23.01.2009

Libër me temë shqiptare

Dhjetë tregime të shkurtër: të gjithë të shkëlqyeshëm
Dhe, pastaj takova Arjetën

Kush blen librin e ri të Ellen Widmaier (63 vj. fotografia poshtë) duhet të kërkojë prej zonjës apo zotëriut pas banakut t´ia mbështjellë si dhuratë.
Sarlandezja i ka përmbledhur dhjetë tregime në një libërth, të gjithë të shkëlqyeshëm. Ajo dërgon personazhet në Shqipëri dhe Greqi dhe bën që lexuesi të kridhet në shtratin e tij nga një seri ankthesh, ndërkaq vet rrëshqet në botën e një mace, për t´u kujdesur për sigurinë. Aty gjendet edhe një homazh për Saarbrücken( Sarbryken) dhe letra me detaje në mes dy grave lesbike. Teksti në aspektin stilistik është i përsosur, pamjet e bukura bëjnë që lexuesi të ëndërrojë.

Megjithëkëtë tregimet nuk mund të kuptohen lehtë. Shumë politikë ka brenda, por gishti tregues, ngritur në të shumtën e rasteve, i bën apel arsyes së shëndoshë.
Buzët e gjyshit dridhen gjatë mendimit në Rajhun e Tretë, gjersa ai tund kokën dhe mbyllë sytë. Kjo është thjeshtë shumë evidente. Përveç kësaj, të gjitha figurat janë shumë të ngjashme, madje edhe macja duket sikur është zgjedhur nga një rreth mesatar i intelektualëve. Nëse këtu lexuesi ia falë, atëherë ia vlen të lexohen gati 200 faqe.

Widmaier, Ellen; Dhe, pastaj takova Arjetën, tregime. Botuar nga: Gollenstein-Verlag, Merzig, 2008 ISBN: 978-3-938823-42-2; faqe 194, € 16,90
Nga gjermanishtja
Naser Aliu

u shpërnda në listën:
Art-Cafes
Alb-shkencës
U botua në revistën:
Zemra

15.01.2009

Shqipëria: „ E bukura e panjohur e Ballkanit


Si e sheh Shqiperine nje agjensi turistike - prej nga ne ikim...


Kush ka qenë ndonjëherë në Shqipëri? Për shumicën është Shqipëria “ e bukura e panjohur e Ballkanit”, një vend i pahulumtuar. Dhe pikërisht kjo ndikon në joshje: thjesht Shqipëria është disi ndryshe...Kush dëshiron ta njohë nga afër mund ta gjejë në katalogun e ri “ Wandern 2008” nga “Wikinger Reisen” për herë të parë një udhëtim 15 ditësh: me një ekskursion të vogël në Maqedoni, shumë vende kulturore dhe piktoreske dhe akoma më shume mbresa.
Rrugica të ngushta dhe dhiare, qytete të vogla me kafene rrugore dhe katunde të vetmuara, shtëpi osmane, kala, kisha dhe minare, atmosferë ballkanike, gjurmë bizantine dhe ndikime evropiane – Shqipëria posedon nga çdo gjë nga pak. Grupet e vogla vikinge do ta hulumtojnë Tiranën dhe Beratin, do të shkojnë në vendet arkeologjike Apollonia dhe Butrinti, në Krujë, në “Malin e Shenjtë të shqiptarëve dhe për shtegtim në parkun nacional Llogara.Ju do të kënaqeni me pamje të pabesueshme në Grykën e Këlcyrës, në Qafën e Leskovikut dhe do të mrekulloheni me kalanë e Gjirokastrës. Ajo është, si edhe qendra në Ohrin e Maqedonisë, që nga viti 2005 trashëgimi kulturore botërore e UNESCO-s.
Përveç vizitave të vogla kulturore dhe shtegtim të lehtë, ky shtegtim studimor ofron edhe përshtypje të përditshmërisë ballkanike. Mund të shijohen ushqimet shumë të shijshme të kuzhinës shqiptare, të vizitohet një punishte tipike djathi dhe katundet malore. Ky origjinalitet i Shqipërisë bashkë me gjurmët e kulturës greke dhe turke, e bën të ekzaltohet edhe vizitorin më të rryer.
Shëtitja nëpër Shqipëri është njëra nga 40 udhëtimet shtegtuese nga “Europa-Katalog” të “Wikinger Reisen”. Risi tjera mund të gjenden në mes të tjerash edhe në Portugali dhe në Azore, në Sicili dhe në Piemont, në Provansë dhe në Ardehe, në Suedi dhe në Islandë.
Çmimi dhe orari 2008: Shtegtime dhe udhëtime studimore natyra&kultura në Shqipëri 15 ditë, nis me 1.648 € ( maj dhe shtator) me fluturimin dhe gjysmëpension.

Nga gjermanishtja
Naser Aliu
Dhjetor 2007

Rrugës për në Shqipëri

Me 12 janar 09 doli në shitje:
Unterwegs nach Albanien
Rrugës për në Shqipëri - Një libër udhëtimi nga Arthur Fürnhammer

Autori niset në verën e viti 2006 për Shqipëri. Pikësëpari me tren deri në Zagreb, pastaj vazhdon për në Mal të Zi, ku përjeton peripeci të pakëndshme me sistemin e tyre transportues. Pas dy ditëve arrin në Shqipëri dhe aty i del para një tablo e peizazheve, që ishin në kundërshtim të madh me përfytyrimet që ekzistojnë në vendin e tij. Ai rrëfen duke u bazuar në ditarin e tij për takimet me njerëzit dhe visoret.
Arthur Fürnhammer lindi në vitin 1972 në Linc të Austrisë, është magjistër i shkencave juridike, ka qëndruar gjatë në Kapshtad, Nepal, Ankara dhe Nju Jork. Jeton në Vjen.

Përgatiti:
Naser Aliu
U publikua në:
Alb-shkenca
Art-Cafe

12.01.2009

10 arsye, pse shqiptari i diasporës s'mund të bëhet President


17 Korrik 2007

-Meqenëse politika shqiptare nuk krijoi mundësi për ta mbajtur popullin brenda kufijve - e shpall atë popull që ka emigruar si politikisht të panevojshëm dhe të papërshtatshëm për të udhëhequr. Ja disa nga arsyet që çuan Kuvendin Shqiptar për ta ekskomunikuar ata që ndihmojnë atdheun nga jashtë: (një analfabet në Shqipëri teorikisht, sipas ligjit, ka të drejtë të bëhet President, por jo doktori që jeton jashtë...)

1. Ai braktisi atdheun për një grusht dollarë.
2. Ai paguan tatime për borgjezinë perëndimore
3. Ai nuk u ka falur kurrë ndonjë lek nëpunësit shqiptarë
4. Ai mund ta ketë blerë doktoraturën në Havard, Athinë, Padovë, Oksford, Paris e Berlin etj.
5 - Mendohet se fëmijët e tij hanë hamburger dhe pinë coca-cola. Mendohet se gruaja e tij nuk din të bëjë më as fli, as tatli e as tavë Elbasani.

6. Ai mund të ketë pretendime territoriale ndaj shteteve fqinje.
7. Ai është nacionalist i çartur dhe mund të kërkojë bashkimin.
8. Ai mund të jetë i pasur dhe t´i humb drejtpeshimin mjerimit.
9. Ai mund të jetë tolerant ndaj homoseksualëve.
10. Ai është i pafytyrë, i pakarakter sepse dëshiron të bëhet President.

Shekulli

11.01.2009

Koha e ngrirë, Anna Kim, "Die gefrorene Zeit"


Roman me tematikë shqiptare
Anna Kim, "Die gefrorene Zeit". € 18,00 / 147 Seiten. Droschl, Graz 2008
Anna Kim, Koha e ngrirë, € 18,00 147 faqe. Droschl, Graz 2008

Një koreanojugore shkruan roman me temë shqiptare


Një histori me temë shqiptare është bërë roman nga autorja koreano jugore, Anna Kim. "Koha e ngrirë" e ka titulluar shkrimtarja romanin. Ajo është lindur në Korenë e Jugut më 1977 dhe ka studiuar filozofi dhe arte në Vjenë.
Në qendër të romanit, botuar në gjuhën gjermane, është historia e Luanit i vënë në kërkim të bashkëshortes, Fahrije, e rrëmbyer më 1998 gjatë kohës së luftës në Kosovë. Luani kërkon ndihmën e Kryqit të Kuq në Vjenë, ku gjen mbështetjen e Norës e cila i bëhet mikeshë e tij dhe më shumë se kaq.
Dy protagonistët afrohen aq sa ndjenjat mes tyre janë të pashmangshme. Vendosin që të takohen fshehtas dhe Luani përcakton disa rregulla të çuditshme për të dashurën e tij të re: kur duhet t'i telefonojë ajo, çfarë parfumi të evitojë, se duhet të kujdeset që të mos i lërë asnjë qime floku në rroba... Fahrija u sillet si një re e errët mbi kokë, dhe dy dashnorët i bren ndërgjegja...
Lajmi se Fahrijen e kanë gjetur, por të vdekur, ndryshon rrjedhën e ngjarjeve që zhvendosen në atdhe, në Kosovë. Kjo është pjesa e dytë dhe më e befasishmja e romanit. Anna Kim guxon të merret me një botë të huaj për të, sa edhe për personazhin e saj, Nora. "Koha e ngrirë",147 faqe, është botuar nga Droschl Verlag në Grac me titullin "Die gefrorene Zeit".

Informatat janë marrë nga:
Televizioni austriak ORF dhe gazeta
Der Standard

U publikua në:
Art-cafe, 12.01.09
Albshkenca, 12.01.09
Zemra Shqiptare, 13.01.09
Shekulli 14.01.09
Gazeta express 14.01.09
PS. Tek shekulli kisha harruar ta shenoje emrin, gazetes expres ia dergova me emer, mirepo shihet se ata e paskan marre nga Shekulli, dmth. pa emer

Kërcënimet ruso-serbe për Kosovën janë serioze

Kërcënimet ruso-serbe duhet të merren tekstualisht, edhe pse ato po shqiptohen qetë dhe pa potere të madhe.
Çka mendojnë rusët, sidomos Lavrov dhe Putin kur përsërisin se pavarësia e Kosovës mund të ketë pasoja? Mund të ketë apo do të ketë? Herë supozohet, herë parashikohet.

Sidoqoftë në prapaskenë ata janë përgatitur dhe pas shpalljes së sovranitetit, atëherë do të përmbarohen edhe kërcënimet e tyre. Nuk duket e besueshme se këto kërcënime do të jenë vetëm për ta dokumentuar dështimin e tyre në skenën ndërkombëtare.

Luftërat politike sllave janë gjithmonë misterioze dhe me plot befasi. Çka mund të ndodhë?
Ndarja Kosovës. Kjo tani po shihet.

Serbia ka nisur ndarjen e Kosovës. Zyra e hapur ne veri te Mitrovicës dëshmon këtë. Në ditën e shpalljes së pavarësisë, do të shkëputen edhe serbet. Këtu nuk janë duke lënë dyshime as serbet, as rusët.

Kjo do të bëhet për tri arsye: njëra për ta shpëtuar fytyrën serbe, tjetra për ta shpëtuar fytyrën ruse dhe tere: për t’i ngjitur rusët në skenën ndërkombëtare ku dikur ishin sovjetikët.

Ata ndarjen do ta përligjin me thyerjen e rendit ndërkombëtar. Nëse bëni ju, ashtu dimë edhe ne, i tillë do të jetë arsyetimi.

Edhe pse të gjitha rastet që përmendin rusët dhe serbet, separatizme potenciale, nuk kanë gjë të përbashkët me Kosovën. As historinë, as gjeografinë. Kosova kufizohet me vendin amë, të gjitha vendet tjera separatiste nuk kufizohen me atdheun e tyre. Përjashtim bën këtu Republika Serbe në Bosnjë që është deklaruar për bashkëjetesë me boshnjakët.

Kjo republikë nuk ka ekzistuar kurrë në histori, ajo është avancuar politikisht më shumë se Sanxhaku dhe Vojvodina. Ajo nuk mund të shkëputet, por kërcënimet ruse janë shumë eksplicite për Ballkanin. Dhe, ato, pa ekuivokë, nuk janë të mira.

Pyetja është se a do të mbetet Perëndimi konsekuent apo do të pranojë ndarjen për t’i evituar përplasjet tjera me rusët.

Politikanët kosovar duhet tani të përgatiten dhe të kërkojnë që TMK të ruajë kufirin me Serbi. Duhet të përgatitet edhe Presheva me Bujanocin dhe Medvegjen se rusët janë duke punuar në ndryshimin kufijve në Ballkan.

Ashtu si ka ditur Putin përqindjet e votave para disa muajve, kështu din ai edhe kufijtë e ri ballkanik. Serbët nuk pranojnë këmbime me hyrje në Evropë, sepse ata ashtu ashtu një ditë do të jenë brenda, por problemi është se për ndihmën ruse ata kanë humbur shumë në autonominë e tyre politike dhe ekonomike kryesisht. Rusia nuk ka qenë kurrë në histori vend human, por vetëm shfrytëzues...

Sido që të jetë viti 2012 duhet të na gjejë në një shtet. Këtë nu duhet ta themi me zë të lartë, por nëse jemi kundër bashkimit, atëherë jemi kundër vetes dhe në dobi të të huajve. Ka ardhur koha të mendojmë për veten...


Dhjetor 2007

Profesorët dhe mjekët e rrejshëm janë barrë për kombin

Po ankohemi se nuk po funksionon shteti: administrata, policia, universiteti, shkollat, se ambasadoret janë te paafte. Po ankohemi se jemi te varfër dhe se ekonomia jone nuk ecën para. Se shkollat tona nxjerrin analfabetë. Po ankohemi se mjeku ne Maqedoni nuk di gjë për “Helicobacter pylori”, edhe pse për këtë është marrë Çmimi Nobel! Po ankohemi për politikanet tanë dhe koekzistencën e tyre me krimin dhe bakshishin. Po ankohemi për profesorë imagjinare, doktorë te shkencave me tituj te blere si patatet ne thes në një treg.
Po ankohemi se fëmijët tanë nuk e mësojnë letrarishten, sepse mësuesi i gjuhës shqipe nuk e zotëron atë, por e flet gjuhen e katundit të vetë. Dhe ky ka mbaruar studimet e gjuhës shqipe! (Merreni me mend profesorin e anglishtes qe nuk di anglisht) Krejt këto devijimi administrative kane një emër te përbashkët: BAKSHISH-MENTALITET! Para disa ditëve lexova ne një gazete gjermane se Kosova është e pasur, por shqiptaret e Kosovës janë me te varfrit ne Evrope. Ne Gjermani përdoret ky nocion BAKSHISH-MENTALITET zakonisht për t´i informuar firmat gjermane kur investojnë ne Azi. Thuhet se ne këtë apo atë vend ekziston kjo mendësi. Atëherë investitorët kane një ide shume precize për vendin dhe se çka i pret ata atje. Gjermanisë kur i mungojnë ekspertet, i merr nga bota, edhe nga India. Ne dëbojmë ekspertet e vertete dhe prodhojmë “ekspertë”, te cilët as nuk dine te shkruajnë e as te flasin gjuhen e tyre amtare. Para dy ditëve ne tv shtetërore gjermane politikanet diskutonin se si t´i motivojnë materialisht ekspertet qe te mos ikin ne ShBA.

Ekspertet e mbajnë ne këmbë një ekonomi dhe një komb! Tregut shqiptare nuk i mungojnë ekspertët, askush nuk i kërkon ata; shteti as nuk përpiqet t´i ktheje intelektualet e larguar, por tregu jone brenda natës mbushet me “ekspert”. Politika shqiptare gëzohet kur ikin intelektualet e vertete, sepse kështu zvogëlohet opozita e sinqerte. Profesionale!
Një profesor gjerman pyet një profesor te shqipes ne Gjermani, pse ne diplomën e tij shkruan një here DIPLOMË e pastaj vize DIPLOMA. Ky profesor qe i mëson fëmijët tanë ne Gjermani e shqipen nuk e ka studiuar kurrë, i thotë: “Diplomë” është një, “diploma” janë plotë. Ky arsimtar qe i mëson fëmijët tanë nuk dinte te jete konkret dhe te thoshte se emrat ne gjuhen shqipe ka dy trajta: të shquarën dhe te pashquarën. E barabarte me artikujt der/die/das dhe ein/eine, apo “Le” “la” dhe un/une fr. apo IL / LA dhe uno/una ne italishte. Dhe se shqipja ka një nyje te pasme (l'article postposé) etj. Ky do te kishte qene një shpjegim i drejte, mirëpo për diplomën e tij, shpjegim i gabueshëm. Ne fakt ne diplomën e tij nuk shkruan Diplomë-Diploma ne shqip, por substantivi i dyte është ne gjuhen serbokroate dhe arsimtari i lartpërmendur ka menduar se ne diplomën e tij shkruhet ne njëjës dhe ne shumes! Thuajse diplomës se tij duhet bashkangjitur edhe disa tjera! (Diplomat ne Kosove janë lëshuar ne dy gjuhë).

Një profesor i gjuhës gjermane dëshironte t´u krahasonte nxënësve lakimet (deklinacionet) ne disa gjuhe dhe me qe gjuha shqipe mësohej si plotësuese ne atë shkolle, i drejtohet arsimtarit shqiptar qe ka kryer një fakultet tjetër. Ky arsimtar i thotë se temën e lakimeve nuk e kane tani ne program mësimor, por ne vitin e ardhshëm dhe se do ta shikoj ne shtëpi dhe do t´i tregoje nesër. Profesorit gjerman i duhej atë dite, jo nesër! Bisedoj me një mik nga Maqedonia qe vuante nga lukthi. I them te beje një endoskopi dhe te shihet mos valle ka “Helicobacter pylori”, i cili ne shume raste është shkaktar i te thatit. (Ndërkohe mund te konstatohet edhe nga frymëmarrja). Mjeku i thotë se miku yt nuk kupton gjë nga mjekësia dhe se bakteret nuk mund te jetojnë ne gjak, por jo ne lukth, sepse acidi po i mbytka. Se “Helicobacter pylori” mbijeton ne lukth dihet tani e me shume se 20 vite dhe une isha i shëruar nga i thati ne zorrën dymbëdhjetëgishtore me antibiotike, para 18 viteve, sepse pata pasur ato baktere. Doktori ne Maqedoni, shqiptar, nuk e dinte këtë akoma!

Takoj miq ne Maqedoni dhe me shikojnë si me keqardhje se pse mbeta pa titull doktori dhe me thonë: shiko filania qe kishte përsëritur vitin e dyte ne gjimnaz, bukuroshe, ka magjistruar ne Tetove dhe tani punon si drejtoreshe ne një shkolle fillore. Merr material nga interneti dhe me 1000 Euro, doktoro, me thonë. Ata dëshirojnë t´i bashkëngjitëm shtresës se tyre… Takoj tjetrin qe nuk kishte mbaruar juridikun ne vitet e tetëdhjeta - pas dhjete viteve studimi -dhe tani ishte bere profesor gjeografie; ne vitin dy mije e kishte blere diplomën ne Prishtine! Ndoshta te martën, kur behet Pazar në Prishtinë!

Gjendja jone e sotme është si ne jug të Italisë pas Luftës se Dyte Botërore. Mafia kishte depërtuar ne shtet, bashkëjetonin dhe bashkefitonin. Kjo gjendje vështire te shërohet, sepse siç thotë z. Jacaj, ata gjenden kudo dhe se nuk sjellin ligje kundër vetes. Çka dmth. Kjo? Kjo dmth. se ne 50 vitet e ardhshme, si shtet, si politike, si ekonomi nuk mund te prosperojmë, sepse ne vende kyçe dhe anësore punojnë mediokritetet. Dhe ata përkrahin njeri tjetrin. Ata i lidhe interesi i përbashkët. Investitorët e huaj habiten me injorancën tone ne këtë shekull, sepse ata takohen atje me diploma te blera! Nuk është gabim te thuhet se punët i kemi me keq se Italia jugore. Atje mafia kishte depërtuar ne ekonomi dhe shtet, por jo ne universitete si te ne! Propozimi im: Pikësëpari albshkenca te dale me një Kërkese drejtuar: Qeverive shqiptare, Universiteteve dhe Prokurorive Publike. Ne atë Kërkese Prokurorisë duhet t´i vihet një afat veprimi dhe nëse Prokuroria nuk reagon, atëherë t´i drejtohemi ndonjë Gjykate Ndërkombëtare, sepse shoqëria shqiptare ka nevoje për shërim, për shërim nga bakteret qe i prodhon vet.
Universitete private qe janë bere pazare diplomash te mbyllen, sepse ata po shkatërrojnë një shtet dhe një komb. Te mirren parasysh këto denoncime publike te bëra nga z. Jacaj, znj. Qafa, z. Frangu dhe z. Elshani dhe te dale albshkenca me një Kërkesë te fuqishme. Albshkenca si e pakorruptuar dhe me autoritetin e saj qe ka bere mund te veje ne lëvizje diçka. Albshkenca nuk guxon te heshte për këtë anomali, sepse ajo është opozite natyrale e politikes, krimit dhe korrupsionit!

Kosova, ne, të përgjumur, serbët, të përkushtuar

05.01.2009

“Jam i bindur se Kosova nuk ka ardhmëri si shtet i pavarur në Unionin Evropian, por vetëm si krahinë e Serbisë, - deklaroi kryetari i Serbisë, Boris Tadiç. “Iluzionet se Kosova me dominim shqiptar mund të bëhet shtet i respektueshëm dhe hapësirë e civilizuar, ku njerëzit jetojnë të lirë, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre nacionale, bie në ujë. Jam i bindur se tani, ndoshta Serbia ka pëgjegjësi më të madhe se kurrë më parë që Kosova si regjion të bëhet hapësirë Evropiane”,- vlerësoi Tadiç.
Ai shpreson se Gjykata Ndërkombëtare do të deklarohet për ligjshmërinë e pavarësisë dhe se do të sillet një vendim pozitiv për Serbinë.
“Besoj se atëherë do të rriten mundësitë përsëri që të kthehemi në tryezën e bisedimeve, mirëpo jo që në atë mënyrë ta destabilizojmë regjionin. Serbia nuk dëshiron konflikt, por zgjedhje, e cila nënkupton zhvillim, qëndrueshmëri dhe ruajtje e integritetit territorial”. - tha Tadiçi.
Shqiptarët janë përgjumur dhe Serbia nuk pushon me propagandë dhe provokime. Në fakt, Kosova është ndarë dhe ata po financojnë ndarjen. Ata po punojnë me përkushtim të madh dhe dalëngadalë po ia dalin ta paraqesin Serbinë si viktimë. Në internet, faqet serbe janë plot me propagandë. Tash, kryetari i shtetit serb shpall shqiptarët e Kosovës si popull i paaftë për civilizim dhe vetëm kërbaçi i Serbisë mund t´i civilizojë ata...
Në radion B92, nga 14 reagime, vetëm dy vetë pajtohen me kryetarin Tadiç, të gjithë e kundërshtojnë, ose për mungesë realiteti, ose për racizëm.
Kjo deklaratë e Tadiçit është mirë të shpërndahet dhe përkthehet në gjuhët kryesore të botës, kryesisht në atë arabe. Së paku ato vende duhet ta shohin se çfarë racisti janë duke mbështetur...

U botua ne:Shekulli

Të bëhësh mbret nuk është vështirë

Roman nga Andreas Izquierdo me tematikë shqiptare.
König von Albanien - Mbret i Shqipërisë

6 Nëntor 2007 - Si bëhet njeriu mbret në të vërtetë? Në rastin ideal duhet të jetë princ. Ose martohet njeriu me dikë nga familja mbretërore. Ose me një puç e merr kurorën. Oto Vite nga Dortmundi zgjodhi një rrugë tjetër: në vitin 1913 ai zbuloi fronin vakant të një shteti dhe shih, ai bëhet mbret i Shqipërisë. Andreas Izquierdo, në të vërtet i njohur si shkrimtar i romaneve kriminalistike, skicon jetën e një shoumani, endacaku dhe mashtruesi. Ky ishte 5 ditë mbret i Shqipërisë. Të bëjë magji dhe të hedhë fall, kishte ditur qysh më parë; me cirkun Althof kishte udhëtuar nëpër tërë Europën. Piratët e burgosin në Ballkan, arratiset në Afrikë dhe në vitin 1912 arrin në Turqi. Shërbimi sekret turk kishte marrë vesh për aftësitë e tija simuluese, dhe për këtë Shërbim gjatë Luftës së Parë Ballkanike, kishte vjedhur placet e marshimit ushtarak të Bullgarisë. Përsëri nisi udhëtimin në Gjermani me qerren e tij “Kështjella në rrota” për t´informuar shikuesit për karrierën e tij të shpejt si agjent sekret i Shërbimit Sekret turk dhe për aventurat që të çojnë flokët përpjetë, vërtetësia e të cilave ishte shumë e dyshimtë. Në vitin 1912 dëgjon në Konstantinopël se froni shqiptar qenka i zbrazët. Vendi shpall pavarësinë pas 400 viteve dhe është duke kërkuar një princ që do të bëhet mbret. Në të njëjtën kohë Oto vëren ngjashmëritë e tija me princin Halim Edine, nip i sulltanit të fundit, i cili edhe llogaritet si pasues i mundshëm i mbretit. Me shokun e tij Maks Hofman shkon në Vien porositë te rrobaqepësi një uniformë gjenerali të ushtrisë turke dhe i dërgon dy telegrame në Shqipëri, me të cilat paralajmëron ardhjen. Në fillim vetëm si princ, mirëpo megjithatë, duhet të marrë komandën mbi dy garnizone turke. Oto prezantohet si princ Edine, ndërsa Maksi si sekretar i tij. Gjeneralët përshëndesin këta ushtarakisht, princi mirëpret parakalime ushtarake dhe i premton vendit pasuri dhe fuqi. Pas dy ditëve i ofrohet kurora mbretërore. Shoumani nga Dortmundi i cili nuk di shkrim-lexim bëhet mbret i Shqipërisë. Populli e nderon atë, i jepet një pallat, thesar dhe një harem.Pas pesë ditëve merret vesh mashtrimi: princi Edine pyet se kush po harlisej ashtu në Shqipëri. Oto ikë, mirëpo jo pa marrë me vete arin dhe stolitë mbretëror. Ai zihet në kufirin austriak. Kur u thotë doganierëve se ai ishte ish-mbreti i Shqipërisë, ata e dërgojnë në spitalin psikiatrik në Salcburg. Në Salcburg mjeku fiktiv Shilheger dëgjon rrëfimin e tij dhe i premton se do ta shkruaj atë dhe pastaj e lëshon Oton si të shëruar.
nga gjermanishtja Lis Bukuroca

Nëpër Ballkan

Ruana Zot nga:

- Administrata e korruptuar deri në palcë dhe aktorët që luajnë rolin e politikanit!
- Pallatet e mjekëve në Ballkan ndërtuar me ofshamat e të mjerëve me sëmundje kronike!
- Makinat e nëpunësve dhe paratë e të gjorëve që nuk njohin njeri me pozitë!
- Polici që mbyll syrin para krimit dhe krimineli që shkëmben buzëqeshje me policin!
- Akademikët pas asnjë libër me vlerë – dhe Akademia pak akademikë të njëmendë,
e Shkencave pa shkencëtarë dhe e Arteve pa artist, anëtar me urdhrin e politbyrosë...
- Ruana Zot edhe nga gjuhëtarët e partisë dhe justifikimet e tyre mbi krimin gjuhësor!

Mafia dhe Ballkani

Mafia dhe shteti ose ekzistojnë në harmoni të plotë duke ndihmuar njëra tjetrën ose njëra prej tyre shuhet.
Mafia prosperon, aty ku shteti punon me metoda mafioze...
E mira dhe e liga nuk mund të koekzistojnë, njëra prej tyre dominon.

Kosova dhe vendet ballkanike

Kur je mik i luanit, të respektojnë edhe tigrat, madje edhe gomarët dhe derrat e djeshëm.
Kur të donë miku, të respekton armiku!
Kur të thotë „mirëdita“ miku, “ lamtumirë” të thotë armiku!
Kur je mik me Amerikën edhe pa çadër nuk të lagë shiu!

Nëpër Ballkan – Drejtësia dhe prapavija


U ekzekutuan mijëra njerëz: fëmijë, pleq e plaka. U dhunuan mijëra gra dhe u dogjën mijëra shtëpi. U përdhosën mijëra kufoma...U dëbuan qindra mijëra nga shtëpitë...
Në Gjermani nëse ngulet një gozhdë me çekan në kohën e pushimit, fqinji denoncon tjetrin për prishjen e qetësisë...
2.
Turqia u përpoq pesëqind vite rresht ta shndërrojë Ballkanin në Azi, tani po mundohet me çdo kusht të bëhet vet Evropë. Disa burra kryelartë dhe krenarë kuptojnë peshën e humbjes vetëm pas divorcit.
3.
Serbia nuk dëshiron bashkëjetesë me shqiptarët dhe Kosovën. Kosovën e ëndërron si pre në strajcë pas shpine të gjuetarit, ku lepurit i shihen vetëm veshët e varur, por jo koka dhe këmbët.
4.
“ Me një ligj në statut duhet ta ndalojmë aderimin në Partinë tonë të kriminelëve, kontrabandistëve dhe shitësve te drogës!”
“ Atëherë mos nxito me këtë propozim, tani nuk kalon dot, pikësëpari duhet ta ndërrojmë kryesinë e Partisë!”
Pas dy javëve e përjashtuan nga partia. Arsyetimi: “...po përgatiste sabotimin e luftës kundër krimit!”
5.
Për tu bërë profesor Universiteti në Perëndim, kandidati duhet te këtë botuar shumë libra me vlerë. Në Ballkan mjaftojnë disa artikuj nëpër gazeta! Madje as drejtshkrimi i gjuhës amtare nuk është kusht i domosdoshëm...
6.
Nëse vdes një pacient gjatë operacionit, nuk i ka fajet kirurgu, por rryma. Pacienti duhet të mbushet me rrymë, si telefoni, para se të dërgohet në spital.
7.
Presheva është komuna e vetme në Evropë me rreth 40.000 banorë pa spital.
Serbia garanton vdekjen vëllazërim-bashkim me serbët në Vrajë, rreth 45 Km larg. Partitë tona politike dhe patriotike luftojnë atje për Skupshtinën në Beograd.
Serbia investon në komuna të reja në Kosovë.
8.
R.Qosja sulmoi Kadarenë për bashkëveprim në stalinizëm.
Si mban titullin libri i R.Qosjes ku kritikonte ai ashpër stalinizmin si sot?
Nuk e shkroi, nuk e bëri këtë, sepse respektoi parimin e mospërzirjes në punët e brendshme të shtetit fqinj! Dikush tha se nuk ka dashur të përzihet në punët e brendshme të I. Kadaresë. Sa objektiv!
9.
Në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë mësohet në shkolla edhe feja. Serbia është demokratizuar dhe është bërë tolerante. Në libërthin që përdorin nxënësit shqiptarë të moshës 7 vjeçare, në faqen tetë gjendet një flamur me sfond të gjelbër dhe gjysmëhënën, përpara tij një çupë me shami në kokë e cila thotë: “Ky është flamuri im!”
Në faqen e dytë:”Ministria e Arsimit dhe Sportit të Republikës së Serbisë me aktvendimin nr. 650-02-51/2001-02 prej 21.09.2001 e lejoi botimin dhe përdorimin e këtij libri për klasën e parë të shkollës fillore. Për botuesin: R.Petkovic, kryeredaktor përgjegjës,P. Pijanovic. “
Faqe interesante për arabët dhe amerikanët, varet se ku donë të thithë Serbia. Pas disa viteve librit mund t´i shtohet edhe një faqe: Vigjilenca e shtetit serb ndikoi që...

Nëpër Ballkan - Mafia dhe administrata - sa për diferencim –


1
Filani telefonon nga Perëndimi në shtëpi dhe kërkon certifikatë të lindjes. Zëri nga telefoni i thotë se zgjatë afërsisht dy javë. Telefonuesi nuk ka kohë.“Me Shërbimin Motivues mund ta marrish më shpejtë”, thotë zëri,”dhe për këtë Shërbim duhet paguar 200 Euro.”Nëpunësi në Gjendjen Civile i merr 200 Euro dhe rrit rrogën e vet, për 100 %. Dokumenti merret brenda një ore. Ai që zihet me dy gram kokainë quhet mafioz.
2.
Filan Fisteku rrëzohet katër herë në provim. Dikur i bie ndërmend Shërbimi Problemzgjidhës. Merr telefonin dhe me 300 Euro e kalon provimin. Një i ri që i fiton 300 Euro duke shitur drogë quhet mafioz, po njeriu që shet nota? Ai quhet profesor.
3.
Fistek Filani blen gjëra me vlerë në Perëndim. Duhet paguar doganë. Zëri nga telefoni: “ eja të shtunën. Atë ditë është miku im aty.” Aludon në Shërbimin Hekurosës. Fisteku në vend se të paguaj për shtetin doganë nja 2000 Euro, paguan 500 Euro për doganierët. Paramarrësi quhet doganier.
4.
Filani gjendet në bankën e të akuzuarve. Ai është i pafajshëm. Te gjithë e dinë. Mirëpo gjyqtari nuk beson. As prokurori, jo. Nga besimi nuk ka dobi. Avokati i Filanit ka probleme. Duhet ta vejë në lëvizje Shërbimin Rekomadues dhe nga i akuzuari kërkon mjete për: veten, prokurorin dhe për gjyqtarin. Procesi përfundon. Filani shpallet i pafajshëm pas dymijë Eurove.
5.
Fisteku kthehet nga Perëndimi në shtëpi. Ka dëgjuar se me 3.000 Euro bëhet njeriu doktor i shkencave. Mjafton të vihet në kontakt me Shërbimin Progresiv Intelektual. Mentorët e këshillojnë të marrë material nga interneti dhe t´i përkthejë. Fisteku që me gazep kishte mbaruar studimet dhe pas gati dy dekadave nëpër ndërtimtari në Perëndim, bëhet doktor. Ai tani kërkon punë në Universitet...
6.
Filani nis studimet në Prishtinë. Pas dy viteve rimendohet. Kthehet në Shkup dhe vendos të bëhet inxhinier, pas një viti hidhet në pauzë. Dhe pushon 22 vite. Pas lufte rikthehet në Prishtinë dhe bëhet profesor i historisë. Tash punon në një shkollë. Shërbimi Intelektual ia plotësoi ëndrrën e tij të kamotshme.
7.
Fisteku mbetet pa pasaportë. Diku në Perëndim është i regjistruar. I drejtohet Shërbimit Zemërhapur dhe Bamirës të policisë. Ai e ndërron mbiemrin dhe merr pasaportën e re. Kjo i kushtoi Fistekut 1500 Euro. Të kënaqur janë dy palët: Fisteku dhe Shërbimi Zemërhapur...
8.
Filani nis ndërtimin e shtëpisë pa leje. Vijnë nëpunësit e shtetit dhe kërkojnë ndalimin e ndërtimit. Jo përgjithmonë, vetëm derisa t´i sjellë 1500 Euro për Shërbimin Tolerues. Pesëqind i jepen shefit të Shërbimit dhe nga pesëqind i marrin kontrolluesit.

Kur ligji nuk është i mirë për individin, njerëzit tanë e pezullojnë atë. Nuk e pezullon Kuvendi, por individi që vëren se ky ligj po pengon dikë që ka para. Kështu evitohet burokracia.
Po dallimi në mes mafias analfabete dhe mafiozëve të lartpërmendur me fakultete?
E para len gjurmë pas vete! Nga mendjelehtësia.

Për herë të parë u botua tek: SHEKULLI, 23.12.2006, me vone ne faqe te ndryshme ne internet:
Gazeta Shqiptare: 19.01.07
Studentet.info 23.12. 06
iliriapost.net 24.12.06

Kosova, kaosi i organizuar me qëllim - keqtrajtim psikik i shqiptarëve

I - Kosova nuk do të kthehet në gjendjen e viteve te 90

Konstatimi dhe përsëritja e kësaj pike duket banale, sepse në një gjendje te tillë jo që nuk mund te kthehet më, por nuk ka askush që mund ta financojë një rikthim të tillë, natyrisht kur kemi parasysh financimin e madh të administratës së Klintonit për ta çrrënjosur atë gjendje ku ne tani nuk po u dashka të kthehemi dhe gjoja për këtë do të kujdeset dikush. Por meqenëse është banale, pse po përsëritet koj pa pra? Kjo përsëritet për tu thënë shqiptarëve: “ Shikoni, ne po luftojmë akoma në dobi tuajën!”
Një kthim i tillë është thjesht i pamundur, sepse do të kërkonte një revizionim të politikës amerikane dhe asaj evropiane dhe do të kërkonte një Hitler në Amerike dhe një Hitler tjetër ne Evropë. Vetëm me dy Hitler mund te justifikohet kthimi i shqiptarëve në gjendjen e Milosheviçit dhe mu në atë çast Milosheviçi do të duhej të lirohet urgjentisht dhe të shpallet hero serb, madje edhe evropian dhe t´i jipet Çmimi Nobel për paqe, siç iu pat dhëne një racisti dhe nacionalisti serb Çmimi Nobel për letërsi. Meqenëse një mutacion dhe metastazë e tillë hitleriane është tërësisht joreale, atëherë përsëritja e këtij slogani demagogjik nuk bën përshtypje te shqiptarët, por u bën me tepër përshtypje atyre që këtë e prononcojnë; atyre që u mungojnë zgjidhjet konkrete ( janë politikisht të ngulfatur dhe u mungojnë kompetencat ) dhe atyre që mendojnë se shqiptarët janë naiv dhe kënaqen me pohime gati perverse. Ky pohim e ripohim i moskthimit në të kaluarën është pervers, sepse për këtë moskthim janë flijuar mijëra njerëz, është investuar shumë, tepër shumë...

II- Kosova nuk ka të drejtë të bashkohet me ndonjë vend tjetër fqinj

Kosova nuk ka të drejtë të bashkohet me ndonjë vend të Ballkanit, si psh. : Maqedonia, Mali i Zi apo fundi fundit edhe Shqipëria. Me këto dy të parat nuk bën të bashkohet sepse ua prish strukturën kombëtare dhe këto dy kombe të reja mund të asimilohen dhe shkrihen në shqiptarë, respektivisht përqindja e tyre bëhet aq e vogël sa do të dukej qesharake posedimi i shtetit nga një komb me aq pak banorë. Mirëpo vetëm një mundësi bashkimi nuk e përjashtojnë: Kosova mund dhe nuk do të ishte keq nëse bashkohet me Serbinë. Jo me Maqedoninë ku ka shumë shqiptarë, jo Me Malin e Zi ku ka shumë pak banorë e me dy milion shqiptarë do të bëhej pak më i madh, jo me Shqipërinë që do t´ishte më se e natyrshme, por ne mund dhe nuk do t´ishte keq nëse bashkohemi me Serbinë, dhe kjo gati gati na rekomandohet, sepse Serbia gjatë luftës ka dëbuar vetëm diku gjysmën e shqiptarëve, ka djegur dhe rrënuar vetëm diku më shumë se 100.000 shtëpi dhe ka dhunuar vetëm diku mbi 20.000 gra kosovare, edhe pse kanë pasur mundësi t´i dhunojnë gati të gjitha, edhe pse kanë pasur mundësi t´i vrasin mbi 100.000 ata i kanë vrarë diku vetëm 13.000, madje ata kanë mundur t´i dëbojnë te gjithë kosovarët, por nuk e kanë bërë dhe meqenëse nuk i kanë bërë gjithë ato që kanë mundur dhe nuk i kanë bërë, atëherë nuk është keq që të bashkëjetojmë dhe t´i falënderojmë që nuk na dogjën të gjithëve, por disa. Ja këto ishin arsyet se pse duhet te mbetemi me Serbi, madje dashurinë e tyre dhe respektin ndaj neve e dëshmojnë edhe me kthimet sporadike te kufomave tona, here pas here, çdo muaj, javë për javë, çdo çerek viti, kështu thjesht për të treguar se kanë respekt ndaj neve. Kjo mund të përkthehet edhe ndryshe: sa herë që dëshirojnë të na irritojnë, tolerojnë bartjen e disa kufomave ose sa herë që na kanosen, urdhërojnë transportimin e kufomave të grabitura!


III- Problemi i Kosovës duhet të zgjidhet me kompromis
Nëse serbet pengojnë pavarësinë e Kosovës, ata do ta kenë tmerrësisht vështirë në Kosovë.
Vetëm shqiptarët janë në gjendje ta garantojnë sigurinë e serbëve

Problemi i Kosovës duhet të zgjidhet me dialog thonë të mëdhenjtë, dhe ballkanasit e vegjël, që, shpresojnë se do të marrin ndihmë sociale nga Perëndimi, tundin kokën në shenjë pohimi. Ky pohimi i jonë dhe kjo harmoni e pakusht nuk i habit perëndimorët sepse ata mendojnë se në fund ne do t´i përkulemi urdhrave të tyre. Ata nuk e dinë se kokat tona ballkanike tunden edhe për pohime, edhe për mohime; madje kokat tona tunden njëkohësisht edhe për pohim edhe për mohim.
Dhe nëse problemi i Kosovës zgjidhet me dialog dhe Kosova nuk bëhet e pavarur, por një eksperimentim republikan në kuadër të Serbisë, atëherë këtë do ta paguajnë serbët e Kosovës sepse shqiptarët fajtorin do ta gjejnë te ata. Dhe nëse bota vendos për një opsion të tillë, atëherë kthehemi për nja 20 vite pas. Kjo mund të quhet përsëritje historike me personazhe të reja, por me pasoja të njëjta: diskriminim politik të shqiptarëve! Kjo mund të quhet edhe zhvendosje e problemeve prej shekulli në shekull, por paqe nuk do të ketë.
Të themi se shqiptarët nuk do tu hakmerren serbëve, atëherë shtrohet pyetja ku do të punësohen serbët dhe me kë do të punojnë? Cili shqiptar apo ndërmarrje shqiptare do të punësonte serb që luftojnë kundër ardhmërisë së shumicës? Mund të shtrohen edhe qindra pyetje tjera, të cilat katërçipërisht tregojnë për pasojat që do t i pësojnë serbët nëse Kosovës i shkurtohet fati i ardhmërisë vetëm për shkak të tyre. Nëse Kosova bëhet e pavarur, atëherë serbët mund të përfitojnë më shumë sepse shqiptarët duhet të kujdesen për mirëqenien e tyre. Beogradi këtë nuk mund ta bëjë kurrë, por vetëm se do tu shkaktojë probleme, edhe atyre, edhe neve, siç ka bërë që nga viti 1912. Nëse serbët me 10 % popullsi mund ta pengojnë pavarësinë e Kosovës, çka mund të bëjmë ne me 40% në Maqedoni? Ose, nëse mbetemi në Serbi, a kemi të drejtë t´ia mohojmë shtetësinë Serbisë dhe këtë Serbi ta bashkojmë me ndonjë vend tjetër? Do të jemi më shumë se 10%! Dhe praktikisht duhet të kemi më shumë peshë se sa ai grusht serb që gjendet në Kosovë.

IV - Kush dëshiron të jetojë me serbët në Ballkan ? - Shteti serb urren shqiptarët, por dëshiron ta imponojë bashkëjetesën!

Me serbët nuk dëshiroi dhe nuk dëshiron askush të jetojë vullnetarisht, madje as serbet jashtë Serbisë, mirëpo në anën tjetër po shqyrtohen mundësi të ndryshme si ta krijojnë një modus vivendi në mes shqiptarëve dhe serbëve. Dy kundërshtarët më të mëdhenj dhe armiqtë e shekullit duhet të detyrohen të jetojnë së bashku. Kjo ishte njëra anë e medaljes. Serbët i kanë treguar ish-Jugosllavisë me dekada rresht se ata i duan shqiptarët vetëm të nënshtruar dhe në rolin e skllavit, në fund të viteve të nëntëdhjeta i treguan edhe botës se neve as si të nënshtruar nuk na dojnë, por vetëm të vdekur edhe atë të varrosur nëpër Serbi, në mënyrë ilegale. Dhe me varrmihësit e shqiptarëve duhet shqiptarët të jetojnë. Këtë e ëndërron dikush, për këtë luftojnë pinjollët e Milloshevicit. Dhe kjo ishte ana tjetër e medaljes, pra perversioni i një modus vivendi! Për të bashkëjetuar duhet nisur një procedurë pajtimi, mirëpo kjo kërkon disa parakushte!

V- Kush ndihmon Serbinë me argumente antishqiptare ? Në mars turmat e pakënaqura janë drejtuar nga oficeret e UDB-s

Serbia edhe nëse nuk ka argumente valide, validitet të argumenteve antishqiptare u ofrojnë: kriminelet shqiptarë,të cilët janë kryesisht analfabetë dhe me qëndrim antikombëtar, shumë herë madje edhe bijë te spiunëve të UDB-s. Një grup i tillë ka humbur shumë privilegje, dhe tani nuk i han palla si ta fitojë respektin. Ky grup ka luajtur rol vendimtar edhe ne djegien e kishave ne marsin e vitit ta kaluar. Dhe kjo është bërë me urdhër nga Serbia. Një shqiptar nuk do ta ndizte kurrë një kishë, kishën të cilën e ruan një francez, gjerman apo italian, e që të tre janë të pagëzuar në një kishë diku. Dhe për të tre është tragjike të shohin se si digjet një vend i shenjt. Kjo ishte e mirëseardhur për serbët dhe botës iu mbush mendja se ne mund të jemi edhe më të keq se serbët, nëse kemi forcë. Se ishte e mirëseardhur kjo për serbët e tregon edhe qëndrimi i tyre zvarritës ndaj rindërtimit te këtyre kishave të dëmtuara. Për korrupsion nuk duhet shkruar shumë se për këtë kanë njohuri krejt shqiptarët në Ballkan, maqedonët, malazezët, serbet, bullgarët, grekët dhe turqit, vend nga i cili ka ardhur ky bakshishmentalitet. Në këto vite pas lufte shihet një aktivitet i dendur edhe i hoxhallarëve dhe simpatizantëve të tyre. E për në internet të mos flasim për përralla se “muxhahedinët një ditë do ta çlirojnë Romën prej katolikëve” dhe perversione tjera... Shkollat janë në gjendje të mjerueshme, të sëmurët psikik janë në gjendje të mjerueshme, njerëzit me aftësi të kufizuara, invalidët e luftës…spitalet nuk kane aparaturë të nevojshme, për infrastrukturën të mos flasim fare, kompjuterët nëpër shkolla bile nuk duhet t´i përmendim, mirëpo me nga 3000 Franga apo 3000 Euro shkohet në Haxh, gjersa gjendja në vendlindje është e mjerueshme.

VI
Lëmosha e kalkuluar ose keqtrajtimi psikik i shqiptarëve – pse fasulja krijoi kombe te reja sllave ne Ballkan?

Kur flitet për statusin përfundimtar duket sikur për neve mund të vendosë e tërë bota, pos kosovarëve. Madje atë që na ofrojnë e bëjnë disi sikur kur i jepet diçka lypësit si lëmoshë dhe nga ai nuk presin gjë, pos falënderimit. Ata janë mësuar të na diskriminojnë, dhe si duket po përgatiten ta rekapitulojnë diskriminimin e fundit: Në Ballkan u krijuan shumë kombe sllave, dhe dallimet në mes këtyre kombeve shpesh herë janë banale: groshën e bëjnë ndryshe, dhe pikërisht mosrespektimi i kësaj riçete ka krijuar kombe të reja te sllavët në Ballkan, pra çdo komb që pati fantazi ta bëjë gati fasulen ndryshe, fitoi jo vetëm të drejtën për tu konsideruar komb, por krijoi edhe shtetin, ndërkaq ne si josllav, nuk na trajtuan në Maqedoni si serbët në Bosnjë, por në kundërshtim me ligjet evropiane për pakicat konkluduan tolerimin e diskriminimit, madje edhe atë të hapur dhe thanë: Nëse jeni me pak se 20 % bën të diskriminoheni! Në Serbinë Jugore nuk mund të trajtoheni si serbet në Mal të Zi, dhe në Kosovë do të trajtoheni ndoshta si serbët në Bosnjë. Të rikujtojmë se Republika Serbe në Bosnjë është rezultat i i një gjenocidi dhe historikisht e pabazë! Pra një Republikë Kriminale dhe e ndërtuar mbi kufoma boshnjake! Kosova në anën tjetër ka edhe faktorin historik dhe juridik! Mirëpo edhe pse aq shumë viktima, edhe pse aq shume djegie, edhe pse deportime masive, edhe pse dhunime edhe pse urrejtja u shpreh në mënyrë më barbare, përsëri nuk merret guximi nga politikanët e fuqive të mëdha dhe të thuhet: ky popull e meritoi të jetë i pavarur. Jo ata këtë nuk e thonë, por po bëhet pazar jevgësh dhe thuhet herë pavarësi të kushtëzuar, herë autonomi dhe asgjë konkrete. Ky popull nuk e meriton të luhet me të në këtë mënyrë. Ne nuk dëshirojmë pavarësi të kushtëzuar, por shtet sovran. Nëse Kosova nuk bëhet e pavarur, atëherë nuk mbetet gjë tjetër pos ribashkimi i kombit! Dhe kjo nuk guxon assesi të synohet me luftë, por vetëm me një organizim cilësor dhe padëgjueshmëri qytetare, kolektive. Kështu ndoshta mund të dalim qëllimisht nga kaosi i organizuar me qëllim.

Janar 2006
U publikua ne gazeten "Sot", "Shkodra", "Albanianmail",
Shqip.dk
frosina
Albshkenca

Arroganca e qeverisë serbe

Naser Aliu



Kufomat shqiptare
Ata pohojnë dhe përsërisin se janë demokrat dhe se nuk vazhdojnë me politikën e Millosheviçit. Po si qëndron e vërteta ?
Ish-qeveria serbe (sot në Hagë) masakroi kombet në ish- Jugosllavi. Ata vranë edhe shqiptarë dhe kufomat e tyre u vodhën dhe u varrosën nëpër Serbi. Këto vrasje i bëri ish-regjimi nga i cili dëshirojnë rrejshëm të distancohen. Ata e kanë gojën plot dhe nuk ndalen ta shajnë Millosheviçin, por po këta ruajnë vjedhjet e tija, madje ata ruajnë dhe nuk i dorëzojnë edhe trupat e pajetë. Ata thonë se janë bërë demokrat, por edhe 7 vjet pas lufte mbi tre mije shqiptarë janë të varrosur nëpër Serbi. Ne tani, këto kufoma i kërkojmë gjoja nga demokratët serb, dhe këta që mendojnë se janë demokrat, dhe se nuk përqafojnë politikën e Kasapit të Ballkanit, nuk na i dorëzojnë neve. Pra Koshtunica dhe Tadiçi qenka demokrat, por trashëgiminë e Millosheviçit e përvetësojnë dhe e konsiderojnë të veten dhe nuk ndryshojnë qëndrimin ndaj viktimës.
Nëse Serbia qenka demokratike, pse keqpërdorë kufomat e njerëzve të pafajshëm?

Pasaportat serbe
Klasa e “re” politike në Serbi nuk ndalet të pohojë se janë demokrat, por kjo klasë politike nuk i dorëzon Kosovës arkivat dhe dokumentet e vjedhura në Kosovë. Kjo klasë politike kudo nëpër botë deklaron të jetë demokratike, por kjo klasë politike mban dokumentacionin e Kosovës nëpër Serbi dhe kështu lëshon pasaporta dhe dokumente për shtetësi, edhe pse Kosova zyrtarisht nuk është nën administratën serbe, por të Kombeve të Bashkuara. Pra këta demokrat serb, që në kohën e Milosheviçit vinin emblema në gjoks, si shenjë dalluese për tu qëlluara nga NATO, solidarizoheshin me Millosheviçin, sot mendojnë se janë demokrat, shesin mend për demokracinë, por trajtojnë me respekt të madh piraterinë e Millosheviçit. Me pasaporta, certifikata të datëlindjes, të kurorëzimit që lëshojnë ata, janë duke u fituar miliona Euro në Serbi.
Nëse Serbia qenka bërë demokratike pse bën kontrabandë të tillë?

Shpërfillja e superfuqive
Amerika dhe Evropa pa pra kërkojnë dorëzimin e kriminelëve, apo më objektivisht të dyshuarve për gjenocid dhe krime ndaj njerëzimit. Serbia, më drejt Koshtunica dhe Tadiç, tërheqin për hunde Perëndimin dhe vazhdimisht u premtojnë dhe vazhdimisht shpresojnë se një ditë Perëndimi do të pushojë me ndjekjen e tyre. Ata shpresojnë kështu sepse për ta njerëzit që po ndiqen nga Perëndimi, janë hero të Serbisë. Këta kriminel merrnin pension nga qeveria e Millosheviçit, adresa i dihej, dhe tani para dy muajve u konstatua se pensioni i dërgohej në Beograd në një bankë edhe nga kjo qeveri, e cila thotë se nuk është si Millosheviçi dhe e cila pohon se nuk dinë se ku banojnë dy kryekriminelët e Evropës.
Meqenëse Serbia paska qeveri demokratike, pse kjo qeveri nuk dorëzon kriminelët?
Një qeveri vërtetë demokratike në Serbi do t´ishte fatbardhësi jo vetëm për Kosovën dhe regjionin, por pikësëpari për Serbinë.

U botua ne:
Gazeten Shqiptare

Ngordhi kryekasapi i Ballkanit

Në ditën e ngordhjes së Millosheviqit

Trupi i cofëtinës do të varroset ose në Serbi ose në Rusi

Në qelinë e tij dëgjonte muzikë. Kur nuk e bënte këtë, shikonte televizor. Përveç televizorit kishte në qelinë e tij edhe një vaskë, një vend për dush, një banjë, një tavolinë, një karrige, një makinë për kafe dhe një krevat. Në këtë qeli, me këto orendi, jetonte njeriu me zemër dhe mendje të sëmurë. 

Se një ditë do të vdiste, e kanë ditur të gjithë, por se nuk do ta shohin duke u revoltuar ndaj dënimit të përjetshëm, këtë nuk e dashur askush jashtë Serbisë.
Bisha iku pa paguar dënimin, dhe për vdekjen e kësaj bishe, ngushëllime familjes i shprehu edhe kryetari “demokrat” i Serbisë Boris Tadiç. Kjo domethënë se do të kishte qenë krejt normale sikurse pas lufte kancelari i parë gjerman t´i shprehte ngushëllime familjes së Hitlerit. Këtu nuk mbaron. 

Familja e kriminelit gjendet në Rusi se dhe kundër tyre ekzistojnë padi penale dhe kërkohen prej Interpolit. Kundër djalit të tij Marko qenka pezulluar akuza, pasi paditësi paska ndryshuar deklaratën, madje e paska tërhequr atë. Kundër Mirës, mirëpo, akuza ekziston akoma, dhe sigurisht se serbet në mënyrë të vet, nuk do ta ekzekutojnë këtë akuzë ose do ta anulojnë atë.

Ky kryekasap ishte nxënës i Çubrilloviçit, ekzekutor i ideve të tij dhe projektuesve tjerë para fashistë serb. Ky ishte përpjekur të realizojë ëndrrat e Akademisë Serbe dhe ishte frymëzuar prej saj
Ky shkatërroi dhe mbolli kudo mjerim. Shkatërroi qytete dhe prishi shtëpi. Vrau fëmijë e pleq. Dëboi çdo njeri që nuk i përshtatej në konceptin e Serbisë së tij etnikisht të pastërtë.

Trupi i cofëtinës do te të varroset ose në Serbi ose në Rusi. Serbia si gjithmonë me komplekse: ata nuk i besojnë autopsisë të mjekëve perëndimor, por mendojnë se misionarin e tyre e vranë apo e helmuan të tjerët dhe prandaj kanë vendosur të dërgojnë edhe mjek të vet. Ky mosbesim flet shumë për gjendjen shpirtërore të Serbisë.

Spekulimet nuk kanë të ndalur: i ati i tij qe varur; nëna e tij gjithashtu. A thua sa ka paguar kasapi për të marrë diçka për vetëvrasje?! Këtë do ta shohim pas autopsisë. Nëse nuk është vetëvrarë, atëherë e mori zoti ta dënojë atje, sepse drejtësia e tokës i dukej tepër e ngadalshme. Tadiç me ngushëllimet e tija dëshmoi se Millosheviçin nuk e konsideron kriminel lufte, por misionar serb....

Shkruar më 11.03.2006, ditën e ngordhjes apo vetngordhjes...

Corriere della Sera


    Vdiq Rugova, presidenti kosovar që u konvertua fshehtas në krishterim.
Dom Gjergji dhe sekreti i pagëzimit « vdiq duke e përqafuar Krishtin» (Corriere della Sera, 22 janar )

Dom Gjergj, a mund thuhet tani se Rugova u konvertua në krishterim ?
«Nuk di se a mund të thuhet. Më mirë mos e shkruani këtë. Të themi kështu: në aspektin kulturor dhe spiritual ishte afër fesë krishtere«.
A është e vërtetë se ishte pagëzuar fshehtas ? «Mendja dhe e zemra e tij ishin tashmë thellësisht krishtere. Mirëpo edhe kjo është një gjë që nuk duhet pyetur dhe që nuk tregohet: kjo i takon vetëm ndërgjegjes së tij.
« A është rrëfyer?
«Të themi kështu: i ofroi vuajtjen e tij Zotit dhe Nënë Terezës»
Po pse nuk e bëni publike këtë konvertim?
« Sepse është një çast delikat për Kosovën! Mos harroni se ishte presidenti jonë. Dhe se ky është një regjion me 98 % shqiptarë, dhe se shumë shqiptarë deklarohen mysliman. »
Me shallin e tij blu dhe ëndrrat e tija për pavarësinë, Ibrahim Rugova mori në varr më të parrëfyeshmen, më të njohurën të sekreteve kosovare: një pagëzim. Një rrugë fetare që e kishte bërë ( gjë e rrallë ) ta braktisë Islamin dhe të përqafoj Krishtin. Dom Lush Gjergji, 56 vjeçar, studioi në Romë, famullitar i një fraksioni në Prishtinë, autor i librave mbi kosovaren Nënë Tereza të Kalkutës, është prift shqiptar i cili që nga viti 1980 ka ndjekur rrugën spirituale dhe politike të Gandit të Ballkanit. Të gjithë e quajnë «rrëfyes i presidentit». Në qelën e Vitisë është i emocionuar: « Herën e fundit e vizitova të hënën. Nuk dëshironte të shohë askënd, nuk mundej më. Mirëpo kur i thash se në Prishtinë ishte kardinali Angelo Skola, atëherë bëri një përjashtim ». A janë takuar ? «
Njëzet minuta. Një gjë shumë emocionale. Rugova i shpjegonte gjendjen politike. Thoshte se po përpiqej për t´i qetësuar ujërat, pastaj befasisht u përpoq të ngrihet: deshi të gjunjëzohet para kardinalit, mirëpo nuk mundi, pastaj i puthi atij unazën dhe tha:
« E bëj në devotshmëri të Gjon Palit të II, Benediktit XVI dhe të peshkopit të Kosovës i cili ka vdekur para ca ditësh».
(Patriarku i Venedikut u prek nga ky gjest: « Ishte një përvojë e madhe personale dhe tronditëse – thotë sot Skola -. Ishte një njeri i madh. Do të kisha dashur të jem i aftë si ju gazetarët për ta shkruar atë që kam ndjerë » .
Mirëpo nuk do të varroset brenda ditës siç urdhëron Kurani: atëherë, çfarë varrimi do të jetë?

Nuk do të jetë varrim mysliman, qartë. Një varrim shtetëror. Testamenti i tij spiritual. Ai nuk kishte armiq, ai mundohej t´i kuptojë edhe kundërshtarët dhe xhelatët e vetë: “ Nganjëherë dikush rrëshqet dhe duhet ta ndihmojmë”, thoshte ai
« A do të ketë kryq mbi varr ? «
Nuk e di. Ka një muaj që është gati një varr në varrezat e Prishtinës. Dhe janë varreza për të gjitha fetë». Rugova dëshironte një katedrale për t´ia kushtuar Nënë Terezës dhe kishte pyetur Papa Wojtyla për ta bekuar atë. Në Ballkan, ku po mbushet me xhami, ai përsëriste se besimi i parë që ishte ushtruar këtu ishte krishterimi, sepse islami ka ardhur më vonë. Para disa muajve i kishin vënë një autobombë: a kishte frikë? «
Jo. Rruga e tij fetare kishte nisur para shumë viteve, megjithëkëtë e kanë votuar dhe zgjedhur gjithnjë. Shumë intelektual shqiptarë janë duke bërë rizbulimin e njëjtë të identitetit historik e spiritual: ne jemi pasardhës te Skënderbeut dhe Nënë Terezës. Nëse e mohojmë këtë, mohojmë vetveten! Po çka mendonte për Islamin?
«Nuk ka dashur kurrë të shprehet për këtë: as për të mirë e as për të keq». Doli nga skena në një çast delikat, thotë Pacolli, njeriu i Rusiagate, se sëmundja e tij ishte pak si ajo e Sharonit në Izrael... « Sharonit? Jo, si Moze! Vdiq pak para se ta shohë Tokën e Premtuar, përfundimisht të lirë. » Francesco Battistini, Corriere della Sera, 22 janar 2006
Nga italishtja: Lis Bukuroca. përkthyer më 23.01.2006

Mbi kombin kosovar

Ata që dikur dështuan me krijimin e kombit jugosllav janë ngritur peshë dhe mundohen të krijojnë kombin kosovar. Si i pari ( kombi jugosllav ) si i dyti ( kombi kosovar ) kishte dhe ka për qëllim dobësimin e faktorit shqiptar dhe shpërbërjen e tij.Ndoshta të gjithë fqinjët në Ballkan janë ithtar te kësaj ideje, te një kombi të ri. 

Sllavet kanë traditë në këtë drejtim: ata ranë te flenë si diçka tjetër dhe u zgjuan si : maqedon, malazez, boshnjak, serb etj.! Te ata madje religjioni ka ndikuar në krijimin dhe përkufizimin e kombit! Te ne jo! Kemi tri fe, por jemi një komb! Te ata katoliku është kroat, myslimani boshnjak, ortodoksi serb... etj.

Maqedonët (me ndihmën e Titos) krijuan kombin e tyre sepse ndjeheshin të rrezikuar nga Serbia dhe Bullgaria, dhe, as elita maqedone, as populli nuk dëshironin të quhen bullgar ose serb të jugut, e as nuk ishim të gatshëm për asimilim. Thënë drejt masat rurale maqedone nuk e dinin vet se çka ishin! Madje një komb i ri i konvenonte edhe Komitetit Qendror! 

Dhe populli nuk kundërshtoi emërtimin e ri, por e përqafoi atë! Pra, për t' u krijuar një komb i ri, nevojiten së paku dy vullnete ekstreme për shkëputje dhe diferencim. Njëri vullnet duhet të dalë nga elita kombëtare, tjetri nga populli. Mund të ndikojnë edhe synimet asimiluese apo paternalizmi, por Shqipëria nuk është sjellë kurrë si tutore ndaj shqiptarëve jashtë kufirit. Ajo ka vuajtur për ne, ne për ata!

Ne nuk kemi arsye të turpërohemi që jemi shqiptar. Ne nuk kemi shtypur askënd dhe ne nuk kemi njollosur ndërgjegjen kolektive, prandaj nuk kemi arsye për dezertim emocional kombëtar! Nëse serbet nuk ndryshojnë emrin e kombit aq të damkosur, nuk di pse ne duhet ta bëjmë këtë!?

Ekzistuan dy shtete gjermane gjysmë shekulli dhe nuk dolën ide për krijimin e dy kombeve, ekzistojnë edhe dy Koré, por mbetën një komb.
Fqinjët tanë përreth kane një makineri të tërë që merret me asimilimin e pakicave, kurse te ne dalin njerëz që përpiqen ta zvogëlojnë numrin tonë!

Të tjerët asimilojnë dhe shtojnë numrin e tyre, kurse ne dëshirojmë te bëhemi diçka në mënyrë artificiale dhe kështu ta reduktojmë vetveten! Po në dobi të kujt është kjo? Në dobi të kujt është krijimi i kombit të ri? Tonin natyrisht se jo! 

Derisa nuk dilet me ide të tilla nga akademitë tona, nga partitë politike dhe nga masa, unë nuk shoh arsye për brengosje, sepse nuk di kush hodhi gurin i pari, dhe ajo që është me rëndësi, duhet ditur origjina e nismëtarit: motive e tija dhe lidhshmëritë e tija dhe në shërbim të kujt vepron ai!

Për kombet pak është me rëndësi se çka flasin njerëzit rrugës, por është koherente, ndërlidhësi dhe deri diku motivuese kur flasin elitat. Inteligjencia jonë nuk përqafon ide të tilla. Amin!

Qeveria serbe ka helmuar babain e Nënë Terezës

Qeveria serbe ka helmuar babain e Nënë Terezës, maqedonasit botojnë monografi se ajo është maqedonase… ja një fragment nga biografia e autorizuar…

Me 28 nëntor 1912 në shtëpinë Bojaxhiu u festua Deklarata e Pavarësisë me një gosti të madhe dhe kremtim të bujshëm. Nikolla nga natyra ishte një mikpritës: Dera e shtëpisë së tij ishte e hapur për të gjithë, që nga të varfëritë e Shkupit, deri te argjipeshkvi që banonte aty. 

Në këtë natë të veçantë shtëpia tij ishte e mbushur me patriot shqiptarë, të cilët deri në të gdhirë diskutonin dhe këndonin të përcjellë me mandolinë. 

Mikpritësi nuk fshihte qëndrimin e tij për çështjen kombëtare të Shqipërisë. Po ky angazhim e futi atë në një Lëvizje, që ishte themeluar pas Luftës së Parë Botërore dhe kishte për qëllim t'i bashkëngjisë Shqipërisë së Madhe provincën e Kosovës, e cila ishte e banuar kryesisht me shqiptarë. 

Për këtë arsye Nikollë Bojaxhiu në vitin 1919 shkoi një herë për një takim politik në Beograd. Ai kishte braktisur shtëpinë me shëndet shumë të mirë dhe i shoqëruar nga një këshilltar bashkiak. Kur u kthye prapa, me pajton, i shoqëruar nga konsulli italian, qe sëmurë për vdekje. Ai kishte gjakderdhje të madhe dhe menjëherë u dërgua në spital, ku edhe operacioni i domosdoshëm nuk arriti të përmirësojë gjendjen. Nikollë Bojaxhiu kishte 45 vjet kur vdiq. Akoma është sekrete prapavija e vdekjes së tij, mirëpo pat anëtarë të familjes si dhe mjekë, që qenë të sigurt se atë ( Nikollë Bojaxhiun ) e kishin helmuar.“

faqe 23
Kathryn Spink
Mutter Teresa – Ein Leben für die Barmherzigkeit.
Autorisierte Biografie / Biografi e autorizuar
Gustav Lübble Verlag
Titulli i origjinalit: Mother Teresa. A Biography.

London: HarperCollins

Fytyrat ballkanike/ Shekulli

Dilema
Evropa ka frikë nga një radikalizëm në Serbi, kështu përligjë ajo shtyrjen e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Në zgjedhjet e reja nuk mund të fitojë askush që është më radikal se Koshtunica.
Ai deri sot ka treguar se mendon si Millosheviçi, por kanë një dallim: të parit i mungon viçi në fund.

Mafia
Politikanët deklarojnë pasuritë e tyre dhe ne habitemi. Në Ballkan kemi politikan të pasur dhe mafioz të varfër. Apo mafioz të pasur e politikan të mjerë! Në emër të barazisë qytetare duhet të detyrohen edhe mafiozët ta bëjnë deklarimin e pasurive, si kolegët e tyre: politikanët! Edhe të korruptuarit duhet t´i deklarojnë rendimentet e tyre që i kanë fituar nga zyra e shtetit, pa paguar qira!

Pafytyrësia 1
“Pas mbarimit të luftës u kthyen në Kosovë shumë më shumë shqiptarë se sa që kishin ikur. Ata erdhën nga Maqedonia dhe Shqipëria në Kosovë, por për kthimin e serbeve nuk është bërë asgjë” Koshtunica për kanalin televiziv te Moskës: TVC.
E vërteta e parë: Ai pengon kthimin e serbeve! E dyta: shqiptarët nuk kishin ikur, ishin deportuar dhe dëbuar! E treta: shqiptarë nuk kanë ardhur nga Shqipëria dhe Maqedonia, por kanë ardhur nuse në Kosovë dhe kanë shkuar nuse nga Kosova!

Pafytrësia 2
“NATO donë të krijojë shtet të ri në territorin e Kosovës me kryeqytet bazën amerikane Bondsteel...”, tha Koshtunica për kanalin televiziv rus. Rrenë. NATO garanton sigurinë e shtetit të ri. Shteti është ndërtuar para NATO-s. Rrena 2. Kryeqytet do të jetë Prishtina.

Fytyra serbe
Nëse Kosova bëhet e pavarur poshtërohet fytyra serbe, përsërisin ata që nuk kanë fytyrë dhe që përpiqen të poshtërojnë fytyrën shqiptare dhe amerikane dhe evropiane.

Përralla serbo-ruse
Nëse Kosova bëhet e pavarur, atëherë shumë regjione separatiste në botë do të shpallin pavarësinë.
Kështu ndodhi kur u be Republika Sërpska në Bosnjë. Bota u rras me republika të reja. Tash ato do të bëhen shtete.
Ne, në fakt kemi shpallur shumë herë republikën, por ajo nuk u bë kurrë. Shpallja nuk ndryshon shumë, por forca. Kush ka kaçik, le të bëhet shtet! Kush nuk ka, mbetet gjysmagjel. Ky është ligj i Tokës. Lamtumirë Serbi. Mirupafshim në Evropë!

Morfologjia e politikës serbe

Gazeta shqipe në Angli
Gazeta Ndryshe
Gazeta SOT
Gazeta SHKODRA

(Ky artikull është përmbledhje e shkurtër e shkrimeve në forume gjermane gjatë debateve me serbet...)

Serbia është qindra herë më e vogël se Kina,
por botës i ka shkaktuar probleme qindra herë më shumë se ajo.
Serbet nisën luftën e parë botërore dhe luftën e fundit ballkanike!

Prolog

Shqiptarët çliruan veten nga Perandorspia Osmane pesëshekullore, kurse gjysma e kombit do të ripushtohet nga e shtypura pesëshekullor, Serbia. Nga Lufta e bërë kundër turqve përfitoi vetëm një pjesë e kombit. Një pjesë të madhe e pushtoi aleatja shekullore dhe historike ruse dhe kështu u lindën premisat për luftërat e njëpasnjëshme në Ballkan. Serbia dekompozoi substancën kombëtare shqiptare dhe shkëputi lidhjet e saja ciklike: ajo shkatërroi kohezionin tonë kombëtar. Nga pushtuesi osman serbët morën mendësinë: urrejtjen, agresionin dhe zellin për pushtime.

Ata nuk do të pushtojnë vetëm toka shqiptare, por edhe hungareze, kroate, rumune bullgare dhe maqedone. Këto kombe nuk shkuan në Serbi si emigrantë për të punuar, por në shtëpitë e tyre shkoi armata serbe dhe aty u ngrit pushteti serb. Dhe, sot, kjo Serbi, kaq e vogël, ka aq numër të madh pakicash sa vështirë e ka ta administrojë veten dhe të tjerët që kërkojnë barazi dhe se numri i pakicave bën gati gjysmën e banorëve.

Ndarja e Kosovës nga Serbia do ta zbuste përbërjen nacionale në favor të serbëve dhe do të ndikonte në stabilitetin e këtij shteti me popullsi kaq shumë të përzier dhe kaq vështirë të administrueshëm. Do të ndikonte që Serbia t´i kthehet vetes dhe të riedukohet. Do të ndikonte që përfundimisht Serbia të administrohet pa kërbaç, të mësohet me demokraci dhe të braktisë synimet makiaveliste dhe maçoiste në politikë.

Rrëshqitja jonë prej një pushtuesi në tjetrin ishte një traumë kolektive dhe kjo ka ndikuar shumë edhe në formimin e kombit dhe vetëdijen e tij dhe kjo traumë akoma nuk është përpunuar si duhet dhe, vështirë është të gjendet familje shqiptare jashtë kufirit që nuk ka njeri të vrarë, të burgosur apo të dëbuar nga Serbia. Nuk ka mundur kjo të përpunohet sepse serbët kanë prodhuar te ne tragjedi vazhdimisht dhe pa pushim. Deri në vitin ´99 të papenguar. (Idetë e sotme mbi kombin kosovar janë pasoja të kësaj traume).

Dhuna serbe nis në vitin 1878 nga sanxhaku i Nishit dhe do të vazhdojë deri në vitin 1999. Në Serbinë jugore vazhdon akoma diskriminimi.(Presheva me mbi 35 mijë banorë nuk ka spital. Dhe dihet se kudo spitalet ndërtohen nga shteti).

Do të bëjmë shumë kryengritje, por serbët të përkrahur dhe ndihmuar nga rusët do t´i shuajnë ato gjithmonë. Kur dolëm nga sundimi turk, Serbia nuk ishte më e zhvilluar se Kosova: as Maqedonia jo, as Bullgaria e as Greqia. I tërë Ballkani industrinë më të madhe që posedonte ishin farkëtarët dhe çekiçët, kryesisht romë. Deri në luftën e dytë botërore Serbia do të jetë një vend agrar, me ardhjen e Titos Serbia do të industrializohet relativisht shumë dhe ky kroat do të jetë kryetari më i mirë që ka pasur ndonjëherë Serbia!

Që nga çlirimi nga osmanët shqiptarët jashtë kufirit do të jenë koloni serbe. Atyre do tu mohohen të gjitha të drejta njerëzore: arsimore, gjuhësore, kulturore etj. Për t´i fituar shkollat shqiptarët do të revoltohen edhe pas luftës së dyte botërore ; bota nuk do të reagojë sepse Tito kishte emër të madh, e në Shqipëri po sundonte “xhaxhi” i vogël që parapëlqente të hajë bar, por nuk do të braktiste komunizmin dhe ishte i zënë me komunizmin botëror; shkruante libra kundër botës perëndimore dhe herë pas here detyronte bashkëpunëtorët të vetëvriteshin. 

Rusia dhe Franca nga miu klonuan elefantin

Këto dy vende nga një shtet i vogël krijuan një shtet kolonial në Ballkan. Dhe, siç shihet, i bën probleme Serbisë! Kjo fuqi e re koloniale do t´i shtypë radhazi të gjitha kombet në këto treva. Dhe, asnjë komb nuk do të ndihet i lumtur e me fat të jetojë në fqinjësi me serbët. Serbët do të përpiqen t´i asimilojnë maqedonasit dhe deri në luftën e dytë botërore maqedonët do të detyrohen t´i shkruajnë mbiemrat me “viç”. Këto përpjekje asimiluese do t´i bëjnë edhe kundër boshnjakëve, kurse për shqiptarët duke parë se vështirë asimilohen, ata, domethënë serbët, do të bëjnë projekte shkencore se si duhet të dëbohen dhe zhduken shqiptarët kolektivisht. Projektet e tyre janë pararendës të ideologjisë fashiste dhe të denja vetëm për ato arkiva.

Projektet e tyre shkencore në kohë të caktuara do të përmbarohen dhe tragjedia do të jetë e madhe për ne. Me ndihmën e Rusisë ata do t´i pushtojnë tokat: shqiptare, boshnjake, bullgare, rumune, kroate, maqedone dhe me ndihmën e Rusisë do t´i pushtojnë edhe trojet hungareze. Dhe kështu nga miu u krijua elefanti artificial, jo vetëm artificial, por ky mi në të vërtetë po besonte se ishte elefant; këtu qëndron krenaria e miut dhe në krenarinë e miut qëndron strukur tragjedia e Ballkanit. Që nga 1912 gati asnjë komb ballkanik nuk do të këtë rehati, sepse Serbia nuk do t´i lejojë të jetojnë në paqe. Ajo madje do t´i rrëzojë edhe qeveritë shqiptare, dhe do ta vejë atë që i pëlqen asaj.

Shumë toka të pushtuara – shumë probleme, kombi i vogël prodhon tragjedi të njëpasnjëshme

Dhe ky komb i vogël bën më shumë probleme se Kina e madhe. Serbia ka probleme me hungarezët në Vojvodinë, edhe ata kërkojnë barazi. Nga Vojvodina e pushtuar pas luftës së dytë serbet patën dëbuar 400.000 gjerman të Banatit në jug qindra mijëra shqiptarë, qindra mijëra boshnjak dhe qindra mijëra maqedon. Serbia ka probleme apo do të ketë në Sanxhak me boshnjakët. Ajo do të ketë probleme edhe në Serbinë jugore, sepse edhe shqiptarët atje dëshirojnë të trajtohen të barabartë. Serbia ka probleme me shqiptarët sepse ajo dëshiron t´i mbaje vendet e huaja duke u thirrur në histori, por vetëm deri ku i konvenon asaj. Ata p.sh nuk dëshirojnë të kthehen në Karpate, ku kishin vendlindjen dhe djepin, por duan të mbajnë Kosovën, ku “djepi “ është i zbrazët, por pushka serbe vazhdimisht e mbushur, edhe atë që nga viti 1912.

Që nga viti 1912 luftojmë ne pa pushim për tu shkëputur nga ky fat i zi, herë me intensitet më të madh, herë më të vogël. Kosova u mbajt nën administrimin serb vetëm e pushtuar. Serbët thirren në kishat dhe kështu prodhojnë probleme tjera dhe rithërrasin pushtuesit dhe kërkojnë riorganizim shtetëror në bazë të historisë: nëse veprohet pas kësaj logjike, atëherë në Ballkan mund të rikthehet Roma, respektivisht Italia, nëse jo Italia, atëherë Turqia. Këto shtete kanë sunduar Kosovën më shumë se Serbia. Dhe nëse gjykojmë në këtë mënyrë, atëherë SHBA do të ketë probleme të mëdha. Historia pra mund jetë magistra vitae, mirëpo jo mjet matës për ta ndërtuar ardhmërinë, por në këtë rast, për ta shkatërruar atë.

Serbët dhe vështirësitë e tyre për ta kuptuar demokracinë – diskriminimi i minoriteteve në Serbi

Fatkeqësisht deri tani e kanë dëshmuar se me demokracinë kanë probleme të mëdha ( çdo zgjedhje e kryetarit ka qenë te ata një tronditje nacionale dhe problem europian ). E patëm fjalën te diskriminimi i pakicave: 20 deri 30 % janë pakica në Serbi, kështu duhet të ishin edhe në parlamentin serb; 20 deri 30 % duhet të ishin në diplomaci ose në administratë, mirëpo jo, kjo nuk do të ndodhë, sepse kur shtypen të tjerët, ata mendojnë se bëhen sipëror.Bota e kuptoi dhe e morri vesh mirë, se një vend kaq i vogël nuk mund të bëhet kolonizator. Kështu të mbeten nuk ia dolën as francezet, as anglezet, as spanjollët e as portugeze! Kësaj nuk do t´ai dalin as serbët. Serbia vitet e fundit po sillet shumë nervoze dhe duket si trazovaçe e madhe sepse po mungojnë: devizat kroate nga turizmi. Plumbi, thëngjilli dhe nxehet tjera nga Kosova dhe fuqia e lirë punëtore. Po mungojnë ekspertët nga Sllovenia, po mungojnë perimet e lira nga Maqedonia. Dhe vërtete po mungon çdo gjë që ndihmon një shtet për të mbetur kolonizator vertikal. Sot në Serbi janë mbi 60 % të papunë. Kjo është hera e parë që në 100 vitet e fundit serbet duhet të punojnë vet për bukën e tyre. Tani Serbia është shumë e vogël për t´i absorbuar gjithë ata policë e oficer që dikur shërbenin nëpër Jugosllavi, e mbi 70 % ishin serb. Jugosllavia ishte parajsë serbe, prandaj edhe luftuan për ta mbajtur atë.
 
Shkurt e shqip ikën skllavët dhe sllavët nga Serbia. Ikën dhe luftuan kundër Serbisë vëllezërit e tyre sllav. Madje, edhe ata që Serbia i kishte rritur duke rrënuar koherencën shqiptare. Ata, vëllezërit sllav të Serbisë, u ngritën dhe luftuan kundër vëllait. E ç´ka kërkoni nga shqiptarët ju lutem?
Serbisë i duhet ndihmë dhe duhet ta ndihmojmë, jo pse e ka merituar, por pse popujt përreth meritojnë gjumë te qetë.

E po si mund të ndihmohen serbët?
Serbët duhet të denacionalizohen. Të riedukohen! Këtu qëndron qetësia e Ballkanit. Miut duhet bërë të qartë zëshëm dhe vendosmërisht se nuk është elefant. Sa më shpejt që ta kuptojnë këtë, aq më shpejt qetësohet Ballkani. Serbëve duhet thënë e vërteta në sy: koha e kolonive ka ikur përgjithmonë. Ata akoma po vuajnë nga megalomania e shekullit të kaluar. Neve në Ballkan na duhet paqja dhe kombet nuk mund t´i zgjedhin fqinjët. Po të kishin mundur kombet t´i zgjidhnin fqinjët, atëherë sigurisht serbët nuk do t´ishin aty ku janë sot. Me serbët nuk deshën të jetojnë: as sllovenet, as kroatët, as boshnjakët, as maqedonët, as shqiptarët, as malazezët, edhe si fqinj askush nuk do t´kishte dëshiruar.Ata luftuan dhe shkaktuan vuajtje dhe trishtim: ata kanë luftuar kundër: italianëve, austriakëve, sllovenëve, kroatëve, boshnjakëve, hungarezëve,bullgarëve, rumunëve, shqiptarëve, grekëve dhe maqedonëve. Ata vranë dhe sakatuan edhe pakica: goranët, romët, turqit, vllehët, rumunët, hebrenjët etj. Sa i përket hebrenjve në vitin 1942 Nediçi krenar i telegrafonte Hitlerit se Serbia u bë shteti i parë pa hebrenj (Judenfrei ) F.Cohen SERBIA'S SECRET WAR;Propaganda and the Deceit of History.Philip Cohen) Serbia, pra ishte shteti i parë në planetë që u deklarua i pahebrenj.
Ata luftuan kundër gjitha atyre që u takuan në tokë apo në det; ata regjistruan në historinë e tyre edhe një luftë kundër Amerikës dhe Aleancës Atlantike, sepse virtyti i të varfrit është krenaria dhe inati, thotë një proverb italian: ata e dinin se këtë luftë nuk e fitojnë, me rëndësi ishte guximi për ta. Këtë herë u këndell edhe Rusia dhe kuptoi se Serbia po luante rol të dyfishtë dhe tejpanë kurvën në dy karrige: në paqe në prehër të perëndimit, në rrezik në përqafim të Rusisë. Serbia akoma sot nuk e ka kuptuar peshën e vetë. Ata fitojnë 100 € në muaj , por nuk pushojnë së ndërtuari kazerma pranë kufirit të Kosovës dhe në jug ku jetojnë shqiptarët; kazerma me videokamera dhe sensorë, me pushkë automatike e armë të sofistikuara. Ky komb ka nevojë për ndihmë. Ai ka probleme me orientimin dhe të vërtetën.

Manipulimi i statistikave - Burimet zyrtare serbe:

Përbërja etnike e Serbisë pa Kosovën: 82,8 % serb, 3,9 %hungarezë , 2.1 % boshnjak, 1.4 % romë, 1.1 % jugosllav, 0.9 kroat, 0.9 % malazezë, 0.8 % sllovak, 0.5 % vllah, 0.5 % rumun, 0.4 % maqedon, 0.3 % bullgarë, 0.3 % bunjevac, 0.2 % ukrainas dhe 4.000 gjerman - si dhe grupe tjera etnike, gjithsej 21.

Pra, sipas statistikave zyrtare në Serbi jetojnë sot 20 % pakica, sipas vlerësimeve të paanshme më së paku 30 %. Po ku qëndron problemi? Problemi qëndron aty se këto 20% apo 30 % nuk duken askund në shtetin serb: ata nuk kanë të drejta politike dhe njerëzore. Njerëzit jetojnë, ku jetonin me shekuj. Një dite erdhi armata serb dhe u ngul aty, pushtoi vendin, e deklaroi për vend serb, e pagëzoi ndryshe dhe vendasit i shndërroi në pakica kombëtare dhe ua abrogoi të drejtat dhe aftësitë juridike shtetformuese që kishin me vendin amë. Ky ishte kidnapim shtetëror i popullsisë dhe i vendit! Duke u shndërruar në pakica Serbia do tu caktojë dozën dhe intensitetin e lirisë. Kurse nëpër shkolla do të mësohet historia “lavdishme” e popullit serb dhe se gjuha serbe është gjuha më e mirë në botë ( në librat e gjuhës frënge për shkollat fillore që e mësojnë edhe pakicat ).

Numri real i serbeve në Serbi nuk mund të jete më i madh se 4 maksimalisht 4.3 milion, këtë do ta shohim më poshtë.( Pakica Rome në Serbi është regjistruar si serbe duke shpresuar se u japin punë apo duke shpresuar se kështu i ikin diskriminimit. Pakica rome në Serbi jeton nëpër baraka dhe shtëpi prej teneqe dhe prej letre. Presioni mbi romët nuk pushon dhe shumë prej tyre kanë ikur nga Serbia).

Serbia pa Kosovën, sipas burimeve zyrtare është kjo: 7.498.001. Nga ky numër duhet hequr 490.000 refugjatë që paskan ikur nga vendet ku luftohej, kështu thonë ata, dhe statistika serbe i ndan kështu: 180.000 nga Kroacia, 90.000 nga Bosnja, 220.000 nga Kosova ( këtu janë numëruar edhe serbët që kanë braktisur Kosovën në vitet e 70 e 80, po këtë nuk e thonë ). Numra çuditërisht të rrumbullakët dhe serbisht, sipas interesit. Nejse, t´i marrim këta numra si të vërtetë, edhe pse tepër gjeometrik dhe tepër të rrumbullakët: 7.498.001 minus 490.000 mbeten 7.008.001. Tani shtrohet pyetja banale dhe e naive: si është e mundur që Serbia në zgjedhje për votime t´i thërrasë 6, 5 milion qytetarë kur ka vetëm 7 milion banorë?

Dobrica Çosiç thoshte se rrenat serbe janë art, tani do të përpiqemi ta dëshmojmë këtë të vërtetë të madhe.

Nga 7.000.000 sa po dëshiruaka t´i ketë Serbia, më së paku 30 % janë pakica. Domethënë mbi 2 milion, ( serbët thonë diku 1.5 milion ). Pra shtatë milion minus 2 milion na mbeten pesë milion serb. Edhe kjo nuk është e tëra. Numrat janë manipuluar, si gjithmonë në Serbi. Këtë e di edhe Dobrica Çosiçi! Në Serbi jetojnë më shume 700.000 romë ( sipas Frankfurter Allgemeine Zeitung, 10 %). Ortodoks dhe mysliman në jug, katolik në veri. Mirëpo në statistikën zyrtare na dalin 1.4% romë, domethënë diku 100.000 banorë. Në fakt në Serbi jetojnë më shumë, sipas statistikave rome del se vetëm në Beograd jetojnë 110.000 romë. Kjo domethënë se vetëm në Beograd jetojnë 1.4% të romëve.

Shqiptarë thotë statistika serbe janë 0.8%, ndërkaq vetëm në jug te Serbisë jetojnë 1% diku 70.000 dhe 30.000 nuk janë kthyer akoma në shtëpitë e tyre të rrënuara nga ushtria serbe. Milosoheviçi me 19.02.02 në Hagë duke replikuar me Mahmut Bakallin i tha atij se në Beograd jetojnë 70.000 shqiptarë dhe se para lufte paskan qenë 100.000. Domethënë mbi 3% shqiptarë jetojnë në Serbi, e jo 0.8% si thotë statistika serbe. Millosheviçi duhet ta dijë mirë numrin tonë! Këtë e di edhe Koshtunica. Janë manipuluar edhe numrat e maqedonëve, sepse deri në Vranjë flitet shqip dhe maqedonisht. Janë manipuluar edhe numrat e hungarezeve, të kroateve e kështu me radhë. Nga 400.000 gjerman sa kishte deri në mbarim të luftës së dytë, sot jetojnë vetëm 4.000 aty dhe në shtëpitë e tyre janë vendosur serbët, kurse tokën e tyre e kanë marrë ata. Siç shihet gjermanët e kaluan më mirë se hebrenjtë!

Pra në Serbi jetojnë 2 – 3 milion pakica, por në parlament nuk ka asnjë për qind. Minoritete diskriminohen në Serbi si askund në Europë dhe kjo politike diskriminuese duhet të denoncohet kudo dhe çdo ditë.

Rekapitullim

- Pakicat ( 21 janë në Serbi ) nuk shkuan në Serbi për shkaqe ekonomike, mirëpo Serbia pushtoi kryesisht territore të huaja dhe banorët vendas i shpalli pakicë në tokën e vetë. Serbët e konsiderojnë veten si racë superiore dhe çdo serb i rëndomtë beson se është mbinjeriu i Ballkanit.
- Akademia Serbe ishte parapërgatitëse e këtij deliriumi, ketyre halicunacioneve dhe projekteve fashiste në politikën serbe mbi dëbime dhe zhdukjen masive e të organizuar të njerëzve.
- Atë që dëshironte Hitleri Judenfrei, serbet e kishin planifikuar dhe ekzekutuar para tij : Albanerfrei. Se e dëshironin këtë, e dëshmoi Millosheviçi në vepër.
- Qe nga vitin 1912-1969 u dëbuan me shume se 1 milion shqiptarë.
- Fakt është se Serbia u vetëdeklarua si shtet i parë pa hebrenj në vitin 1942.
- Fakt është se minoritetet nuk kanë të drejta njerëzore e as politike dhe nuk përfaqësohen askund: as në administratë , as në ekonomi e as në diplomaci.
- Fakt është se Serbia ka manipuluar numrat dhe se kjo mund të ilustrohet dhe dokumentohet shumë lehtë dhe kurdoherë. Serbia ka diku 4 milion banorë.
- Fakt është se Serbia ka terrorizuar dhe luftuar me të gjithë fqinjët e vetë. Në kohën e re ata luftuan kundër: slloveneve, kroatëve, boshnjakëve dhe shqiptarëve dhe në prapaskenë po intrigojnë kundër Malit të Zi. Ata vranë, dhunuan, vranë dhe sakatuan fëmijë e pleq, dhunuan gra dhe vajza të reja.
- Fakt është se Serbia ka manipuluar të gjitha historitë e fqinjëve dhe është përpjekur dhe mundohet t´i ndryshojë ato. Tani është koha ta rishkruajnë historinë e vetë, duke u distancuar nga ideologjia fashiste dhe shfarosëse kundër fqinjëve.
- Fakt është se Serbia që nga krijimi u rrit për tri herë duke pushtuar troje ku sot jetojnë të ashtuquajturat pakica.
- Fakt është se askush nuk dëshironte të jetojë me serbët dhe kudo pati kryengritje.
- Fakt është se serbët po luftonin për ta ruajtur jetën komode që ua mundësonte Jugosllavja në dëm të tjerëve.
- Fakt është se 1 milion shqiptarë u dëbuan, mijëra u vranë , mijëra u dhunuan, qindra mijëra shtëpi u dogjën. Makinat nga fabrikat u vodhën, aparatura nga spitalet gjithashtu dhe mobilet e shtëpive shqiptare shiteshin nëpër tregje të Serbisë. Dhe të gjitha arkivat dhe kufomat e civilëve u transferuan në Serbi. Dhe kjo Serbi gjoja dëshiron të bashkëjetojë me shqiptarët.
- Pretendimi i saj për të jetuar në një shtet me shqiptarët dokumenton katërçipërisht: arrogancën, mungesë takti, pafytyrësinë dhe mungesën e respektit ndaj viktimës.

Epilog

Ne shpresojmë se Serbia mbushet me mend dhe shqyrton në mënyre kritike veprat e veta. Ne duhet tua falim atyre gabimet, ata duhet të kërkojnë ndjesë. Kështu e dëshiron ardhmëria. Kështu kanë vepruar kombet e civilizuara, sepse është tragjike kur hasmëria, mostoleranca dhe urrejtja barten mbi supet e fëmijëve tanë, në brezin tjetër.

Këto që u përmenden më lart janë motivet kokëforta që tregojnë pse shqiptari nuk mund më të jetojë me Serbinë, mirëpo pas këtyre arsyeve kolektive qëndrojnë mijëra dhe miliona arsye subjektive individuale dhe fate familjare.

Sipas deklaratave të fundit mund të konstatohet se Serbia nuk është ngopur akoma.
Pavarësia është ndërtuar mbi supet e fëmijëve të vrarë shqiptarë, mbi supet e grave të dhunuara shqiptare, mbi supet e luftëtarëve shqiptarë, mbi eshtrat e kufomave shqiptare të deportuara në Serbi dhe mbi supet e popullit të deportuar! Pavarësia është korrigjimi i vonuar i historisë, anulim i casus belli-t dhe gabimeve tragjike për shkak të cilave po vuan sot Ballkani.

Mbetja e Kosovës në Serbi, është dhunim shpirtëror dhe rirobërim për shqiptarët dhe kështu shpërblehet politika e Milosheviçit.
Populli serb mund të jetë i mirë, por shteti serb ka qenë gjithmonë i keq për shqiptarët!

Serbia është qindra herë më e vogël se Kina dhe India,
por botës i ka shkaktuar probleme qindra herë më shumë se këto dy vende.

Ne falënderojmë dhe lusim SHBA-t të mos përsërisin gabimet e europianëve indiferentist! Kosova meriton dhe lutet për një zgjidhej pragmatike dhe të qëndrueshme. Shteti Serb e pati në dispozicion gati një shekull Kosovën dhe e shfrytëzoi për poshtërim dhe nështrim. Më mirë miq e çdo njëri në shtëpi të vetë, sesa armiq në të njëjtën shtëpi.

2007/2008


Shqiptarët dhe hebrenjët

Vetëm shqiptarët i bënë ballë makinerisë vrastare naziste. Shqipëria ishte vendi i vetëm në Europë, ku pas lufte jetonin më shumë hebrenj sesa para lufte. Vendi u pushtua në vitin 1939 nga fashistët italian e pastaj nga nazistët.” Këtë e tha Avner Shalei, drejtor i Qendrës Memoriale Holokausti i Jerusalemit, Jad Vaschem, me rastin e hapjes së një ekspozite me fotografi të fotografit amerikan Norman Gersham. Ai kishte fotografuar ata heronj në vendin e vogël mysliman, në juglindje të Europës, që, gjatë Luftës së Dytë Botërore kishin shpëtuar jo vetëm gjithë 200 hebrenjtët nga kryeqyteti Tirana duke rrezikuar jetën e tyre, por edhe qindra refugjat hebrenj nga Austria dhe Jugosllavia...

Shkruan: Ulrich W. Sahm, Jerusalem


“Në Shqipëri nuk kishte urrejtje ndaj hebrenjve, prandaj ekzistonte aty rregulla e vetëkuptueshme njerëzore se njerëzit në nevojë duhet ndihmuar dhe refugjatët duhet strehuar nga përndjekësit nën kulmin dhe përgjegjësinë e tyre...” shtoi Shalei. Në këtë kremtim morën pjesë të mbijetuar nga Shqipëria, djali i një shpëtuesi të tyre, përfaqësues të ambasadës shqiptare dhe ministri i vetëm arab në qeverinë izraelite, Raleb Maxhadle.

Shqipëria është “ si Izraeli një vend me pak gjeografi, por me shumë histori”, tha përfaqësuesi i ambasadës nga Tirana. Hebrenjtë e parë kanë ardhur në Shqipëri para 2000 viteve. Gjatë Luftës së Dytë Botërore shqiptarët mysliman kanë respektuar “ Besën”, fjalë që domethënë përafërsisht: nder, besim, mirëbesim dhe “ mbajtje e premtimit”.
Pse ka rrezikuar babai im jetën e tij duke vënë në rrezik edhe tërë katundin për ta shpëtuar një të huaj? Ai ishte një besimtar i mirë mysliman. Ai besonte se shpëtimi i një jete njerëzore do ta dërgonte atë në parajsë.” Këtë e tha djali i tij Enver Alia Sheker. Jehoshua Barushovic nga Meksika e përqafoi dhe rrëfeu se si kishte kërcyer nga treni, që duhej t´i çonte në Aushvic dhe ishte fshehur në një shpellë nën shtëpinë e Enver Shekerit dhe pastaj u mor nga familja e tij.
Babai i Enverit e kishin mbështetur për muri. Katër herë kishte ndjerë ai
tytën e pushkës në tëmth, mirëpo nuk kishte treguar gjë për hebrenjt e arratisur, që dëshironin t´i vrisnin nazistët. Në të vërtetë Besa është një parim përtej çdo religjioni, sepse e ka kuptimin e vetkuptueshmërisë njerëzore, njeriut që ke pranë të mos i shkaktosh dhembje. Kundër këtij parimi themelor të zakonshëm në Shqipëri edhe makineria e lubrifikuar vrastare më brutale si ajo e nazistëve, ishte e pafuqishme.
Shqiptarët jo vetëm se i kishin fshehur hebrenjtë, por edhe kishin refuzuar t´i dorëzojnë listat me emra për deportim në kampet e shfarosjes. Qendra Memoriale e Jerusalemit ka 21.758 jo hebrenj, që i ka shpallur si “ të drejtët e popujve” , sepse ata duke rrezikuar jetën e tyre, kanë shpëtuar hebrenj nga vdekja. Dhe, ne mesin e tyre, janë edhe 63 “ të drejtë” nga Shqipëria. Si datë e ekspozimit të fotografive është zgjedhur 27 janari 2008 në selinë kryesore të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, kur edhe bëhet përkujtimi i përvjetorit të Holokaustit.

NTV
Nur die Albaner widerstanden der Nazi-Mordmaschine

Nga gjermanishtja
Lis Bukuroca

----------------------------------------

Libra nga Lis Bukuroca
Ata që jetojnë në Gjermani mund t'i porosisin disa libra edhe te thalia.de  ose në 340 libraritë e saj në Gjermani, Austri dhe Zvicër.  

Gjenden edhe te libraria më e madhe në SHBA  Barnes and nobles dhe mund të porositet, përveç online, në 630 libraritë e tyre.  Shikoni ju lutem se ku ju konvenon çmimi më tepër.

Kuptimi i jetës  te amazon *

Kuptimi  jetës te lulu **


Letër burrave (I )te amazon

Letër burrave (I) te lulu


Letër burrave (II) te amazon

Letër burrave (II) te lulu


Ngjyrat e dashurisë te amazon, roman vetëm për lexues të moshës madhore

Ngjyrat e dashurisë te lulu, roman vetëm për lexues të moshës madhore


Shtatë parimet e dashurisë

Hijedritat e jetës

Die Asylbewerber, komedi gjermanisht


* Te amazon tash e tutje mund të porositen edhe nga Australia.

** Te lulu mund të porositen nga 150 vende të botës. Shikoni çmimin se ku ju konvenon më shumë.