Një
mik më dërgoi një lidhje të portalit "shqiptari" pikë
eu, ku raportohej për tradhtinë e Ibrahim Kelmendit. Aty thuhet se
ishte spiun i Udbës dhe shumë akuza që tashmë dihen, por në
fund, krijohet përshtypja se Udba paska ndikuar direkt në çlirimin
e Kosovës duke themeluar parti ilegale shqiptare, duke ndërhyrë në
kryesi, madje edhe në UÇK nëpërmjet Kelmendit...etj....
Raporti
bazuaka në një përkthim nga serbishtja, për të cilin mungon
burimi. Kjo shpjegon nevojën e shpifjes. Dje u tha në tv gjermane se opinioni në Europë po
manipulohet nga një agjensi ruse sputnik, sa edhe opozita italiane,
shpërndan ato përkthime si të mirëqena. Prodhimi serik i
tradhtarëve mund të jetë orkestrim i ndonjë qendre për të
arritur efektin, që në fakt kanë arritur: atdhetarë kemi vetëm
të vdekur, por të gjallët të gjithë janë tradhtarë! Varet se
te cili fis futet njeriu, ose te cili klan!
Kur kemi parasysh
faktet, atëherë as Rugova, as Qosja, as Thaçi, as Kelmendi dhe
dhjetëra tjerë të stigmatizuar, nuk mund të jenë tradhtarë
sepse kontributi tyre, ka prodhuar rezultatin, që ne synonim:
Republikën! Ne sot kemi pavarësinë, por ndërtuesit e saj,
kemi shpallur të gjithë tradhtarë. Di se kemi shumë hajna, piratë
me nam ishim edhe në kohën romake, por kur besojmë se ata ishin në
shërbim të Serbisë, atëherë po lejojmë të na grahin si
kafshëve, edhe atë drejt falënderimit dhe përkuljes ndaj
pushtuesit të dytë, Serbisë! Spiunët e saj paskan ndërtuar
shtetin e Kosovës, falënderimi i takon vetëm Serbisë.
Shkurt e shqip jemi në gjendje të rëndë kognitive, psikoemotive dhe nëse nuk i biem vetes pas, atëherë mbetemi kope në duar të huaja. Sikur Kosova të kishte shtet ligjor, pas çdo akuze publike, do t'ishte ngritur një akuzë për të dëshmuar tradhtinë, ose gjykuar shpifësin!
Meqenëse
na dalin tradhtarë pikërisht ata që kanë dhënë kontribut të
madh, atëherë manipulimi ka zanafillën pikërisht te shpërndarësi
i parë i lajmit. Në këtë rast, ai duhet kërkuar te përkthimi i
lajmit nga serbishtja dhe origjina e tij.
Viktimë
e këtyre lajmeve mund të
jem edhe unë, edhe pse përpiqem të mbajë një qëndrim
neutral, jo emocional, për të kultivuar një vështrim vetjak. Kur
mendon se një njeri, i cili ka kushtuar jetën pavarësisë, nga
shumë shqiptarë mund të konsiderohet tradhtar, atëherë është
fakt që dhemb, kurse mosmirënjohja, është më shumë se
djallëzore dhe pasojat do të jenë rrënuese për një kohezion dhe
sedër nacionale.
Meqenëse
duket e pabesueshme se Serbia bën publike emrat e bashkëpunëtorëve
të saj – ata i duhen ende - atëherë
mund të besohet se me shkrime të shërbimit sekret serb vërshohet
dhe ndryshohet opinioni publik shqiptar. Ndryshe
nuk di të mendoj, por duket se viktima jemi të gjithë! Duke njohur politikën serbe, diçka tjetër më
duket e pamundur! Ajo mjafton të akuzojë një shqiptar, pastaj ai
nga frika, fajëson një shqiptar tjetër dhe kështu vihet në
lëvizje dinamizmi i dëshiruar i shërbimit sekret serb!
Pyetja që kërkon përgjigje është kjo: A mund të jetë hakmarrje e sigurimit sekret serb, pse nuk ka mundur të dëmtojë organizmin e diasporës shqiptare? Ne kemi fituar, ata kanë humbur! A mund të pritet që i dështuari të shpallë tradhtarë sipas nevojave të veta? Duket e mundur! Ata na shpallin tradhtarë ata që luftuan për pavarësi, kurse ata që vërtetë sot punojnë për Serbinë, ushtrojnë veprimtarinë e tyre të papenguar! Dhe, një gjë nuk kuptoj, si është e mundur që i dhurojmë aq shumë besueshmëri raporteve serbe? Kur ka pasur një shkrim, ose një studim, i cili ishte objektiv për ne?
Artikulli i publikuar tek shqiptari pikë eu bazohet në një raport të Zdravko Mustac: Ja çfarë shkruna Ibrahim Kelemendi te muri tij: "Për ata që nuk janë të informuar, Zdravko Mustaq ishte sekretar i SDB-së (ish UDB-së) federative në vitet e 80-ta, kroat me përkatësi nacionale. Gjatë luftës në Kroaci ishte këshilltar për siguri nacionale i Presidentit kroat Franjo Tugjman. Kur është formuar UÇK-ja nuk ekzistonte më SDB-ja federative, meqë Jugosllavia ishte shpërbërë. Që do të thotë se Zdravko Mustaq, duke qenë funksionar i lartë i Shtetit kroat, nuk ka pas asnjë funksion në shërbimet e Beogradit për të komplotuar UÇK-në!"
LIBRA NGA LIS BUKUROCA TEK AMAZON
- Kuptimi i jetës
- Letër burrave I
- Letër burrave II
- Hijedritat e jetës, poezi 2010 - 2017
- Ngjyrat e dashurisë, roman, për lexues të moshës madhore
- Shtatë parimet e dashurisë, poezi
- Die Asylbewerber
LIBRA TE LULU
- Kuptimi i jetës
- Shtatë parimet e dashurisë, poezi
- Ngjyrat e dashurisë, roman, për lexues të moshës madhore
- Letër burrave (I)
- Letër burrave (II)
- Hijedritat e jetës, poezi 2010 - 2017
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen