"Baba i mirë është ai, që nderon dhe dashuron nënën e fëmijëve të vet. Nëse nuk e bën, atë mungesë dashurie dhe respekti, ia kthejnë fëmijët nesër me shpërfillje e largim. E njëjta vlen edhe për dashurinë e nënës ndaj atit të fëmijëve. Jeto si të pëlqen jeta Ty, jo si iu pëlqen të tjerëve jeta jote! Ata kanë të veten, ti ke tënden! Guxo!" LB

27.08.2014

Aforizma afrikane- Hakuna Matata

"Shumë njerëz të vegjël, në shumë vende të vogla, që bëjnë shumë gjëra të vogla, mund të ndryshojë fytyrën e kësaj bote." (Tanzani, Afrika e Jugut, Bocuana dhe Lezoto)
"Trajtoje mysafirin dy ditë si mysafir, por në ditën e tretë, jipi një shat në dorë." - Suaheli
"Çdo gjë ka frikë nga koha, por koha ka frikë nga piramidat." -Egjipt
"Varfëria është si një luan - nëse nuk e luftoni, haheni prej saj". - Haja
"Shpata nuk njeh dallimin në mes të kokës së farkëtarit dhe kokave tjera." - Joruba
"Njeriu është ilaçii mirë i njeriut." -Nigeri
"Shiu nuk është mik i askujt - ai bie mbi gjithë ata që i takon jashtë." - Joruba
"Yjet e vegjël gjithmonë shkëlqejnë, kur dielli i madh perëndon." - Senegal
"Ti nuk din sa e rëndë është ngarkesa, që ti nuk e bart." Zimbabve
"Një barkë nuk mund të ecën para, në qoftë se çdonjëri i përdor rremat në mënyrën e vet." - Svahili
"Një kokë e madhe është një barrë e rëndë." - Nigeri
"Një karrige e madhe nuk bën njeriun mbret." - Sudan
"Një burrë me mjekër nuk duhet t' i fryejë zjarrit." - Igbo
"Një njeri i keq është më i mirë se një shtëpi bosh." - Ga (Gana, Togo)
"I dashuruari nuk e vështron lulen me sytë e deves, por me sy tjerë." Egjipt
"Një dru i tharë nuk kundërshton djegjen." - Kongo
"Ai preu një pemë dhe zuri në thua mbi të." - Ga (Gana, Togo)
"Ka dyzet lloje të çmenduri, por vetëm një lloj të mendjes së shëndoshë." - Gana
"Është më mirë të arrihet qëllime me tre kërcime, se sa me një e të thyhet këmba." - Malinke (Guinea)
"Nuk është e nevojshme të fikni fenerin e tjetrit, për t' u dukur feneri jot i ndritshëm." - Svali
"Gabimet janë si malet, njeriu qëndron në maje, por flet për gabimet e tjerëve." - Hausa
"Frika nga rreziku është më i tmerrshme se rreziku vetë." - Malinke (Guinea)
"Pa marrë parasysh se sa kohë noton mbi ujë një cung, ai nuk do të bëhet kurrë krokodil." - Bambara (Mali)
"Hakuna Matata". (Mos u brengos, mos u shqetëso, mos u mërzit.) - thënie që përdoret shpesh në Keni
"Kurrë mos godit njeriun në kokë, kur gishtat tu janë ndërmjet dhëmbëve të tij." - Ga (Gana, Togo)
"Sa më e vogël hardhuca, aq më e madhe është shpresa saj për t' u bërë krokodili." - Etiopi
"Nëse një njeri adhuron paqen, ai nuk mund të bëhet frikacak." - Igbo
"Nëse nuk merr mjaftueshëm kohë për t'u kujdesur për sëmundjen tënde, do të kesh mjaftueshëm kohë për të vdekur." - Ci (Gana)
"Të drejtë ka gjithmonë ai, që ka dorëzën e thikës në dorë." - Burundi
"Nëse sheh padrejtësi dhe gjëra të liga dhe nuk ngre zërin kundër, atëherë do të jesh viktimë e tyre." - Fjalë e urtë, që përdoret në regjione të ndryshem të Afrikës
"Krokodilit thuaj se është i shëmtuar, vetëm pasi ta kesh kaluar lumin." Keni
"Kur dy elefantët kacafyten, më së shumti vuan bari nën ta." - Zambi
"E vërtetë se njeriu ka dy këmbë, por ai mund të ecën vetëm në një rrugë." - Peul / Fulani