06.11.2026

Ben Blushi: „Shqiptarët e Kosovës urrejnë Shqipërinë“

Nuk kam lexuar asnjëherë dhe nuk kam dëgjuar kurrë që një shqiptar jashtë Shqipërisë ta urrejë Shqipërinë apo ta quajë shtetin shqiptar narkoshtet. Ndoshta ka edhe ndonjë të tillë. Nuk e përjashtoj.

Ben Blushi thotë se të gjithë e quajnë të tillë. Jo disa. Të gjithë! Si paska folur me të gjithë, nuk e di. Si i paska dëgjuar të gjithë, as këtë nuk e di. 


Mirëpo, kam lexuar shumë herë në revista italiane dhe gjermane, kam parë, kam dëgjuar edhe në dokumentarë të Rai Uno, ARTE dhe ZDF, nga aktivistë e gazetarë nga  Shqipëria, që Edi Ramën e quajnë shef të një organizate kriminale dhe Shqipërinë narkoshtet.

27.10.2026

Diskriminimi nis dhe mësohet në shtëpi

Barazia gjinore mes djalit dhe vajzës duhet të mësohet në shtëpi dhe të përsëritet në kopsht, në shkollë dhe në fakultet.

Burri shqiptar duhet të mësojë se pa dashuri, pa drejtësi dhe pa barazi, nuk ka as familje të lumtur, as popull të lumtur.

Aty ku padrejtësia dhe diskriminimi mësohen në shtëpi, ato shfaqen edhe në partitë politike, në shtet dhe në punësim.

24.10.2026

Ju flet Edi Rama

Populli i dashur, merrni nga një laps e një fletë dhe mbani shënime! Vendimet e qeverisë sonë përcaktojnë se ku do ta kaloni jetën nesër dhe si.

Fjalën e ka ekselenca e tij, lartmadhëria jonë, shoku Edi Rama!

— Faleminderit, Belinda!

Të nderuar studentë,

të panderuar armiq të Shqipërisë,
ju të shërbimit rus e iranian,
ju të Antifasë,
ju të pashkolluarit dhe ju që keni ardhur nga periferia katundare për të na prishur rehatinë qytetare!

19.10.2026

Edi, marre! Gazove!

Edi Rama tha përafërsisht këtë: 

Këtu kanë ndërhyrë shërbimet e huaja sekrete, nga Rusia dhe Irani.
Nëse kjo është e vërtetë, por ti nuk paraqet asnjë provë, atëherë infrastrukturën e tyre e paska krijuar Vlora Hyseni, të cilën e falënderove për punën e mirë!

Ata që protestojnë qenkan njerëz të pashkolluar, thua Edi. Nëse edhe kjo është e vërtetë, pa përmendur asnjë shembull,
atëherë ajo protestë qenka një lëvizje iluministe, shembullore, sepse ata po kërkojnë arsim më të mirë, kushte më të mira dhe shtet ligjor!

13.10.2026

Dëgjo Edi

Dëgjo Edi,

pasi Zoti e shikoi videon tënde në Facebook, autorizoi Këshillin Hyjnor që nëpërmjet Lis Bukurocës, 

të përgjigjet në emër të tij.


Ai tha:


„Edi, të kam bërë të gjatë për të parë të varfrit, të vegjlit, të dobëtit dhe të mjerët edhe larg teje...jo për të mos i vënë re ata që ke afër.

Të bëra Pallosh i Gjatë për të parë padrejtësitë larg, jo për t’i shpërfillur ato para hunde.