“O zot, më shpëto nga besimtarët e tu!” Giovanni
Bovio
“Sigurisht
Zoti i do shumë budallenjtë, sepse ka prodhuar shumë nga ky lloj!” Giovanni
Bovio
“Në qoftë se
religjioni është dituria, atëherë dua të mbetem injorant!” NV
“…sot duhet ta dini se sapo të hapë gojën një teolog…sapo ta shprehë një fjali, jo vetëm se gabon, por gënjen. F. Nietzsche
“…sot duhet ta dini se sapo të hapë gojën një teolog…sapo ta shprehë një fjali, jo vetëm se gabon, por gënjen. F. Nietzsche
“Besoj se ka dy lloj të njerëzve në këtë botë: ata që kanë besime mistike dhe
ata që nuk i kanë. Këta të fundit besojnë se jeta është pasuria më e madhe që
kanë dhe se duhet të jetojnë të lumtur dhe t’ i ndihmojmë të tjerët për t’ u
bërë të lumtur. Tjerët mendojnë se jeta e ardhshme është më e rëndësishme se sa
e tashmja dhe druaj, se do ta hedhin botën në ajër.” Harlod Kroto, Çmimi Nobel,
kimi, 1996
“Kur erdhën
misionarët për herë të parë në tokën tonë, ata kishin Biblën dhe ne tokën. Pesëdhjetë
vite më vonë, ne kishim Biblën dhe ata kishin tokën.” Jomo Kenyatta, president i
parë kenian pas pavarësisë.
“Teologjia:studimi
i asgjësë bazuar në përralla!” Giulio C.Vallocchia
“Deri kur të
ekzistojë në tokë monoteizmi dhe morali dhe dogmat që i referohet atij,
drejtpërdrejt apo tërthorazi, jini të sigurt se bota do të eksplodojë edhe një
herë.” Bertrand Russel
“Një “teolog
progresiv”? E pamundur! Një teolog që përparon, së shpejti pushon të jetë
teolog. Karlheinz Deschner
“Zoti nuk dalluaka në mes fëmijës dhe embrionit? Le t’ i vejë një palë syze!” Carlo Brunori
“Zoti nuk dalluaka në mes fëmijës dhe embrionit? Le t’ i vejë një palë syze!” Carlo Brunori
“Feja është një përdredhje e psikes, ateizmi fitorja e inteligjencës.” F.
Paniconi
“Sikur Zoti të kishte dëshiruar ta besojmë, atëherë do të kishte ekzistuar.” Daniele Luttazzi
Nga italishtja Lis Bukuroca

Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen