Aleksandar Vuçiq tha: “Sholc, Makron e Meloni dhe të tjerë më kanë premtuar se do të themelohet Asociacioni.”
Meqenëse Kosovën e ke në Kushtetutë dhe beson se është Serbi, atëherë çfarë të duhet aty një asociacion?
Krijo një në Luginë për shqiptarët vendas, një në Vojvodinë për hungarezët vendas, një për rumunët vendas në V
ërshec, Alibunar, Kovaçicë, Bela Cërkvë, Pllandishtë, Zrenjanin;
një në Sanxhak për boshnjakët e shqiptarët vendas; në Apatin (Sonta, Suboticë, Baçki Breg etj.) për kroatët vendas;
një në Bosilegrad e Dimitrovgrad për bullgarët vendas;
një për romët në Beograd, Novi Sad, Nish, Kragujevc, Leskovc, Vranjë, Pirot, Krushevac, Jagodinë, Zrenjanin, Pançevë, Sombor etj.;
dhe një për maqedonasit në Pançevë, Jabuka, Glogonj dhe Kaçarevë.
Përveç romëve, shqiptarët, hungarezët, rumunët, kroatët, boshnjakët, dhe maqedonasit, të gjithë nuk kanë ardhur në Serbi për të jetuar se u pëlqente Serbia, por kriminaliteti i organizuar i shtetit serb ka pushtuar troje të shteteve fqinje.
Dhe kështu Serbia e zgjeroi katërfish territorin që ishte krijuar më parë, ku qenë përfshirë vetëm ato zona të Pashallëkut të Beogradit ku serbët përbënin shumicën.
Edhe ato pakica të shkëputura me dhunë, dhunime, gjenocid, dëbime, kanë të drejtë të trajtohen si serbët e Kosovës!
Ti mund të ndihesh ngadhënjyes me një Asociacion në Kosovë, por nesër askush nuk do të mund të refuzojë Asociacionet tjera nëpër Serbinë kolonialiste.
Ju nuk keni pikë nga qielli, dhe atë që e pretendoni sot, do ta dëshirojnë të tjerët nesër – me të drejtë!
Mos gënje si Putini për Ukrainën: Kurti nuk po dëbon serbë; më shumë po ikin nga Serbia serbët drejt Perëndimit, sesa nga Kosova.
Dhe, largoi dy ministrat me origjinë shqiptare, Dacin (Daçiqin) dhe Gashin (Gashiqin) sepse për t’u dëshmuar serbë të mëdhenj, do ta marrin në qafë Serbinë. Me ty së bashku! Si Hitleri Gjermaninë!
Ps.
Ilirida duhet të shpallet republikë sepse 40% e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, janë shqiptarë!
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen