"Baba i mirë është ai, që nderon dhe dashuron nënën e fëmijëve të vet. Nëse nuk e bën, atë mungesë dashurie dhe respekti, ia kthejnë fëmijët nesër me shpërfillje e largim. E njëjta vlen edhe për dashurinë e nënës ndaj atit të fëmijëve. Jeto si të pëlqen jeta Ty, jo si iu pëlqen të tjerëve jeta jote! Ata kanë të veten, ti ke tënden! Guxo!" LB

21.05.2016

Atentat i dytë kundër Jusuf Gërvallës, Zëri

Të tërheqësh zvarrë një grua, nuk është vështirë. Këtë dinë shumica e burrave. Ata që e bëjnë rregullisht, ose ata që kanë parë vepra të tilla, ose ata që kanë dëgjuar ndodhi të tilla. Të tërhiqet zvarrë një grua, pse nuk gjykon siç pëlqen Mustafa, mund të kuptohej në Koren e Veriut. Të tërhiqet zvarrë një grua dhe të mos kundërshtojë apo të mos shprehë mospajtimin me asnjë fjalë drejtori politik i UÇK-ës, sot kryetar shteti, mund të ndodhë vetëm në një shtet malok: në një shtet ku gruaja nuk ka dinjitet, që mund ta ketë burri.

Të tërhiqet zvarrë një intelektuale, një avokate shqiptare në Gjermani dhe të shpërfillen të gjitha normat sociale dhe juridike, mund të ndodhë vetëm në një shtet rural, në një shtet-stallë. Në vendet ku gruas i respektohet dinjiteti, një grua mund të nxirret jashtë nga gra police, jo nga burrat që mund të prekin pjesë të trupit, që mund të interpretohet si denigrim i trupit dhe integritetit të një zonje.

Se mund të dilet fitimtar ndaj një gruaje, dinë shumë burra. Dinë ata që e bëjnë rregullisht dhe ata që lexojnë rregullisht barbari të tilla. Se mund ta bëjë të palëvizhshme një burrë një grua, edhe këtë dinë shumica e burrave. Se mund ta bëjnë dy burra të fuqishëm, këtë tani mësoi edhe Donika Gërvalla. Bija e Jusuf Gërvallës!!!

Pra Donika Gërvalla, e bija e heroit, që flijoi jetën për shtetin e Kosovës, gjersa kryeministri i sotshëm, ishte bukur mirë dhe bukur trash pjesë integrale dhe pajisje operative e sistemi represiv jugosllav dhe pastaj edhe atij serb.

Natyrisht se e bija e Jusuf Gërvallës dhe Isa Mustafa kanë mosdurim të madh të ndërsjellë. Është e natyrshme kjo sepse dy ideologji, kanë luftuar njëra tjetrën, qysh nga zanafilla. Është kacafytje me Donikën sepse ajo ishte që nga lindja, për shtetin e Kosovës, kurse Isa Mustafa, që nga nisma e karrierës, në shërbim të Jugosllavisë, pastaj të shtetit serb

Se paska pasur fletë arrest kundër Mustafës, se qenka dënuar në mungesë, e besojmë të gjithë, por se kjo është taktikë e shërbimit sekret serb për të mundësuar depërtimin e agjentëve të vet në qendra të vendosjes, pak e marrin me mend dhe vetëm Thaçi nuk e beson.

Duke parë ashtu bijën e Jusuf Gërvallës, nuk mund njeriu të mos ndjejë rrëqethje në trup dhe pyes veten: i kujt është ky maskarallëk shtet? Si është e mundur pas atentatit në Gjermani, t'i zvarritet, përbuzet, poshtërohet bija Jusuf Gërvallës në Prishtinë, në Kosovën e pavarur? Si është e mundur në Kosovën e çliruar të bëhet kryeministër një ish ministër i Millosheviqit? 

Si është e mundur një viktimë e vetëshpallur si Isa Mustafa, të ketë aq fuqi politike, sa të keqtrajtojë pa asnjë pasojë bijën e Jusuf Gërvallës? Si është e mundur që Kosova lejon të hakmerret Millosheviqit nga varri kundër Jusuf Gërvallës? Si mund të lejohet një kryeministër të jetë ashtu antishqiptar dhe të përfaqësojë vendin? 

Familja Gërvalla ka sakrifikuar pjesëtarë të familjes për këtë Kosovë, Mustafa asgjë. Ku është fytyra e kryetarit të shtetit, që ka kohë të luftojë homofobinë, por që nuk ka nge të shprehë dy fjalë keqardhjeje, për abuzimin me trupin e bijës së Jusuf Gërvallës?

Ku është lideri i UÇK – ës, që më herët me emrin e Gërvallës mburrej? Ku janë ata atdhetarë kosovarë, që heshtin ndaj përdhunimit të bijës së heroit, i cili veproi, kur Isa Mustafa kishte pantallonat e mbushura dhe zemrën e zbrazët? Nëse populli i Kosovës konsideron normal këtë akt dhune ndaj një gruaje, atëherë populli i Kosovës, jo se ka merituar një ministër të Millosheviqit në krye, por ai popull, meriton Millosheviqin personalisht, kurse anëtarësia e LDK-ës, pas pajtimit, le të transferohet në Serbi.


Libra fizikë nga Lis Bukuroca te amazon
Libra elektronikë



Keine Kommentare: