"Baba i mirë është ai, që nderon dhe dashuron nënën e fëmijëve të vet. Nëse nuk e bën, atë mungesë dashurie dhe respekti, ia kthejnë fëmijët nesër me shpërfillje e largim. E njëjta vlen edhe për dashurinë e nënës ndaj atit të fëmijëve. Jeto si të pëlqen jeta Ty, jo si iu pëlqen të tjerëve jeta jote! Ata kanë të veten, ti ke tënden! Guxo!" LB

01.01.2020

Mbi romanin "Ngjyrat e dashurisë"

“Ngjyrat e dashurisë” nuk është thjesht një roman erotik, megjithëse erotizmin e përcjell në çdo faqe. Nuk është thjesht një roman krimi, megjithëse rreth një vrasjeje organizohet gjithë fabula e romanit. Nuk është thjesht një ese filozofike, estetike, etike e morale, megjithëse të gjitha këto janë prezentë në të. Janë të gjitha bashkë. 


(...)


Ngjyrat e dashurisë” është një ndërthurje e eseistikës, filozofisë, psikanalizës, erotikës, ironisë, vetironisë, sarkazmës dhe... çfarë mbeti tjetër? Është një... le ta quaj me termin e përgjithshëm prozë, (sepse në cilindo zhanër të vendosej, do mbeteshin jashtë disa të tjerat) në të cilën ndërthuren të gjitha ato që thashë më lart. Rrallë më ka qëlluar të lexoj një vepër ku të mblidhen, të shtresohen, të gërshetohen, të shkrihen dhe të bashkëjetojnë kaq zhanre në të njëjtin subjekt. Një kaleidoskop!(...)


(...)


Ngjyrat e dashurisë” është një roman (me të gjitha atributet e tjera që thashë më lart) për të cilin kur e lexon, përveç kënaqësisë së thellë intelektuale dhe letrare që përjeton, nuk mund të mos ndjesh zili dhe të thuash me vete: sikur ta kisha shkruar unë këtë libër!“ Shkrimtari Thanas Jorgji, 27.01.2019 Publikuar te Gazetaexpress, Gazeta Dita, dritare, respublika, botasot, përqasje, tiranaobserver, fjalaelire, revistadrini dhe  eperdtishme. al 


(...)


"Lis Bukuroca me romanin e tij ‘’Ngjyrat e dashurisë’’ ka ironizuar me mjete të fuqishme të figurshmërisë letrare sistemin e vlerave të diskutueshme të një sistemi, ndërkaq ajo që e bën intrigën narrative të ketë bazë të konsoliduar besueshmërie janë stili dhe gjuha e kësaj proze , pa të cilat nuk do të funksiononte gjithë sistemi parodik i ngjarjeve e personazheve. I parë në shikim të parë si roman erotik, kjo vepër zhvesh kuptimin parësor që mund të ketë seksi në jetën e njeriut, për të ndërtuar një mekanizëm mbrojtës nga absurditet që sjell sistemi i intrigave e komploteve juridike e shtetërore.


Prandaj të gjithë ata që do të mundohen të kërkojnë në këtë vepër gjurmët e largëta të Bukovskit do të hasin në rigjetjen e reminshencave të një Kafke shqiptar. " Shaban Jashari, 07.11.2107


(...)


“Ngjyrat e Dashurisë” apo romani antitezë, antitabu, antimoralist, frojdist, realist deri në caqet e satirës, satirik deri në caqet e humorit. Këto e të tjera etiketime, u bënë paradë e larmishme, ndriçuese deri në verbërim, dëgjuese deri në shurdhërimë, normale deri në çmenduri, joshëse deri në ekstazë, në skenën e prapaskenës dhe prapaskenën e skenës, të librit të shkrimtarit dhe publicistit, Lis Bukuroca, që dje i mbylla faqen e fundit të leximit në urbanin për në punën e natës.“ 11.07.2017 Edmond Shallvari, shkrimtar, gazetaexpress


(...)


„Kjo udhëheq deri tek labirinthi më i detajuar të tetëmbëdhjetë kapitujt e romanit “Ngjyrat e dashurisë” të shkrimtarit Lis Bukuroca. Të gjitha seancat e gjyqeve, akuza, përjetimet erotike, dëshira e tij publike që në sallën e gjyqit të shkërdhente prokuroren publike, dalja e sitës krahasuese me kohën e Envër Hoxhës, dhe fakti i fundit i tërheqjes së aktakuzës, si dhe shpallja e pafajësisë së profesor Trumcakut, lirimin  e tij, na shpien tek vetë erërat e kryqëzuara në kohë, hapësirë dhe vend. 


(...)


Era e alkoolit, era e gjërave dhe era e mjaft të tjerave, deri tek ajo e dashurisë, janë jo vetëm kryqëzim në kohë, hapësirë dhe vend, por dhe një kryqëzim për koloritin e ndjesive, moralit, jetës dhe vetë sjelljes njerëzore.“ Dr. Fatmir Terziu, shkrimtar, fjalaelire, 09.11.2017


(...)


 "Edhe pse me një erotizëm të ndjeshëm, ky libër më la përshtypjen e një romani të mprehtë social që vetëm në paraqitje ka ravijezimet e një zhanri të verdhë të regjur në erotizëm. Personazhet, të kursyer në numër, janë të detajuar e të tipizuar mirë dhe bëjnë të padobishëm praninë e pseudove të tjerë të vagët, shpesh të bezdisur e të kotë nëpër romane. Këto faqe kanë aq sa duhet të kishin, edhe në përshkrime e situata. Nuk janë të tepërta edhe poezi të mirëfillta kushtuar Lizës, përkundrazi, i japin larmi e thyerje interesante formave të tjera të të shkruarit të pranishme në këtë vepër." Shpendi Sollku Noe, shkrimtar gazeta Dielli, 24.07.2017@


Ngjyrat e dashurisë te lulu, botim i katërt

Ngjyrat e dashurisë tek amazon