Revista gjermane „Focus“ pat
informuar në fillim të shkurtit 2012 se Akademisë Suedeze i kanë arritur 46
propozime që janë bërë për herë të parë për Çmimin në letërsi dhe se gjithsejtë
janë 210 kandidat.
Gazetat kosovare “Zëri” dhe “Koha”
bëjnë të ditur se Kadare gjendet i katërti. Nuk di si mund një shkrimtar të
zërë një vend: të jetë i dyti, i pari, i treti dhe i katërti e kështu me radhë. Ndoshta bëhet fjalë për renditjen që
bëhet nëpër lokale të bastit. Akademia Suedeze nuk shpërndan tabela të tilla
sportive dhe cirkusi vazhdon me spekulime. Një pjesë e shqiptarëve nga dëshira
për ta fituar Kadare dhe pjesa tjetër e trishtuar se mund ta marrë ai, nisë me
fushatën zakonshme të tetorit. Kundërshtarët më të mëdhenj të këtij Çmimi në
favor të Kadaresë, nuk kanë qenë armiqtë tradicional të shqiptarëve, por më herët
një ambasador shqiptar në Suedi (ka dërguar letër Akademisë kundër Kadaresë)
dhe Rexhep Qosja në Kosovë, i cili pat sharë letërsinë shqipe si inferiore në
krahasim me atë serbe dhe pat quajtur Kadarenë racist. Ofendimi “RACIST” dhe
“provat” e Qosjes, mund t’ i ketë dhënë
goditje fatale Ismail Kadaresë. Një racisti nuk mund t’i jepet Çmimi Nobel për
letërsi. Nuk ka dyshim se ato informata, nga shqiptarë të ndershëm e patriot, i janë dërguar Akademisë Suedeze dhe jo vetëm
këto. Një ditë ndoshta Akademia Suedeze bën publike ato shkarravina shqiptare,
por shkarravitësit do të kenë vdekur...Të përkujtojmë vetëm një fakt për ta
kuptuar strukturën e mendësisë shqiptare: Serbet patën fshehur dhe fshehin edhe
sot racizmin e Ivo Andriçit, ne nuk ndalemi duke sharë Kadaren për racizëm vetëm pse është kandidat. Dhe, krejt kjo bëhet në emër të një drejtësie infantile,
objektivizmi debil dhe mund të quhet autotomi...
Sipas „Die Presse“ kjo është radhitja
dhe mundësia e fituesit, edhe pse befasitë nuk mund të përjashtohen
Adonis, poeti sirian-libanez,78
vjeçar, me emrin e vërtetë Ali Ahmad Said
Zonja e mundshme për Nobelin konsiderohet kanadezja
Margaret Atwood (78).
Që pret me dekada është edhe
amerikani Thomas Pynchon (70)
Philip Roth(74) amerikan, edhe ky shpreson.
Don DeLillo (71)
amerikan, shihet si ndër kandidaten më serioz.
Shtyhet para edhe António Lobo Antunes (66),portugez
me veprat e tija për të tashmen dhe
historinë e Portugalisë.
Edhe italiani Claudio Magris (69),
që u bë i njohur në vitin 1986 mund të jetë njëri prej fituesve.
Fitues mund të jetë sipas “Die
Presse” edhe poeti australian Les Murray (69). "The New Yorker" e
radhitë atë në mesin e 3 ose 4 poetëve më të mëdhenj në gjuhë angleze. „Njeriu,
në të cilin jeton gjuha“, e kishte quajtur Brodsky kolegun.
Favorit mund të jetë edhe hebreu
Amos Oz (69)
Nuk mungon as Mario Vargas Llosa,
peruan, (72) që u bë i njohur romanin „Qyteti dhe qentë“ në vitin 1963.
Carlos Fuente (79) nga Meksiko ka
gjithashtu mundësi të jetë laureat. Romani i tij më i njohur është “Terra
Nostra”.
aponezi Haruki Murakami nëpër lokale
ku vihen bast, zë vendin e gjashtë.
Austriakja Friederike
Mayröcker(83) është zonja e madhe e letërsisë austriake, që shpreson.
Spekulantë i japin një shans
minimal edhe Peter Handke (66), austriak, ithtarit të madh të Millosheviçit.
Revista „Spiegel“ pyet : Pse jo
Bob Dilan? Në listën e „Die Prese“ Kadare nuk gjendet. Të presim të qetë, sepse
aq sa më para që e shtyjmë Kadarenë, aq më shumë pezmatohet armiqtë e tij.
Çmimin Nobel e fiton ai që e meriton, por për fat të keq ndahet vetëm një në
vit dhe ka shumë kandidat që emërohen me dekada, si Kadare, Umerto Eco, Salman
Rushdie etj. Në lista të shtypit italian gjendet edhe Kadare, por aty figuron
edhe Roberto Saviano për shembull. Listat janë bërë gati nacionale dhe pak po
merren me mundësi reale, por më tepër i ngjajnë një publiku në stadium dhe animi
nga shkrimtari i vet, arti nuk funksionon në këtë mënyrë, por politika.
Mund të shikohet edhe shtypi francez,
austriak, amerikan, por kudo do të jenë vetëm spekulime dhe dihet se shumë herë
njerëzit janë befasuar madje edhe çuditur me vendimin e tyre sa shumë herë
gazetat gjermane, kanë ofenduar akademikët suedez si pleq senil, që nuk dinë të
bëjnë zgjedhjen e drejtë dhe të duhur...
Creative Commons - Lizenz (CC) -Ndalohet dërgimi jashtë këtij blogu pa shënuar linkun
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen