"Baba i mirë është ai, që nderon dhe dashuron nënën e fëmijëve të vet. Nëse nuk e bën, atë mungesë dashurie dhe respekti, ia kthejnë fëmijët nesër me shpërfillje e largim. E njëjta vlen edhe për dashurinë e nënës ndaj atit të fëmijëve. Jeto si të pëlqen jeta Ty, jo si iu pëlqen të tjerëve jeta jote! Ata kanë të veten, ti ke tënden! Guxo!" LB

19.10.2014

Koalicioni i lamës


Trimat ngjeshur sot rreth sofrës
mbushin barkun pa kontroll
me "oreks-koalicion" burrat e botës
e bënë Kosovën Anadoll

me grushte Hashimi i gjuhet flisë
Isa pret dyshime plot
eu, mendon t' i hidhet tatlisë
hyzmeqarët sytë me lot


qeshen, tallen popull degdisur
oshëtijnë, jehojnë pirunat
rreth sofrës të molisur
llupën trimat dhe sumunat

u fshi darka, u fshi lama
në obor mbeti vetëm sana
përlanë tatli e bakllava
lepe peqe, pa parà

ulur përtokë krejt elita
kuku, n' kokërr t' shpinës shkarravitur
plot oreks e plot taktika
kështu thonë e ka politika:
ti gatuan unë përlaj
ti beson unë përçaj
ti voton unë fitoj
ti paguan unë lloçkoj
ikën trimat plancat plot
mirupafshim mot si sot



Keine Kommentare: