"Baba i mirë është ai, që nderon dhe dashuron nënën e fëmijëve të vet. Nëse nuk e bën, atë mungesë dashurie dhe respekti, ia kthejnë fëmijët nesër me shpërfillje e largim. E njëjta vlen edhe për dashurinë e nënës ndaj atit të fëmijëve. Jeto si të pëlqen jeta Ty, jo si iu pëlqen të tjerëve jeta jote! Ata kanë të veten, ti ke tënden! Guxo!" LB

04.08.2014

O zot

O zot, sikur të mos kishe shkruar asnjë libër:
do të kishim pasur më shumë paqe në Tokë
më shumë liri e mend në kokë
më pak shkaqe për t' u ndarë
më pak motive për të vrarë
më shumë arsye për të jetuar jetën sot
më pak vullnet për të gënjyer kot
më pak iluzione në hapsirë
për dashuri më shumë të prirë
më shumë arsye për ta çmuar njerinë
më pak motive për të urrejtur lirinë

por nëse ekziston
me shpërfillje dëshpëron
sepse më vjen keq për ty
sepse më vjen keq oh hyjni
për pafuqinë tënde për të shpëtuar vetëm një fëmijë nga uria
për pafuqinë tënde për të shpëtuar vetëm një njeri nga çmenduria...

Nga përmbledhja me poezi 

Keine Kommentare: