"Baba i mirë është ai, që nderon dhe dashuron nënën e fëmijëve të vet. Nëse nuk e bën, atë mungesë dashurie dhe respekti, ia kthejnë fëmijët nesër me shpërfillje e largim. E njëjta vlen edhe për dashurinë e nënës ndaj atit të fëmijëve. Jeto si të pëlqen jeta Ty, jo si iu pëlqen të tjerëve jeta jote! Ata kanë të veten, ti ke tënden! Guxo!" LB

22.07.2015

Fjala "BUKË" dhe ankedota e Herodotit

Herodoti shkruan se faraoni Psammetich I. kishte dashur të vendosë se cila ishte gjuha më e lashtë në botë (tek zëri në frengjisht thuhet, cili ishte kombi NATION, populli më i lashtë në botë ). Për këtë arsye ai kishte dhënë bariut të vet dy fëmijë të sapolindur duke i ndaluar rreptësisht që fëmijët të dëgjojnë ndonjë fjalë dhe për këtë bariu duhej të kujdesej. Fjalën e parë që ata do ta shqiptonin, duhej t' i tregohej menjëherë faraonit. Pas dy viteve bariu i tregoi atij se fëmijët qenë futur në dhomë me duar të shtrira duke kërkuar: BEKOS!

Pas kërkimeve që bëri faraoni, arriti të kuptojë se fjala BEKOS ishte fjalë frigishte dhe përdorej prej tyre për BUKËN e gatuar nga mielli i grurit dhe kështu, egjyptasit e lashtë, pranuan se frigishtja ishte gjuha më e vjetër e botës. Fjala BEKOS është gjetur edhe tek shkrime tjera paleo-frigishte. Mendohet se ka lidhshmëri me foljen backen të gjermanishtes, që dmth. Pjek, thuhet në mes të tjerash tek wikipedia në italishte, por autori italian, nuk ka përmendur fjalën shqipe BUKË. Jo vetëm këtë, por në gjuhën shqipe kemi edhe fjalën BYK: 1. Kashtë e imët dhe e copëtuar, që del nga shirja e nga pastrimi i grurit, i elbit, i orizit, i tërshërës, i thekrës etj. dhe që përdoret si ushqim për kafshët, për shtroje etj. Byk i trashë. Byk gruri (elbi, tërshëre, orizi, liri).
2. Pluhur i imët që del nga sharra, nga kalbëzimi i drurit etj. Byk sharre. Byk druri

Pak fjalë kanë mbijetuar nga kjo gjuhë, por ja disa që përmend tek wikipedia dhe disa nga autori italian krahasohen me fjalët shqipe, disa nuk i përmend në shqipe fare.

ANAR, burrë në kuptimin e bashkëshortit, HNER, UOMO italisht, greqishtja e vjetër ANER, për italisht UOMO, në kuptimin e mashkullit ose bashkëshortit, shqip thuhet në wikipedia, NJER-I, armenisht AYR dhe latinisht NERO, NERONE, që kuptimin fillestar paska pasur NJERI dhe HERO, pra NERONI i famshëm.

Fjalë tjetër nga frigishtja:

BELTE, shqip BALTË përmendet në wikipedia fjala shqipe.

GERME, nxehtë, vapë, greqisht thermos, armenisht germ, shqip zjarr (por kemi në shqip edhe ZJERMI, ZJARRMI), italisht vazhdon:GERMO e anche lettera dell alfabeto” / që dmth. GERMO edhe shkronjë e alfabetit, sanskritisht gharma, por mungon fjala shqipe GERMË.

DAKET, fa, fare, italisht, latinisht facere, shqip mungon, duket të ketë lidhshmëri me DUKET

KAKON dëmton, i sëmurë, tek zëri italisht krahasohet me fjalën KEQ të shqipes.

KNOUMANE, varr, gjermanisht Grab dhe graben, anglisht grave që vjen nga GREBH, shqip që nuk përmendet mund të jetë GROPË.

MEKA latinisht magnus, shqip mungon, por ndoshta: i MADH

MATER, madre italisht, latinisht mater, shqip përmendet tek zëri italian MOTËR, gjermanisht Mutter. Nëse nuk gabohem, Çabej thotë se në mesjetë nëna quhej në shqip MOTËRMADHE.

ZAMELON skllav, shqip tek zëri italian e shpejgon me shqipen ZA-ME-LON: mospasja e të drejtës për të folur.

Siç deklaron Platoni disa fjalë greke janë me origjinë të pastër nga frigishtja si për shembull:
PYR për zjarrin, hydor për ujin, KYON qeni, por nuk përmendet QENI në shqip.

Frigishtja është gjuhë indoeuropiane, thuhet në wikipedia, e folur në lashtësi nga frigët, një popull në epokën e bronzit mendohet të jetë shpërngulur nga Trakia, në Azinë e Vogël, Minore. Mendohet se kjo dyndje të ketë ndodhur 1200 vite para erës sonë. Mendohej se kishte afri me trakishten, ndoshta edhe me armenishten. Herodoti sjell tregimin maqedon sipas të cilit, frigët emigruan në Azinë e Vogël nga Trakia. Gjykuar sipas linguistikës thuhet tek wikipedia, frigishtja duket të jetë e afërtë me greqishten, gjuhë me të cilën ishte në kontakt për një kohë të caktuar. Në frengjishte për frigishten thuhet se paleo frigët shkruanin me shkronja feniciane, ndërsa neo frigët me alfabet grek.

Në frëngjisht vazhdon edhe me njohuri tjera se gjuha kishte së paku katër lakime, tre gjini dhe numrin njëjës dhe shumës si dhe zgjedhjen e foljeve dhe kohët. Tutje vazhdohet se vokabulari i ruajtur nga kjo gjuhë nuk ka më shumë se 100 fjalë. Edhe këtu përsëri përmendet anekdota e Herodotit dhe fjala BEKOS, BUKË. Në frengjishte shtohet se fjala BEKOS do të thoshte BUKË E BARDHË në frigishte dhe kështu egjyptasit paskan pranuan se frigët ishin popull më i vjetër se ata.
Aty ndërlidhin fjalën BEKOS, BUKË me fjalën angleze bake.

Teonimi grek ZEUS shfaqet në frigishte në gjinore si TIOS, greqisht DIOS, nga një formë e lashtë DIWOS, rasa emërore nuk është gjetur. Mund të jetë, vazhdon autroi në frengjishte, se TIVEYA të jetë gjinia femërore PERËNDESHA. Dihet mirëpo ZEUSI dhe ZOTI si dhe DIWOS dhe DIVI se janë edhe fjalë shqipe. Në gjermanisht përveç anekdotës së Herodotit nuk ka njohuri tjera, që meritojnë të përmenden. Në shqipe nuk ekziston frigishtja tek wikipedia, por në maqedonishte janë përmendur disa fjalë.



2 Kommentare:

THANAS JORGJI hat gesagt…

Një punë GJIGANTE intelektuale e shkrimtarit të shquar Lis Bukuroca!
Çdo artikull e çdo status janë të nivelit akademik dhe kanë vlerat e leksioneve në aurat e auditorëve universitarë.

Respektin më të lartë!

Lis Bukuroca hat gesagt…

Adrian shumë i nderuar,

vlerësoj thellësisht mendimin dhe e konsideroj një nder të veçantë. Është krenari për mua të meritoj atë mendim prej Teje.

Të përshëndes me respektin dhe konsideratën më të lartë.