"Baba i mirë është ai, që nderon dhe dashuron nënën e fëmijëve të vet. Nëse nuk e bën, atë mungesë dashurie dhe respekti, ia kthejnë fëmijët nesër me shpërfillje e largim. E njëjta vlen edhe për dashurinë e nënës ndaj atit të fëmijëve. Jeto si të pëlqen jeta Ty, jo si iu pëlqen të tjerëve jeta jote! Ata kanë të veten, ti ke tënden! Guxo!" LB

24.10.2015

Populli historik, i shndërruar në përrallë, bota Sot

Berisha: Vizita e Merkel, ngjarje historike
Thaçi: Takimi i përbashkët midis Kosovës dhe Shqipërisë është ngjarje historike
Jahjaga kryetare, ngjarje historike
Rama vizitë historike në Serbi

Vuçiqi në Tiranë, vizitë historike
Ali Ahmeti, Marrëveshja e Ohrit ngjarje historike
U vodhën 230 milion euro nga autostrada në Shqipëri, ngjarje historike
U vodhën 300 milion nga autostrada në Kosovë, ngjarje historike
Hashimi falet me Erdoganin, ngjarje historike
Vizat u liberalizuan, ngjarje historike

Ndërtimi i katedrales në Prishtinë, ngjarje historike
Nis ndërtimi i xhamisë së Namazgjasë në Tiranë, ngjarje historike
Pacolli: Arritja e marrëveshje për kartonin e gjelbër, ngjarje historike

“NJË NGJARJE HISTORIKE E SHËNUAR ME TRANSPARENCË TË PLOTE:

Qeveria e Republikës së Kosovës jep kontratën 20 vjeçare të koncesionit për operim dhe zgjerim të aeroportit të vetëm komercial të vendit konsorciumit Limak Aeroprot de Lyon...” Jahjaga e Nikoliç në Samit, Rompuy: Ngjarje historike Berisha përuron segmentin Levan-Damës: Kjo është ngjarje historike për jugun e Shqipërisë Zgjedhja e Papës së ri, Berisha: Ngjarje historike për Kishën Katolike Berisha: Vizita e Klinton, historike Abetarja: Thaçi: “Sot është një arritje historike, pasi në vitin jubilar të 100-vjetorit të pavarësisë po promovohet abetarja e përbashkët Berisha "Bashkimi Evropian vendosi në unanimitet t'i hapë derën integrimit ...kjo ngjarje historike"

Sali Berisha, anëtarësimi në Konferencën Islamike ngjarje historike Sali Berisha shprehu mirënjohjen e tij për zgjedhjen e Tiranës nga "Konferenca e Ipeshkvijve Katolike" të Europës si vendin e zhvillimit të kësaj Asambleje... kjo është ngjarja më e rëndësishme në historinë e gjatë të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Vatikanit, pas vizitës së Papa Gjon Palit II në prill të vitit 1993.

Berisha: Statusi, ngjarje historike. Mocion për Fierin Berisha:Ngjarje historike për Shqipërinë dhe shqiptarët Kryesimi i Komitetit të Ministrave të KiE-sw” Berisha, fitoi Basha në Tiranë, ngjarje historike, nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e Tiranës Berisha: Samiti i Vjenës ishte një ngjarje historike për Ballkanin

Gjyqtarët e parë të emëruar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës dhanë betimin e tyre për t’i shërbyer dhe mbrojtur Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Kjo është ngjarje historike...

U aprovua ligji për Gjykatë Speciale, kjo është ngjarje historike
Shqipëria luan në Beograd, kjo është ngjarje historike
Ballisti fluturoi flamurin në Beograd, ngjarje historike
Shqipëria rrihet në Beograd, ngjarje historike

Nënshkruhet MSA, ngjarje historike
Hashimi në Kombet e Bashkuara, ngjarje historike
Papa në Shqipëri, ngjarje e historike
Prifti serb me flamurin serb në Tiranë, ngjarje historike
Prijësi i myslimanëve të botës Erdogani me lot në sy në Tiranë, ngjarje historike

Serbia luan në Shqipëri, ngjarje historike
Arrestohet Ballisti, ngjarje historike
Shqipëria humb, ngjarje historike

Shkurorëzohet djali i Berishës, ngjarje historike
Akuzohet djali i Isa Mustafës, ngjarje historike
Themelohet Bashkësia Serbe, ngjarje historike
Tymoset Kuvendi, ngjarje historike

E goditi me vezë në kokë, ngjarje historike.
Isa Mustafa pa vota Kryeministër, ngjarje historike
Rriten pensionet, ngjarje historike
Mustafa kosit barin, ngjarje historike

U bë Fatmiri synet, ngjarje historike
U bë Filani impotent, ngjarje historike
Kadri Veseli, ma hongsh, shprehje historike
U mbajt seanca në bufe, ngjare historike


Keine Kommentare: