"Baba i mirë është ai, që nderon dhe dashuron nënën e fëmijëve të vet. Nëse nuk e bën, atë mungesë dashurie dhe respekti, ia kthejnë fëmijët nesër me shpërfillje e largim. E njëjta vlen edhe për dashurinë e nënës ndaj atit të fëmijëve. Jeto si të pëlqen jeta Ty, jo si iu pëlqen të tjerëve jeta jote! Ata kanë të veten, ti ke tënden! Guxo!" LB

25.01.2015

Tërbimi i Alfa Kafshës, gazeta DITA

Kush vuan nga tërbimi i alfa kafshës?
Cili shef?
Cili drejtor?
Cili udhëheqës partie?
Cili prind?

Nëse njihni një njeri që përpiqet të ju nënshtrojnë sepse kanë një pozitë më të lartë se ju, atëherë ai vuan nga tërbimi i alfa kafshës...

Në gjermanisht quhet „Alphatier.“ Fjalori i gjuhës gjermane ngërthen dy shpjegime për këtë term. Në shpjegimin e parë thuhet: përdoret në etologji për kafshët, që jetojnë në një shkallëzim hierarkik; kafsha e rangut më të lartë tek një grup. Dhe, shpjegimi i dytë: person me aftësi profiluese, që arrin të dominojë njerëz.” Pra kafsha që i prinë një kolone apo zogorie, kur të tjerat i shkojnë pas, në etologji quhet “Alfa Kafsha.” Duke u bazuar në alfabetin grek, kafshët që gjenden menjëherë pas Alfës, dijetarët kanë emërtuar si “Beta Kafshë”, kurse ato në bisht të lukunisë, “Omega Kafshë.”

Autori Klaus Schuster në librin e tij me 128 faqe numëron sëmundjet e shefave dhe libri mban titullin: “Sëmundjet e menaxherëve.” Aty shqyrton sëmundjet e shefave, që administrojnë ndërmarrje, por gjatë leximit të simptomave, shfaqen surrate që njohim edhe të udhëheqësve të partive tona. Autori nuk shkruan vetëm për sëmundjet nga të cilat janë goditur menaxherët, por në libër rekomandohet edhe auto terapia efektive.

Libri hapet me sëmundjen që quhet tërbimi i alfa kafshës. Ai merr një shembull ku një sekretare ka bërë gabime gjatë shkrimit. Aty nisë qortimi dhe poshtërimi i saj.
Nuk e kam vënë re”, thotë ajo, “më vjen keq.”
Ah, lëreni ju lutem, ju nuk e keni lexuar deri në fund.”
Natyrisht se po! E kam bërë, por nuk e kam vënë re.”
Unë nuk kuptoj”, thotë shefi, ”çdo praktikant do ta kishte parë gabimin“ dhe vazhdon derisa sekretarja gati plasë në vaj. Më vonë ajo flet me koleget e vet dhe thotë: “Ky nuk është njeri. Unë pranova gabimin dhe ai më poshtëron akoma. Ai është i sëmurë. ” Natyrisht se është i sëmurë, thotë Klaus Schuster, por cila është sëmundja e tij?

Ky shef, vazhdon ai, është “alfa kafshë”, edhe pse alfa-fauna dhe menaxhimi nuk shkojnë së bashku. Sepse alfa kafshët nuk dëshirojnë të menaxhojnë, por të fitojnë. Akoma më qartë. Kur ata fitojnë, pavetëdijshëm ndjejnë kënaqësi, pasqyra e adrenalinës u rritet, kalojnë një gjendje dalldie dhe nuk synojnë asgjë tjetër pos të fitojnë, edhe edhe atë, edhe në të ardhmen. Tek kafshët një duel vendosë se kush do të dalë në krye dhe bëhet alfa kafsha. Tek njeriu, pozita. Alfa Kafsha përzemërsinë, mirësinë dhe njerëzinë, nuk i përjeton si virtyte fisnike, por si dobësi.

Autori terapinë nga jashtë e konsideron të pamundshme dhe prandaj rekomandon auto terapinë. Aq sa më shumë që ai përbuzë që qorton të tjerët, në sytë e diagnostikuesit shfaqet lakuriq dhe pranon fajin:”Unë kam nevojë për këtë! Unë ndjehem i madh vetëm atëherë, kur degradoj të tjerët!“ Shembulli i dytë flet për një menaxher i cili dëgjon me vëmendje një klient të vetin, që po fliste. Ai gati po humbte durimin, por më në fund, thotë menaxheri, klienti kuptoi budallallëkun e tij kolosal dhe tha: “Kjo nuk ishte asgjë apo jo?!
Dhe po e vëreni pas dhjetë minutave”, kishte dashur ta pyes, por menaxheri i bën pyetje vetes: „Kam nevojë vërtetë për këtë?” dhe shton: “ Ah, harrojeni! A më lejoni të ju tregoj me një koncept si dilet nga kjo udhë pa rrugëdalje ?“ Vetëzotërimi është mënyra më e mirë për ta luftuar tërbimin e alfa kafshës thotë autori.

Njerëz të sëmurë nga tërbimi i alfa kafshës ka nëpër shumë vende udhëheqëse, edhe pse autori  tek ky rast i qaset vetëm drejtuesve të ndërmarrjeve. Ata që rrahin, ata që poshtërojnë dhe përpiqen me të gjitha forcat të dominojnë, vuajnë nga kjo sëmundje. Ata që godasin tryezën me grusht, me forcë dëshirojnë të imponohen, por jo me dije. Ata që çirren dhe kërkojnë respektimin e rendit, të rregullit, pra të alfa kafshës, beta dhe omega kafshës. Alfa kafshët gjenden në shtëpi, në shkollë dhe kudo në shoqëri. Ata nuk pranojnë ndjesë, nuk pranojnë shpjegime, ato vazhdojnë me terrorizim derisa të përjetojnë kënaqësinë e vet. Domethënë derisa ta kenë shpërbërë dhe nënshtruar personin sa të mos i dëgjohet zëri. Për t' ikur trajtimit të tillë, mund të rekomandohet edhe heshtja, që autori nuk e përmend, por mund të jetë efektive, sepse duke ditur se alfa kafsha nuk pranon ndjesën, me shpjegime vetëm mund të tensionohet gjendja dhe në një çast tjetër të qetë, t' i bëhet alfa kafshës me dije se keqtrajtimin psikologjik, nuk mund të durohet. Dhe se kënaqësinë e vet, duhet ta kërkojë diku tjetër.

Në libër ka numëruar Klaus Schuster mbi 60 sëmundje të shefave me patologjitë e tyre dhe autoterapinë shkruar me një dozë humori. Autori vazhdon me shefin që e quan mëmirëdituritisti, egoja e fryrë, marria e byrokratit, sindroma e buldozherit, sindroma e darlingut, mania e Qesarit, sindroma e Kësulkuqes, apo sindroma e Myke Jaggerit. Ai din se çfarë i torturon menaxherët: ata janë të sëmurë, jepet si shpjegim për librin. Ai radhit sëmundjet e menaxherëve dhe duhet ta njohë mirë këtë fushë sepse vet ka ushtruar detyrë të tillë dhe sot stërvit meanxherët e të gjitha degëve.
Klaus Schuster ishte udhëheqës kryesor i një Grupi të Bankave dhe në fund ka punuar edhe për Bankën Popullore të Serbisë dhe Sllovenisë. Tani punon si trajner dhe stërvit menaxherë. Tek shtëpia botuese “Redline Verlag” ka publikuar edhe dy libra tjerë: Kur menaxherë bëjnë gomarllëqe dhe 11 mëkatet e menaxherëve.

Gazeta DITA

Libra nga LB


Kuptimi i jetës  te amazon *, Kuptimi  jetës te lulu **, Letër burrave (I )te amazon

Letër burrave (I) te lulu, Letër burrave (II) te amazon, Letër burrave (II) te lulu

Ngjyrat e dashurisë te amazon, roman vetëm për lexues të moshës madhore, 

Ngjyrat e dashurisë te lulu, roman vetëm për lexues të moshës madhore, 

Shtatë parimet e dashurisëHijedritat e jetësDie Asylbewerber, komedi gjermanisht


Keine Kommentare: