23.04.2014

Tribunali, gazeta DITA

Sot është dita e pagëzimit dhe e vdekjes së William Shakespeare dhe dita e vdekjes së Miguel de Cervantes (23.04.1616.) Që të dy personalitete të letërsisë botërore. Kësaj date iu bashkangjit sot edhe vendimi i Kuvendit të Kosovës. Merita Gashi, këshilltare politike e zëvendës kryeministrit të Kosovës, shkroi në fb se sikur të ishte akoma gjallë William Shakespeare, kush e di çfarë tragjedi-komedie do të kishte shkruar sot. Sot, në ditën kur Kuvendi i Kosovës aprovoi ligjin për themelimin e gjykatës kundër udhëheqësve të vet.
Kur Hashim Thaçi u përball me këtë akuzë, u ftoh ca nga Perëndimi dhe iu hodh në prehër si evlad i dëgjueshëm Erdoganit, kështu përafërsisht pat përshkruar Halil Matoshi sjelljen e tij. Nëse ka pasur shpresë se Erdogani mund të pengojë zhvillimin e procedurës, tani mësoi se kjo nuk bëhet dot. Sidoqoftë, përkrahja morale e Erdoganit, hapi dyert Turqisë dhe u shpërblyen me aeroportin që bleu dhëndërri i tij. Dhe jo vetëm aeroportin.

Nuk ka asnjë dyshim se kjo u bë me trysninë e Serbisë dhe se ajo moralisht ndjehet e rehabilituar dhe është aq shumë e anagazhuar për t' i bërë të qartë Perëndimit, se me intervenimin e vet, ka gabuar. Ndërkohë ne nuk merreshim me krimet serbe, ato i harruam, por kishim hapur luftën brenda nesh në shumë drejtime: krimet serbe shpërfilleshin në tërësi. Po luftohej brenda për brenda për ta ndryshuar kombin, për ta ndryshuar gjuhën, për ta ndryshuar historinë dhe për të faktorizuar religjionin, ashtu siç kishte bërë Serbia dhe siç i meritoi bombat, si pasojë e mbjelljes së urrejtjes dhe racizmit nga kisha ortodokse.
Sot ne jemi në atë gjendje shpirtërore si Serbia në vitet e 90, kur kisha bekonte tanke dhe motivonte serbet për të luftuar, për ta adhuruar vdekjen dhe përbuzur jetën për ide dhe ideologji fetare. Një fazë postheroike traumatike.

Në disa shkrime, disa politikan kosovarë kërkojnë themelimin e Gjykatës për Serbinë. Tjetri kërkon krimet e ventuale të gjykohen në Kosovë. Edhe pse dihet se gjykatat kosovare dhe prokuroria, janë vetëm godina që kanë një tabelë ku shkruan emërtimi i tyre, por ato nuk do të jenë në gjendje, të marrin vendime gjyqësore drejt dhe të pandikuar.
Se drejtësia kosovare praktikisht nuk ekziston, u dëshmua edhe me rastin kur një prind akuzoi një imam për nxitje dhe motivim të djalit për t' u sakrifkuar në Siri. Në çdo vend të Europës, akuza publike, do të kishte vënë në lëvizje prokurorinë dhe gjykatën. Tek ne nuk ndodhi asgjë. Jo se nuk u arrestua, por as nuk u mor në pyetje dhe të merret si provë shkrimi, që publikoi gazetaexpress.

Kërcënimet, ofendimet, racizmi, idetë fashiste, radikalizmi fetar në vitetet e fundit që po qeveriste Thaçi, konsideroheshin e drejtë e mendimit të lirë dhe dominonin skenën politike kosovare. Askush nuk mendote se Kosova ka Kushtetutë dhe Kod Penal. Nuk shiheshin as shenja minimale të ekzistencës së shtetit apo Qeverisë.

Nga Kosova shkuan qindra veta në Siri të mbushur me bindje se me vrasjen e musliamnëve që kanë bindje tjera politike, shkohet në parasjës dhe atje do të martoheshin me 70 gra, siç citoi gazetaexpress. Perëndimi ka kuptuar mundësinë mobilizuese ideologjike dhe shkatërruese të mirëqenies nga religjioni dhe e ka dëbuar nga shteti duke e degraduar në çështje private, me të drejtë ndryshimi sipas bindjeve vetjake. Që nga kryqëzatat, deri në luftërat e fundit në Ballkan, shpesh si lajtmotiv nxitës ka qenë religjioni. Religjionet, në vend se të predikojnë dashurinë, mirëkuptimin dhe jetën në mes popujve, ato predikuan vdekjen dhe segregacionin. Të drejtat dhe liritë e njeriut, nuk buruan nga religjionet, por nga iluministët francez. Demokracia nuk mund të bashkëjetojë me teokracinë. Ose njëra, ose tjetra merr pushtetin. Edhe monarkia iraniane u dorëzua para teokracisë së Homeinit, kur nëpër xhami, bëhej politikë.

Gjykata kosovare nuk është e aftë të gjykojë as delikte të vogla, aq më pak krime të rënda. Atje nuk ka as prokurori, as gjykatë, por institucione që shtiren se janë gjykata, respektivisht prokurori.

Kosova gjendet në një gjendje kllapie, që e ka prodhuar Serbia me njerzit e vet. Serbia sot ka më shumë ndikim me spiunët e vet në Kosovë, se sa në kohën e Millosheviçit.
Rexhep Qosja në kohën komuniste shkruante zotin me shkronjë të vogël, "zot", tani kishte nisur ta shkruaj me shkronjë të madhe "Zot." Kjo shkronjë e madhe, është tregues i madh. Dhe, akademiku i madh, nuk ka lënë njeri pa sharë për mimikri dhe konformizëm.

Para gati katër viteve kur u mor vendimi nga PE pata shkruar një artikull Thaçin dhe akuzat, ku pata shprehur bindjen time se shqiptarëve të pagjetur në Serbi, u janë marrë dhe shitur organet dhe tani Serbia akuzon Kosovën për veprat që ka bërë vet. Nuk e patën publikuar disa gazeta dhe kjo më pat trishtuar, duke menduar se redaksitë dinë diçka më shumë se unë. Në fund u publikua në Prishtinë dhe Tiranë. Qeveria e Kosovës nuk akuzoi Serbinë për 13.500 veta të vrarë, në mesin e tyre shumë fëmijë. Nuk akuzoi Serbinë për 3.000 burra, gra, fëmijë të varrosur nëpër Serbi. Nuk akuzoi Serbinë për 100.000 shtëpi të rrënuara dhe grabitura, as për arkivin e vjedhur dhe as për dëbim kolektiv të 800.000 vetave. Nuk e bëri dhe heshti në mënyrë stoike për 15 vite duke ndërtuar jo shtet efektiv ligjor, por shtet fisnor prej letre. Dhe, shtetin e letrës, e hanë minjtë, fisi apo fshihet z...

Gazeta DITA

Thaçi dhe akuzat, Gazeta Sot, Gazeta Express 2010
Tribunali 2014, Gazeta Dita

3 Kommentare:

Lis Bukuroca hat gesagt…

Koment tek DITA

polon
Pas perles se 1 muaji me pare, edhe nje tjeter artikull i vyer i Z.Aliu.Shkruaj me shume Z.Aliu qe kur neser, mos e dhente Zoti, Serbia te ulet kembekryq ne Kosove dhe kur ajo te dale e lare nga krimet, “kosovaret” jugosllave te kelmendit dhe “kosovaret” jeshil te mullah Thacit te mos kene asnje mundesi justifikimi para historise per fajesine e tyre

Lis Bukuroca hat gesagt…

skrapalliu
Po te fillosh e te sjellesh fakte te reja e te vjetra, ne si shqiptare leme shume per te deshiruar ne aspektin e planifikimit apo te ardhshmerise tone. Te kesh pasur nje territor te madh shqipfoles ne mesjete dhe te katandisesh me dy shtete te vogla ( shteti ne leter i Kosoves ) dhe ( ky i joni amorf) eshte disfate, humbje, poshterim. Trojet tona kane ushqyer komshinjte tane dhe i kane fryre ato dhe me pasuri ( Mali i Zi, Serbia, Maqedonia, Greqia) dhe çka me shqeteson me shume eshte e ardhmja ku ne shqiptaret te perzjere kaq shume me pune te pista ne luftra unikale mes njeri-tjetrit, te perfundojme si kurdet. Dhe duke qene se shekuj u deshen qe jemi ne kete pike, tani, me kete rritem te shfrenuar qe po marrim kundra njeri-tjetrit, shume shpejt, ndoshta nje shekull, ne nuk do te kemi me shtet shqiptar, por shqiptare te copturar dhe ndoshta qe nuk do te flasin me shqip.

Lis Bukuroca hat gesagt…

Koment tek Dita
skrapalliu
Cdo ndarje sjell perçarje, çdo perçarje sjell shperberje, çdo shperberje sjell zhdukje.
Bashkimi sjell pajtim, falje, vellazeri, te ardhme dhe siguri me te madhe, shendet, paraqitje, respekt, besim, jete, ekonomi te forte, kreativitet, gjume te qete, prosperitet.
Qe te bashkosh duhet nje ure. Nje ure bashkimi ka nevoje per kater kembe dhe ato jane:
1. Kujtesa,
2. E verteta
3. Drejtesia
4. Marreveshja

PËRGJIGJJUNI