"Baba i mirë është ai, që nderon dhe dashuron nënën e fëmijëve të vet. Nëse nuk e bën, atë mungesë dashurie dhe respekti, ia kthejnë fëmijët nesër me shpërfillje e largim. E njëjta vlen edhe për dashurinë e nënës ndaj atit të fëmijëve. Jeto si të pëlqen jeta Ty, jo si iu pëlqen të tjerëve jeta jote! Ata kanë të veten, ti ke tënden! Guxo!" LB

16.08.2014

Vilajeti i Erdoganit, Gazeta DITA

Ata që në të gjitha mënyrat u morën në mënyrë shumë intensive për ta poshtëruar identitetin shqiptar, sot deklarohen si mbrojtës të tij dhe se pikërisht ata, paskan qenë shumë të brengosur nga rritja e ekstremizmit islamik, por që shteti i Kosovës, nuk paska reaguar. Pse ne sot jemi në gjendje të tillë, ku nuk do të votonim asnjë lider për të përfaqësuar vendin, nuk është vetëm fakt, që është përsëritur në historinë tonë, por na tregon se pse krijuam shtetin të fundit në Ballkan, pse shqiptarët aq lehtë i bashkëngjiteshin pushtuesit osman, pushtuesit nazist dhe ideologjisë komuniste. Ylberizmi i Thaçit dhe shumë të tjerëve, që dje ishin marksit leninistë, që dje ishin komunistë jugosllav, që dje ishin me Rugovën, e që sot janë neo-osman, flet për tiparet e këtij njeriu dhe dendurinë e tij tek ne: për mënyrën si janë profilizuar dikur në pushtet dhe si profilizohen sot.

Të gjithë politikanët shqiptarë në Kosovë kanë vetëm një qëllim: karrierën e vet, por jo mirëqenien e kombit, jo interesin nacional. Të gjithë politikanët e Kosovës, që me asnjë fjalë nuk kanë kundërshtuar flamurin e ri, të gjithë poltikanët e Kosovës, që nuk kanë kundërshtuar himnin e imponuar, të gjithë politikanët kosovar që janë pasuruar padrejtësisht, të gjithë politikanët e Kosovës, që kanë blerë diploma në Kosovë e Shqipëri, nuk e kanë bërë për dobi nacionale, por vetjake. Kosova sot nuk ka mundësi të zgjedhë politikanin më të mirë ndër më të mirët, por më pak të keqin në grumbullin e të këqijve.

Sido që të jetë, shteti i Kosovës arrestoi nxënësit, jo mësuesit, arrestoi ushtarët, jo oficerët. Shteti ose respekton ligjin, ose nuk e respekton atë. Sot shteti i Kosovës nuk respekton shtetin e vet. Shteti i Kosovës shkel ligjet e veta. Shteti i Kosovës lufton shtetin e Kosovës. Populli i Kosovës njeh të gjithë vahabistët apo salafistët e Kosovës. I njohin ata politikanët dhe prokuroria. Duke shpërfillur provat për racizëm, që mund të gjendet në çdo çast në internet, duke lejuar që profesorë racistë të jenë mësimdhënës në fakultet, duke duruar këtë hipokrizi, politikanët e Kosovës jo vetëm dëmtojnë shtetin e Kosovës, por ata po marrin pjesë në rrënimin e tij dhe imazhit. Ata po pengojnë integrimin europian. Po pengojnë pezullimin e vizave. Ata po pengojnë investime në Kosovë. Po pengojnë përparimin e Kosovës dhe po pasurohen vet. Politika kosovare në vend se të merret me mundësimin e krijimit të vendeve të punës, ajo ka mundësuar dhe frymëzuar luftë psikologjike brenda kombit.

Se janë politikan zvarranik, pa integritet të vetin, pa dinjitet e tregojnë vet në fjalimet e tyre, në mënyrën si i ikin përgjegjësisë dhe si arsyetojnë veprimet e tyre duke thënë: e bëmë këtë apo atë në marrëveshje me miqtë tanë. Deklarata të tilla nuk dëgjon kurrë nga Kryeministri malazez, maqedonas apo serb. Këta të fundit mbrojnë interesa nacionale, tanët mbrojnë interesa personale.

Nuk mund të gjendet në Europë një profesor racist, që mund të mbajë ligjërata në ndonjë fakultet dhe të paguhet nga tatimpaguesi. Racizmin e ndalon edhe Kodi Penal i Kosovës me nenin 147, që shkelet çdo ditë në media shqiptare. Nuk mund të gjendet në Europë një predikues i urrejtjes, që paguhet nga shoqëria dhe që nxit rininë të vritet kundër një diktatori, por duke pasur respekt për diktatorin tjetër në Arabinë Saudite, që burgosë gratë me 6 muaj burg dhe rrahje me shkop, nëse kapen duke ngarë një makinë.

A thua kur shfaqen në televizor ose shkruajnë nëpër gazeta të kundërtën nga ajo që kanë piskatur deri dje, a thua kur lëpijnë atë që kanë pështyrë dje, i bren ndërgjegjja për këtë ndryshim të befasishëm në qëndrime, apo shtrihen të qetë në divan dhe mendojnë: kështu duhet trajtuar ky popull lopë: në mëngjes mund t' i thuash shkoni në Siri,vrani arab në tokën e vet, në shtëpinë e vet, se kështu aterroni më shpejt në parajsë, ku ju presin dhjetëra bukuroshe, e pasdite mund tua hedhësh fajin se nuk jemi ne që ju dërguam. Ju i keni fajet. Ne jemi demokrat, respektojmë ligjet.

Për indoktrinimin e shqiptarëve, për tolerimin e kësaj gjendje fajin kryesor ka Thaçi, pason Naim Tërnava dhe pas tij disa sharlatan tjerë ,që sot për shkaqe taktike ndryshojnë qëndrimin, por jo bindjet se demokracia është degjenerim dhe se duhet rrënuar. Ashtu si po numërojmë shtet që herë pas here pranojnë shtetin e Kosovës, ashtu do të numërojmë edhe shqiptarët e vrarë në Siri nga arabët, që janë dërguar në vdekje nga ata që gjenden në liri dhe shpallen princër të çështjes kombëtare. Po pse ata kanë imunitet? Ata kanë imunitet sepse Thaçi ka shndërruar Kosovën në vilajet të Erdoganit. Dhe, duke e bërë vilajet, mund të inkuadrohet në perandori, por jo në Bashkësi Europiane.

Gazeta Dita


2 Kommentare:

Anonym hat gesagt…

Koment tek DITA

beni
Shkrim pikant,po pikant i forte. Bravo.Vete i lene,dhe tani i arestoin. TURP

Anonym hat gesagt…

Koment tek DITA

Pëllumb zaimi
Një zbërthim perfekt i psikologjisë dhe i sjelljes së shtetarëvë të Kosovës e cila është identike me atë të shtetarëve të Shqipërisë? Naser Aliu ” i qan ” esse-të e kësaj natyre dhe nuk bën kompromise kur vjen puna për përmendjen e emrave!? Eufemizmat për shtetarët batakçinj dhe për çdo batakçi të administratës shtetërore nuk njihen nga Naser Aliu? Bravo Naser!