Rexhep
Qosja paska shkruar një libër mbi korrupsionin në Kosovë, përveç
Rugovës, të korruptuarit tjerë kishte akuzuar si në komunizëm,
në stilin:" Shokë, armikun e kemi edhe brenda partisë. Duhet
të jemi vigjilentë!", por me emër e mbiemër, sulmohej ndonjë
disident i burgosur, ose ndonjë "armik" i vdekur!
Qosja
paska bërë me atë libër një rekapitullim të asaj që analistë
e gazetarë, kanë shkruar, kur ndodhte, jo vite e dekada më vonë,
por "live" dhe, janë shkruar mijëra faqe: në Kosovë e
Shqipëri!
Kush do të lexonte një libër për ndodhi që din
çdo qytetarë dhe që njeh ato personazhe me emër e mbiemër, por
që Qosja ua mbron sedrën dhe integritetin duke i shndërruar në
anonim? Duke sulmuar të gjithë dhe asnjë!
Demokracia nuk
mbrohet me metoda dhe ligjërim komunist. Përgjegjësia e fjalës në
shtet ligjor, është më e madhe se sa në diktaturë. Vetëm në
një sistem të korruptuar mund të shpallen njerëzit tradhtarë dhe
të merret roli i prokurorisë dhe gjykatës. Nga ky pushtet i
degjeneruar deri në palcë, ka përfituar edhe Rexhep Qosja.
Shkollarizmi qosjan ka ndikuar në publicistikën shqiptare, sa kemi
pak analistë, që nuk kanë shpallur tradhtarë ata që nuk pajtohen
me pikëvështrimin e tyre. Kjo është shpërbërje me pasoja të
mëdha për homogjenitetin e një populli!
Dhe, kur paska filluar korrupsioni në Kosovë? Ai, sipas Qosjes, paska lindur me krijimin e LDK-ës dhe me Ibrahim Rugovën. Por çfarë thonë studimet e Transparency International? Shikoni grafinë majtas për vendet me më pak korrupsion.
Këtu vendet më të korruptuara në botë:
Më lart harta
me vendet më të korruptuara në botë. Aq sa më kuq, aq më të
zhytur! Qosjes mirëpo nuk i duhet shkaku i vërtetë, por i duhet
njeriu që duhet ta gozhdojë. Për ata që ka simpati, nuk përmend
me emër e mbiemër! Sipas PISAs arsimi i Kosovës mban vendin e
tretë në botë nga fundi, kurse ne, në vend se të festojmë Ditën
e Pastruesit të shkollës, ne kremtojmë Ditën e Mësuesit! Në vend se të akuzohen milionerët e gjallë, ai akuzon Rugovën e vdekur. Kështu denonconi dikur komunistët. Nuk mund të bëheshin të mirë vet, nëse nuk degradonin tjetrin! Suksesi
i njërit, varej nga shkatërrimi i tjetrit. Kështu sillej
subkultura e fillimeve të shekullit XX.
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen