"Ligji i Murphy-it nuk u zbulua nga Murphy (Marfi), por nga një njeri tjetër me të njëjtin emër."
"Armiku më i keq i së keqes është më e keqja."
"Vendi i parë ku kërkohet për të gjetur ndonjë gjë, është i fundit ku shpresohet për ta gjetur atë."
"Gabimet shihen vetëm pas shtypjes së librit."
"Nëse nisma është e gabuar, problemet rriten në progresion gjeometrik."
"Pjatën e fundit të gjellës, që kishit zgjedhur për ta marrë, do të merret nga njeriu përpara jush."
"Për të pastruar një gjë, duhet të ndotni një tjetër."
"Konfuzioni në shoqëri është gjithnjë në rritje. Vetëm përpjekja e madhe e dikujt ose e diçkaje mund ta kufizojë këtë konfuzion në një zonë të kufizuar. Sidoqoftë, kjo përpjekje do të çojë në një rritje të konfuzionit total të shoqërisë."
"Një gabim në premisë do të shfaqet vetëm në konkluzion."
"Cilido qoftë rezultati i një eksperimenti, gjithmonë do të jetë dikush i gatshëm:
1) të keqkuptojnë atë,
2) ta falsifikojë,
3) të besojë se është prodhim bazuar në teorinë e tij të parapëlqyer.”
"Gabimi është shpesh më i ndërgjegjshëm sesa e vërteta."
"Nuk humbet kurrë një libër duke e dhënë hua, përveç atyre që i duam më shumë."
"Propozimet gjithmonë kuptohen nga të tjerët në një mënyrë tjetër nga ata që i bëjnë
ato."
"Sa më urgjente të jetë arsyeja pse presim në një rresht, aq më i ngadalshëm do të jetë nëpunësi në banak."
„Nëse nxitoni drejt një rreshti të shkurtër, ai bëhet i gjatë.
"Nëse je në një resht të gjatë, njerëzit pas teje do të thirren në një rresht të ri, të shkurtër.
„Nëse del për një sekondë nga një rresht i shkurtë, ai bëhet i gjatë.
„Nëse je në një radhë të shkurtër, njerëzit para jush do t'i lënë të afërmit dhe miqtë e tyre të kalojnë para duke e bërë atë një rrresht të gjatë.
„Një rresht i shkurtër jashtë ndërtesës bëhet i gjatë brenda saj.
„Nëse qëndron në një vend mjaft kohë, bëhesh rresht."
"Nëse diçka mund të shkojë ters, do ta bëjë."
"Një optimist nuk do të mbetet kurrë këndshëm i befasuar."
"Është më e lehtë të futesh në pothuajse gjithçka, sesa të dalësh prej saj."
"Nuk ka punë kaq të thjeshtë; sa të mos mund të bëhet keq."
"Nëse gjithçka që ke është një çekan, gjithçka të duket si gozhdë."
"Sikur gjërat të ishin ndryshe, gjërat do të ishin ndryshe."
Nga italishtja Lis Bukuroca
--------------------------------
Libra nga Lis Bukuroca