"Baba i mirë është ai, që nderon dhe dashuron nënën e fëmijëve të vet. Nëse nuk e bën, atë mungesë dashurie dhe respekti, ia kthejnë fëmijët nesër me shpërfillje e largim. E njëjta vlen edhe për dashurinë e nënës ndaj atit të fëmijëve. Jeto si të pëlqen jeta Ty, jo si iu pëlqen të tjerëve jeta jote! Ata kanë të veten, ti ke tënden! Guxo!" LB

11.03.2017

Fanatizmi fetar është më i dëmshëm se ateizmi

Besimi nuk është fillimi i dijes, por fundi i të gjitha dijeve.”
(Johann Wolfgang von Goethe, 1749-1832)
Ai është një mendje e ndriçuar, pra i pafe.”
(Johann Wolfgang von Goethe, 1749-1832)
Nëse vret një njeri, ti je një vrasës.
Nëse vret miliona veta, ti je një pushtues.
Nëse vret të gjithë, ti je perëndi.”

(Edmond Rostand, dramaturg francez, 1868-1918)
Kur perëndia krijoi botën, ai e krijoi burrin dhe gruan, jo zotërinë dhe shërbëtorin, jo hebrenjtë dhe të krishterët, jo të pasurit dhe të varfëritë.
(Ludwig Börne, shkrimtar gjerman, 1786-1837)
Në shpirt unë jam budist, në zemër hindu, në gjysmën e djathtë të trurit taoist dhe në gjysmën e majtë, i krishterë.”
(Chung Hyun-Kyung, profesor i teologjisë, Korea Jugore)
Unë besoj se zoti në histori nuk është i pranishëm. Përndryshe do të duhej ta akuzoja për Aushvicin dhe stalinizmin. Secili prej nesh ka engjëllin dhe djallin e vet. Engjëjt janë dembel dhe shpesh shkojnë në pushime, ndërsa djajtë janë gjithmonë të punëtorë të zellshëm. (Andrzej Szczypiorski, shkrimtar polak)
Thuhet se feja është opium për popullin. Ky është mashtrim. Opiumi është një drogë që rrit vetëdijen.”
(Volker Pispers, humorist gjerman, *1958)
Moral është kur jetohet në atë mënyrë, sa njeriu të mos ketë më dëshirë për të jetuar.”
(Edith Piaf, köngötare franceze 1915-1963)
Një fe që ka frikë nga shkenca çnderon perëndinë dhe bën vetëvrasje.”
(Ralph Waldo Emerson, eseist amerikan, poet dhe filozof, 1803-1882)
Religjioni nuk mund kurrë të na bindë për diçka, që është në kundërshtim me njohuritë tona.”
(John Locke, filozof anglez, 1832-1704)
Një religjion i cili nuk është në gjendje të ngrihet në nivelin e arritjeve shkencore, është një religjion i vdekur.”
(Leopold Zunz, 1794-1886)
Fanatizmi fetar është më i dëmshëm se ateizmi.”
(Pierre Bayle, filozof francez 1647-1706)
Unë mbroj ateizmin si formë të nevojshme dhe të vetëkuptueshme të inteligjencës njerëzore.
(Max Bense, profesor i filozofisë dhe teorisë shkencore, 1910-1990)
„Germa nuk është shpirt dhe bibla nuk është religjion.“ 
(G. E. Lessing, poet gjerman 1729-1781)
Kush lavdëron religjion e vet, ai nuk ka religjion.”
(Salomon Baer-Oberdorf)

Nga gjermanishtja Lis Bukuroca

----------------------------------------

Libra nga Lis Bukuroca
Ata që jetojnë në Gjermani mund t'i porosisin disa libra edhe te thalia.de  ose në 340 libraritë e saj në Gjermani, Austri dhe Zvicër.  

Gjenden edhe te libraria më e madhe në SHBA  Barnes and nobles dhe mund të porositet, përveç online, në 630 libraritë e tyre.  Shikoni ju lutem se ku ju konvenon çmimi më tepër.

Kuptimi i jetës  te amazon *

Kuptimi  jetës te lulu **


Letër burrave (I )te amazon

Letër burrave (I) te lulu


Letër burrave (II) te amazon

Letër burrave (II) te lulu


Ngjyrat e dashurisë te amazon, roman vetëm për lexues të moshës madhore

Ngjyrat e dashurisë te lulu, roman vetëm për lexues të moshës madhore


Shtatë parimet e dashurisë

Hijedritat e jetës

Die Asylbewerber, komedi gjermanisht


* Te amazon tash e tutje mund të porositen edhe nga Australia.

** Te lulu mund të porositen nga 150 vende të botës. Shikoni çmimin se ku ju konvenon më shumë.