(...) territori Shqipërisë sot nuk ka homogjenitetin që kishte dikur. Braktisja e vendit në mënyrë masive nisi pas shembjes së komunizmit dhe nuk pushoi deri në vitin 2045. Shqipëria, dikur vendi i shqiponjave, sot parajsë e turistëve, ka këtë përbërje kombëtare: 26 % shqiptarë, 23 % italian, 27 %, grek dhe pakica të turqve, kurdëve dhe kinezëve. Komunitetet greke, turke dhe italiane u vendosën në Shqipëri me investimet e tyre të mëdha: me ta erdhi edhe fuqia punëtore. Shqipëria dhe Turqia hynë së bashku në BEE në vitin 2025. Kurdët u ngulën kryesisht pas luftës qytetare dhe ndarjes së Kurdistanit nga Turqia, (viti 2021).
