“Një flakë e fuqishëm lind
nga një shkëndijë e vockël.” Dante Alighieri
“Se ata kanë guxim të mjaftueshëm për të pasur frikë nga
lufta, është nder për epokën tonë.“ Albert Camus
„Nëse dikush dëshiron të
jetë në qendër të vëmendjes në një aheng, atëherë nuk duhet të shkojë aty.“
Audrey Hepburn
"Ashtu si bie një
gjeth nga pema, ashtu bie edhe njeriu nga jeta. Zogjtë vazhdojnë
këndimin." Matthias Claudius
"Jeta është vetëm një
çast, edhe vdekja është vetëm një!" Friedrich von Schiller
"Unë nuk kam frikë
nga vdekja. Thjesht nuk dua të jem aty, kur të ndodhë ajo." Woody Allen
»Vdekjen personale njeriu
vetëm e vdes, por me vdekjen e të tjerëve, duhet jetuar!« Mascha Kaleko
"Nëse jeton sipas
natyrës, nuk bëhesh kurrë i varfër. Nëse jeton sipas mendimeve, nuk bëhesh
kurrë i pasur." Epikuri
"Të bëhesh baba, nuk
është vështirë, mirëpo të jesh baba, është shumë e vështirë" Wilhelm Busch
"Disa njerëz nuk duhet të parodizohen, mjafton të citohen ata!"
Robert Neumann
"Më së shumti falë,
ai që falë gëzim!" Nënë Tereza
"E vetmja gjë që mund ta asgjësojë varfërinë, është ndarja në mes njëri
tjetrit."Nënë Tereza
"Për të qenë besimi i vërtetë, ai duhet të dhurojë dashuri. Besimi dhe
dashuria ecin së bashku!" Nënë Tereza
"Të gjithë
shkencëtarët përpiqen të vazhdojnë ndërtimin në piramidën e dijes njerëzore.
Shpresoj se kam mundur të vendos aty edhe unë një gurë të vogël". Stephen
Hawking
"Është një sëmundje e
njerëzve, ta lënë pas dore arën e
vet për të kërkuar bar të egër nëpër arat e huaja." Vicky Baum
"Bashkëshortësia
funksionon më së miri, kur dy partnerët mbeten pak të pamartuar." Claudia
Cardinale
»Shpresa është një kafjall
i mirë, por një darkë e keqe!« Francis Bacon
»Koha i shëron të gjitha plagët. Ndërkohë edhe Napoleoni është shndërruar në
konjak!« Alfred Biolek
Paragrafi
1 (§1): Gruaja ka gjithmonë të drejtë.
Paragrafi 2
(§2): Nëse ndodh rastësisht që ajo të mos ketë të drejtë, atëherë hip në fuqi
paragrafi §1.
Paragrafi 3
(§3): Burrat janë gjithmonë fajtorë! (Mendim i grave). Nëse nuk e besoni,
lexoni §1. (thënie e burrave gjerman)
»Ndryshimet
pranoi me krahë të hapur, por mos humb kutin tënd për matjen e vlerave.« Dalai Lama
»Pikë së
pari duhet ta zhvillojmë një ndjenjë, që kupton burimin e vërtetë të lumturisë,
pastaj kjo do të na shërbejë si bazë për prioritet jetësore.» Dalai Lama
»Mbani
mend: Shumë herë heshtja është përgjigja më e mirë!» Dalai Lama
Shqipëroi Lis Bukuroca