTARET JANE KOMUNISTET E FUNDIT NE BALLKAN.

Enverizmi debil dhe komunizmi fanatik i dallon popullin shqyptaret nga popujt e tjere te Ballkanit, prandaj po t’i shtosh edhe ato qe ka shkruar ketu zoti Naser Aliu me te vertete shqyptaret duken ne syte e Botes si nje fis prej Afrike ZULU qe di vetem te vajtoje per 20 nentorin e ZI dhe LANC-in kriminal te Enver Hoxhes.