Në lagjen “Zef Hoti.”
Ju pyeta në cilën rrugë.
Nuk janë emërtuar rrugët.
Dakord, lagja “Zef Hoti”, po numri?
Nuk ka numra!
Po nëse vij unë atje, si mund ta gjej
shtëpinë Tuaj?
Duhet të pyesni ndonjë njeri.
Po nëse nuk takoj njeri.
Gjeni pikësëpari shitoren, prej aty
vazhdoni drejt veriut dhe nja dyqind hapa larg, lakoni majtas, këtu vazhdoni
nja njëqind e pesëdhjetë hapa dhe lakoni djathtas, aty ecni edhe nja pesëdhjetë
hapa dhe arrini tek arra e madhe, menjëherë pas arrës së madhe, lakoni majtas, vazhdoni
tutje edhe një copë herë dhe diku pas shtatëqind hapave shihni një kaçube...
Qytetarët shqiptarë shpesh herë mbeten
të hutuar para administratës gjermane dhe këmbënguljes së tyre për ta kuptuar
adresën. Të hutuar dhe habitur mbeten edhe nëpunësit gjerman. Të njëjta problem
në Gjermani kanë edhe qytetarë nga Afrika, Burkina Faso, Çadi, Mali, por edhe
nga fshatrat e Serbisë, Maqedonisë, të Malit të Zi dhe padyshim edhe nga
fshatrat e Kosovës. Raste të tilla shfaqen në Shqipëri edhe për qytete.
Gjysma e personave që përjetojnë në
Gjermani një infarkt në zemër, shpëtohet dhe ky shpëtim varet gati krejtësisht nga
shpejtësia e arritjes së ndihmë së shpejt. Gjysma tjetër vdesin. Se si mund të
arrijë në ato vende ndihma e shpejtë, pa humbur kohë dhe duke pyetur njerëz,
kjo nuk dihet. Sa prej tyre vdesin nga humbja e kohës për të gjetur shtëpinë,
as kjo nuk dihet, sepse në këto vende, njeriu vdesë sepse e ka të shkruar. Sigurisht
zjarrfikëset e kanë më lehtë; ata mund të shikojnë nga po del tymi, por
vrasësve dhe dhunuesve kjo mungesë e orientimit, u jep shumë kohë për t’ u
arratisur.
Atje, mirëpo, nuk pushojnë së lavdëruar
Zogun për administratë evropiane. Atje nuk pushojnë së lavdëruari Zogun për
konsolidimin e shteti, e në fakt, shteti shqiptar, edhe 100 vite pas lindjes,
akoma nuk ka emërtime të rrugëve në tërë territorin e vet. Edhe Kosova. Për
administratën e kësaj të fundit dhe dokumentet që lëshohen atje, as të mos
flasim.
Në Gjermani ka edhe emërtime të tilla: “Rruga e Majdanozit”, “Rruga e Stallës së
Lopëve”, “Rruga e të Vëngrit” (para 800 vite paska jetuar një njeri me nam dhe i
vëngër), “Rruga e Mullirit”, “e Lamës” etj. Janë ruajtur ato emërtime, që janë
përcjellë brez pas brezi dhe ashtu si e njohin banorët e atij vendbanimi.
Rrugët që shpijnë prej fshati në fshat dhe prej qytetit në qytet, mbajnë
gjithmonë emërtimin e qytet apo fshatit që pason. Nuk ka rrugë apo rrugicë pa
emërtim. Edhe në parqe. Policia apo ndihma e shpejtë duhet të arrijë kudo,
sepse njerëzit lëvizin. Emërtime tjera janë kryesisht të shkrimtarëve, poetëve,
filozofëve, bamirësve, industrialistëve, shkencëtarëve, humanistëve në
përgjithësi, rrallë herë të ndonjë politikani dhe shumë rrallë të ndonjë
luftëtari. Një aktvendim gjyqësor nuk mund të bëhet i plotfuqishëm, nëse nuk ka
adresë të saktë, sepse nuk mund të llogaritet se i është dorëzuar palëve.
Skena e dytë:
E keni blerë këtë vendim gjyqësor apo e
ka shkruar pastruesi i gjyqit?
Jo, e ka shkruar sekretarja e gjyqit.
Në fund shkruan se ka gabime drejtshkrimore
.
Po, mirëpo e ka shkruar sekretarja e
gjyqit.
Këtu shkruan se “shkurorezimi u be sipas nenit 95 dhe vijues.”
Cilat nene janë vijues, që nuk i ka përmendur shkruesi?
Unë nuk i di ligjet.
Këtu shkruan: “PER KETO ARSYE”, asgjë
më shumë dhe nuk numërohet motivet.
Nuk e di, ky vendim është lëshuar në
Tiranë.
Më poshtë shkruan: “LEJOHET ANKESA
SIPAS LIGJES”, “ligjes” dhe pa shënuar numrin e tij apo “të saj.” Cilat ligje i
mundësojnë palës ankesën?
Nuk di, unë nuk jam gjyqtar. Shikoni më
poshtë gjenden vula e gjykatës si dhe vula tjetër që garanton se është identike
me origjinalin.
Po, mirëpo një vendim gjykate nuk mund
të lëshohet në këtë mënyrë nga një jurist. Mungojnë ligjet, mungon sqarimi i nevojshëm.
Këtu shkruan: “SHPENZIMET GJYQSORE SIC JANE BERE!”, por nuk thuhet se kujt i
ngarkohen e as nuk kuptohet kjo fjali.
Po, mirëpo këtu keni tri vula, që
vërtetojnë se dokumenti është origjinal. Katër pulla tarife...
Në rregull, këtu shkruan si kryerresht
dhe i ndarë nga pjesa tjetër: “ Gjykata
ne baze te nenin 131 te K.Pr.C”, dhe përfundon, por nuk sqaron se çka ka
bërë gjykata duke u bazuar në këtë nen.
Nuk di, unë këtë nuk mund ta shpjegoj,
shikoni, këtu keni emrin e sekretares së gjykatës firmën, sekretarja tjetër, firma
dhe zonja tjetër që ka vërtetuar dokumentin...
Më poshtë shkruan se ky aktvendim për
njërën palë bëhet në QERSHOR i plotfuqishëm, për palën tjetër në KORRIK, si
është e mundur kjo?
Unë nuk e di!
Skena e tretë, kosovare:
Si keni emrin e vërtetë?
Qani! Me “Q”
Këtu po shkruan “Çani” dhe do të mbetet
kështu si shkruan në certifikatë të lindjes.
Mirëpo është gabim.
Nuk besoj se administrata e Kosovës
punëson njerëz që nuk njohin alfabetin e shqipes.
Në vendimin gjyqësor, që keni sjellë nga
Kosova përmenden nocione nga mesjeta, si për shembull: “Çika u kthe në gjinine e vet dhe tash po kercnohet
fisi...”
Nuk di unë për këto nocione, e ka
shkruar gjyqtari në Kosovë.
Kjo vërejtje gjendet në fund: në
aktvendim fjalitë nuk janë përfunduar, ka shumë gabime gjuhësore: ortografike, sintaksore
dhe shprehje dialektore...
Unë nuk mund të them asgjë për brendinë
e tekstit. Dokumenti është origjinal dhe nuk e kam blerë. Shikoni vulat dhe
nënshkrimet...
Në Gjermani mjekët me ligj janë të
obliguar pasi të punësohen, t’ i bëjnë 50 orë mësim plotësues në vit, deri në
pension. Arsyeja: ndryshojnë terapitë, ndryshojnë medikamentet, zbulohen të
rinj dhe mjeku duhet të ecën me kohën. Mjekësia nuk është gramatikë, por çdo
ditë arrijnë zbulime të reja. Nëpunësi në administratë shtetërore nuk mund të
punësohet pa zotëruar gjuhën standarde gjermane dhe pa njohur drejtshkrimin.
Sikur qeveritë shqiptare t’i dërgonin
nëpunësitë e tyre 50 orë në vit për të mësuar përpilimin e dokumenteve dhe
mësimin e gjuhës, nuk do të venin në vështirësi qytetarët e vet jashtë. Ose, së
paku të punësonin profesorë të shqipes, nëse nuk ka shkolla të larta, ku mund
të studiohen shkencat e administratës...
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen