"Baba i mirë është ai, që nderon dhe dashuron nënën e fëmijëve të vet. Nëse nuk e bën, atë mungesë dashurie dhe respekti, ia kthejnë fëmijët nesër me shpërfillje e largim. E njëjta vlen edhe për dashurinë e nënës ndaj atit të fëmijëve. Jeto si të pëlqen jeta Ty, jo si iu pëlqen të tjerëve jeta jote! Ata kanë të veten, ti ke tënden! Guxo!" LB

16.03.2017

Cavusoglu paralajmëron luftëra fetare në Europë, ZËRI, BOTA SOT

Sipas medieve gjermane, kushtetuta turke ndalon fushata elektorale jashtë territorit turk. Neni 94 i aprovuar nga qeveria e Erdoganit në vitin 2008, ndalon në mënyrë eksplicite fushata jashtë vendit dhe nëpër ambasada.

Fitorja mirëpo i duhet Erdoganit dhe atij tani i nevojitet vetëm aprovimi formal i popullit. Meqenëse Erdogani drejton shtetin sipas dëshirave të veta, është e vështirë të besohet se në referendum nuk do të fitojë. Pas atij referendumi, atij i garantohet pozita e kryetarit deri në vitin 2029, pra kryeministër nuk do të ketë, por detyrat e tij, i kalojnë kryetarit. Revista gjermane Focus citon Erdogani nga një fjalim, ku thotë se “kishim 400 shkolla kuranore, tani kemi 1300 dhe kemi arsye të mburremi.”

Toni kërcënues vazhdoi edhe sot nga Turqia. Pjesërisht paska pezulluar marrëveshjen mbi refugjatët dhe nuk pranon refugjatë nga Greqia, siç parashihej me kontratën e nënshkruar me Davutoglun. Me largimin e këtij të fundit, Erdogani u shndërrua në despot të vërtetë dhe tani i kërcënohet BE-së, madje parashikojnë edhe luftëra fetare në Europë. Sipas qeverisë turke Europa nuk është demokratike, por Turqia. Davutoglu depërtonte në mënyrë më suberzive dhe diplomatike, Erdogani e bën me agresivitet.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Anadolu, Cavusoglu duke iu drejtuar BE-së paska thënë: "Ju po çoni Europën drejt greminës", dhe vazhdon tutje se "së shpejti mund të fillojnë luftëra fetare në Europe dhe ato do të fillojnë."

Focus citon edhe këto mendime të ministrit turk: "Ju do të tërhiqeni nga diskursi juaj komandues. Turqia urdhëron. Turqia është "Umeti", komuniteti botëror i “dy miliardë” myslimanëve. "Kjo është arsyeja pse ju nuk mund të flisni me Turqinë me ton komandues. Ju duhet të flisni me sjellje të mirë, ju mund të luteni për diçka."
Ne nuk mund të merremi me ta, thua se jemi parazitë. Turku nuk është askund parazit."

Në anën tjetër Gregor Gisy, kryetar i së majtës europiane deklaroi se ai mund të imagjinojë NATO-n pa Truqinë. Në Hollandë iu ndaluan fushatat. Tani edhe në Hannover të Gjermanisë, por në disa vende i është lejuar, me kusht që Qeveria turke të mos krahasojë Gjermaninë e sotshme me atë të nazizmit. Nervoza e qeverisë turke dhe sharjet që po artikulojnë, flasin edhe për mundësi të mosvotimit të propozimeve për ndryshime kushtetuese. Hollanda sot ishte më konkrete me turqit e atjeshëm duke kërkuar prej tyre të zgjedhin se ku dëshirojnë të jetojnë.

Si do të përfundojnë raportet me BE-në nuk dihet, por se demokracia turke nuk do të jetë ajo që ishte dhe se do të zhduket kemalizmi, tani më shihet. Diku para tri javë ishte në Gjermani kryeministri turk dhe pat kërkuar ndihmë për ndalimin e rënies së ekonomisë si dhe kthimin e turistëve gjerman, që pushtojnë tani kryesisht në Spanjë.

Europa ka tre kundërshtarë të mëdhenj dhe nëse mbijeton sulmet, atëherë do të dalë me e fortë. Putini, Erdogani dhe Trump, sa i përket Europës, janë në një linjë. Ata nuk duan një Europë të fuqishme, por të fragmentarizuar, sepse ashtu mund ta sundojnë më lehtë.

Me këta tre despot, politika është shndërruar në një cirk planetar!

Libra nga Lis Bukuroca:


Kuptimi i jetës  te amazon *

Kuptimi  jetës te lulu **


Letër burrave (I )te amazon

Letër burrave (I) te lulu


Letër burrave (II) te amazon

Letër burrave (II) te lulu


Ngjyrat e dashurisë te amazon, roman vetëm për lexues të moshës madhore

Ngjyrat e dashurisë te lulu, roman vetëm për lexues të moshës madhore


Shtatë parimet e dashurisë

Hijedritat e jetës

Die Asylbewerber, komedi gjermanisht


* Te amazon tash e tutje mund të porositen edhe nga Australia.

** Te lulu mund të porositen nga 150 vende të botës. Shikoni çmimin se ku ju konvenon më shumë.




Keine Kommentare: