Një grua shoqëron burrin e saj tek mjeku. Pas një
kontrolli që zgjati gati gjysmë ore, mjeku
thërret vetëm bashkëshorten në dhomë për kosnulltime dhe i thotë:”Burri juaj është në gjendje
shumë të trishtueshme. Ai vuan nga një sëmundje shumë e rëndë, që zakonisht shkaktohet
nga stresi. Për ta shpëtuar burrin nga vdekja, Ju duhet t’ i respektoni këto udhëzime,
përndryshe ai nuk ka shpëtim. Gruaja e vështoi e habitur dhe dëgjoi me vëmendje.
"Çdo mëngjes përgatitni një kafjall shumë të mirë.
Kur niset në punë, jepni me vete një drekë shumë të shijshme, me shumë
vitamina, që i pëlqen atij dhe natyrisht, edhe për darkë gatuani diçka të veçantë.
Mos e nervozoni, mos e shqetësoni me problemet e vogla të përditshme, që mund ta
keqësojnë dhe rrisin stresin tek ai. Mos ngurroni t' i bëni masazh, sa herë ta shihni të lodhur.
Mos flitni kurrë me burrin për probleme.
Para se gjithash, ai duhet të shikojë shumë sport në televizor dhe gjëja më e rëndësishme,
kënaqeni disa herë në javë me seks të mirë, që nuk mund ta harrojë lehtë. Nëse
praktikoni këtë terapi për dhjetë muaj, zonjë e nderuar, burri juaj do të shërohet nga
kjo sëmundje vdekjeprurëse."
Duke shkuar në shtëpi, burri pyet bashkëshorten:” Çka të
tha mjeku në dhomë?”
Ah, i dashur”, psherëtiu ajo, “mjeku më tha se nuk të kanë
mbetur shumë ditë, për fat të keq të ka ardhur fundi i dashur...do të vdesësh së
shpejti...Eh, jeta i dashur, jeta. Një ditë do të ikim të gjithë..."
Nga gjermanishtja Lis Bukuroca
Nga gjermanishtja Lis Bukuroca
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen