"Baba i mirë është ai, që nderon dhe dashuron nënën e fëmijëve të vet. Nëse nuk e bën, atë mungesë dashurie dhe respekti, ia kthejnë fëmijët nesër me shpërfillje e largim. E njëjta vlen edhe për dashurinë e nënës ndaj atit të fëmijëve. Jeto si të pëlqen jeta Ty, jo si iu pëlqen të tjerëve jeta jote! Ata kanë të veten, ti ke tënden! Guxo!" LB

25.10.2012

Po kërcënohet edhe Shqipëria, padrejtësisht!


Disa vende të BEE-së, në fakt Belgjika, Luksemburgu, Gjermania, Franca, Austria dhe Holanda, kanë bërë kërkesë për ta pezulluar lirinë e lëvizjes pa viza. Aty po numërohet edhe Shqipëria. Sipas statistikave të Zyrës Federale të Gjermanisë, shqiptarët nuk rezultojnë si strehimkërkues potencial. Zyra Federale prezanton të dhënat e veta statistikore për kërkesat e shtruara nga janari deri në shtator, por edhe shtatori si muaj më vete, ku shihen numra alarmant nga Serbia dhe Maqedonia. (për zmadhim klikoni mbi foto ju lutem)
Ministri gjerman bëri apel sot që serbet t‘ i trajtojnë romët më mirë.  Statistika gjermane nuk shkruan për kombësinë sepse qytetarët numërohen sipas shtetësisë. Më poshtë do të shihni numrat dhe vende nga vijnë njerëzit më shpesh dhe Shqipëria duhet të protestoj dhe kërkoj informata shtesë, sepse nuk është e vërtetë se shqiptarët po emigrojnë, por qytetarët serb dhe maqedon.
Nga janari deri në shtator nga Serbia kanë ardhur 4160 veta për të kërkuar strehim ose 10,5 nga numri i përgjithshëm. Vetëm në shtator kanë ardhur 1395 qytetarë serb dhe kjo bën 20,8 % të strehimkërkuesve. Nga Kosova kanë kërkuar për 9 muaj 1129 veta dhe bën 2.8 %. Në shtator kanë ardhur nga Kosova 150 veta ose 2.2 %. Janar - shtator nga Maqedonia kanë ardhur gjithsejtë 2613 ose 6.5% nga numri i përgjithshëm i kërkesave për strehim. Vetëm në shtator kanë ardhur nga Maqedonia 1040 qytetarë. Për muajin shtator vëndin e parë ka Serbia me 20.8 % të kërkesave në këtë muaj. Vendin e dytë Maqedonia me 15.5 %. Vendin e tretë Siria. Numrin prej 47.5 % të strehimkërkuesve në shtator e bëjnë këto tre vende.
Nga janari deri në shtator 2012 kanë kërkuar strehim 40201 veta. Janar- shtator zë vendin e parë Afganistani me 13.4 % të kërkesave apo 5368 veta. Vendi e dytë e zë Serbia 4160 apo me 10.3 % nga numri total për këtë vit. Vazhdon Iraku me 9.8 %. Siç mund ta shihni në dy grafitë e më poshtme e para për shtatorin, e dyta për 9 muaj është Serbia. Shqipëria nuk bën pjesë në përqindje, por sigurisht përfshihet tek të ndryshme, që ka më pak se 2.6 % dhe nuk bën pjesë në dhjetë vendet e para.
Qeveria maqedone dhe serbe janë mirë të informuara për udhëtimin masiv të romëve, sepse çdo ditë vijnë autobus të mbushur me familje rome. Ata romë kalojnë kufijtë shtetëror të Serbisë dhe Maqedonisë. Në autobus mund të shihet se familje të tëra nuk vijnë në vjeshtë për të bërë pushime vjeshtore në Gjermani dhe, e dyta, bileta prej 90-120 euro, varet se nga cili qytet nisen, nxirren vetëm për vajtje, por jo erdhe për kthim.

Burimi: Zyra Federale për Emigracion dhe Refugjatë
 Creative Commons - Lizenz (CC) -Ndalohet dërgimi jashtë këtij blogu pa shënuar linkun

Keine Kommentare: