"Baba i mirë është ai, që nderon dhe dashuron nënën e fëmijëve të vet. Nëse nuk e bën, atë mungesë dashurie dhe respekti, ia kthejnë fëmijët nesër me shpërfillje e largim. E njëjta vlen edhe për dashurinë e nënës ndaj atit të fëmijëve. Jeto si të pëlqen jeta Ty, jo si iu pëlqen të tjerëve jeta jote! Ata kanë të veten, ti ke tënden! Guxo!" LB

18.03.2017

Tri gjëra nuk kthehen kurrë prapa


“Tri gjëra nuk kthehen kurrë prapa:
fjala e folur,
jeta e kaluar
dhe koha e humbur.”
Anonime

“Në botë gjendet një vend që ti duhet ta mbushësh. Pos teje atë vend nuk mund ta mbush askush dhe për ty gjendet një detyrë, të cilën pos teje askush nuk mund ta kryejë.” Platoni, 427 - 347 p ES.

“Nëse ti mendon se mund ta bësh ose se nuk mund ta bësh - në të dy rastet, ti ke të drejtë.” Henry Ford, prodhues i makinave, 1863 – 1947

“Nëse ti gjendesh në një gjendje të vështirë dhe çdo gjë komploton kundër teje dhe ti mendon se nuk mund më të rezistosh, në asnjë mënyrë nuk duhet të heqësh dorë, sepse tani ka ardhur çasti, kur çdo gjë kthehet në drejtim të mirë.”
Harriet Beecher Stowe, shkrimtar amerikan, 1811 – 1896

“Nga gurë të cilat janë vendosur në rrugë për të na penguar ecjen, me shkathtësi mund të ndërtohen shkallë”, proverb kinez
“Sekretin e suksesit njohin vetëm ata që kanë dështuar një herë.” Antoine de Saint-Exupéry, shkrimtar francez 1900 -. 1944
“Jeta përbëhet nga ditët, që nuk harrohen kurrë.” Anonime
“Nuk është e mjaftueshme të dihet, njeriu duhet edhe ta zbatojë; nuk është e mjaftueshme të dëshirohet, njeriu duhet edhe ta bëjë.” Johann Wolfgang von Goethe, 1749-1832

“Nëse ti bën përsëri,
atë që ke bërë gjithmonë,
atëherë do të marrish përsëri,
atë që ke marrë gjithmonë.
Nëse dëshiron të marrësh diçka tjetër,
ti duhet edhe të bësh diçka tjetër!
Dhe në qoftë se ajo që ti bën, nuk të ndihmon,
atëherë bëj diçka tjetër krejtësisht ndryshe-
në vend se të bësh më shumë gjëra të njëjta të gabueshme!”
Paul Watzlawick, filozof, 1921 – 2007

“Perëndia dëshiron të ndalojë të keqen, por nuk mundet? (Atëherë perëndia nuk na rezulton i gjithëfuqishëm,)
“Perëndia mund të ndalojë të ligën, por nuk dëshiron? (Atëherë na rezulton i ligë , çfarë nuk është mundur).
“Perëndia nuk mund dhe nuk do të shmangë të ligën? (Atëherë perëndia do të jetë i dobët dhe i pafuqishëm, kjo nuk është e mundur).  Paradoski epikurian

Nëse zoti është mirësia dhe i gjithëfuqishëm, pse nuk na heq qafe vuajtjet? Ato pyetje duhet të jenë nga ithtarët e Epikurit ose nga Epikuri vet. Leibniz-i e quan Teodize dhe shkruan:

Ose perëndia dëshiron të zhdukë të ligën, por nuk nuk mundet:
Atëherë është i dobët, çfarë nuk mund të vlejë për të,
Ose ai mundet, por nuk dëshiron:
Atëherë perëndia është dashakeq, çfarë është e huaj për të:
Ose nuk dëshiron dhe nuk mundet:
Atëherë është i dobët dhe dashakeq
njëkohësisht, pra nuk është perëndi:
Ose ai dëshiron dhe mundet çfarë i ka hije vetëm një perëndie;
Por atëherë nga vjen e liga dhe pse nuk e zhduk?

Nga gjermanishtja Lis Bukuroca
Në foto Gottfried Wilhelm Leibniz 


Keine Kommentare: