26.10.2012

Aforizma (13)


»Mënyra më e mirë për t’ i shërbyer botës, është të fituarit e “paego- gjendjes”!«  R. Maharshi
»Idetë nuk ndryshojnë njeriun, por liria e ideve ndikon në transformimin e tyre.«Krishnamurti
»Ideologjitë janë shpikje e të të menduarit të cilat janë ndikuar dhe kushtëzuar nga kultura në të cilat janë zhvilluar.« Jiddu Krishnamurti
"Të gjitha zënkat tona janë rezultat i dëshirës së tepruar për t' i imponuar njëri-tjetrit mendimet!" Mahatma Gandhi
„Tek religjioni i vërtetë nuk janë në pyetje dogmat, devotshmëria dhe ritualet; ai nuk është besim i organizuar. Besimi i organizuar vret dashurinë dhe mirësinë. Religjioni është një ndjenjë e shenjtërisë, empatisë dhe dashurisë!“ Jiddu Krishnamurti

»Një peshk, shumë i madh, që mund të kapërdijë edhe një anije, në vend të thatë, nuk mund të luftojë as kundër një buburreci!« Ly Bu We
“Deri kur të ekzistojë në tokë monoteizmi, morali dhe dogmat, që i referohen atij, drejtpërdrejt apo tërthorazi, jini të sigurt se bota do të eksplodojë edhe një herë.” Bertrand Russel
"Vetëm kësaj pyetje duhet t‘ i jepet përgjigje: a është me mend të arrihet në kufirin ekstrem të pleqërisë…sepse ka një dallim të madh në mes zgjatjes së jetës dhe zgjatjes së vdekjes." Lucius Annaeus Seneca

"Kur isha i vogël besoja se paratë ishin gjëja më e rëndësishme në jetë. Sot, meqë jam i mplakur,  kuptoj se kjo është e vërtetë." Oscar Wilde
"Pleqtë janë të rrezikshëm, ata nuk kanë frikë nga ardhmëria!" George Bernard Shaw
"Të punojmë për vdekjen e teorive, jo të njerëzve!" Karl R. Popper
"Puno thua se do të jetosh gjithmonë. Dashuro thua se do të vdisje SOT!" Lucius Annaeus Seneca

"Njeriu i vetmuar është një gjë e pa përkryer. Ai duhet ta gjejë një njeri të dytë për ta arritur lumturinë!" Blaise Pascal
"Çdo gjë që bëjmë për vete, e bëjmë edhe për të tjerët dhe çdo gjë që bëjmë për të tjerët, e bëjmë edhe për vete." Thich Nhat Hanh
"Për një anije pa port, nuk ka erë të mirë!" Lucius Annaeus Seneca
"Mos beso se çdo njeri që qeshet, është edhe i gëzuar. Gëzimi i vërtetë është një çështje serioze." Lucius Annaeus Seneca

"Të jesh i lumtur, dmth. të kesh një karater të mirë." Marc Aurel
"Jep vonë, ai që që jep pasi të jetë lutur."Lucius Annaeus Seneca
"Në mes njerëzve të mirë dhe perëndive ekziston miqësia!" Lucius Annaeus Seneca
"Në natyrën e njeriut është lëvizja: qetësia e përkryer është vdekje!"Lucius Annaeus Seneca
"Ku ka dashuri, nuk ka detyra dhe përgjegjësi!" Jiddu Krishnamurti
"Aty ku duhet të marrish, duhet edhe të japësh! Laoce
"Me rëndësi është të kuptohet se nuk ekziston ardhmëri tjetër dhe se kuptimi i vërtetë i jetës është e TASHMJA e përjetshme!" Alan Watts
"Sukseset tua mund t' i vlerësosh drejt duke parë se çfarë ke lënë anash për t' i arritur ato." Dalai Lama

"Përgjegjësinë e çdo individi për krejt njerëzimin, e vështroj si religjion universal!" Dalai Lama
"Ti dëshiron të bëhesh Buda? Çfarë përpjekje e kotë! Ji thjesht ti, edhe atë në çdo çast. Çfarë ta merr mendja se do të arrish kur ta braktisësh këtë tokë?" Kodo Sawaki
"Besimi në një ardhmëri më të madhe dhe më të bukur se kjo, është njëri nga armiqtë më të mëdhenj të lirisë së sotshme." Aldous Huxley

"Çdo do gjë që ti sheh, natyra do ta ndryshojë së shpejti dhe nga kjo materie, do të krijojë gjëra tjera dhe nga materiet e saj përsëri gjëra tjera, në mënyrë që bota të përtërihet gjithmonë." Marc Aurel
"Të githat vuajtjet e njerëzve shkaktohen nga njerëzit!" Lucius Annaeus Seneca
"Më së miri njihet karakteri i njeriut, kur vështron me vëmendje se si lavdëron ai dikë dhe si sillet kur atë e lavdërojnë."Lucius Annaeus Seneca

Lucius Annaeus Seneca i quajtur Senka i Riu është një filozof romak, dramaturg, burrë shteti, stoik dhe natyralist. Lindur në vitin 1 para Krishtit në Kordoba (Anadaluzi)dhe vdes në vitin 65 pas Krishtit afër Romës. Ishte njëri ndër shkrimtarët më të lexuar të kohës së vet. Fjalimet e tija, që e bënë të njohur, janë zhdukur. Nga viti 49 ishte edukator i Neros, perandorit të më vonshëm. U përpoq të ndikojë tek Nero për t’ i ndryshuar bindjet si perandor, nuk ia doli. U akuzua për pjesëmarrje në komplot dhe iu urdhërua vetëvrasje të cilën e përmbaroi pa hamendje.

Në përmendore lart Seneka, nga gjermanishtja Lis Bukuroca


Keine Kommentare: