Ajo ka konstatuar se Kryesia e Kuvendit, ku duhet të reflektohet edhe përfaqësimi i deputetëve të pakicave, është element thelbësor për konstituimin e Kuvendit.
Sikur të kishte thënë se Kryesia konsiderohet e konstituuar edhe pa një pjesëtar të pakicës, atëherë shumica parlamentare shqiptare do të kishte mundësi të përjashtonte dhe të pamundësonte përfaqësimin e ndonjë pakice, sa herë që t’i tekej apo sa herë që të mendonte se do të përfitojë nga një refuzim.
Kjo, në thelb, do të nënkuptonte ndryshimin e Kushtetutës.
Mosvotimi është në kundërshtim me:
Parimin e barazisë, nenet kushtetuese që garantojnë të drejtat e pakicave dhe standardet e demokracisë.
Ti mund të thuash:
“Po, deputeti ka të drejtë të mos votojë dikë. Po cenohet autonomia e tij.”
Unë të them: po, deputeti ka të drejtë të mos votojë, por njëkohësisht ka edhe mundësinë të dëmtojë shtetin – siç e bën tash e diku shtatë muaj.
Meqenëse Kushtetuta thotë se pjesëtarët e pakicave duhet të përfaqësohen në Kryesi, aty është nënkuptuar se nevojiten 61 vota, domethënë së paku 51 shqiptare. Ku t'i marrin pakicat ato?
Vendimi i Gjykatës është i drejtë dhe në përputhje me Kushtetutën e Kosovës..
Nëse ti thua:
“Kjo i mundëson pakicës serbe të bojkotojë konstituimin e Kuvendit sa herë që t’i teket,” unë të them se në atë rast përgjegjësia do të binte mbi ta, dhe kjo është e drejta e tyre demokratike. Si e braktisën qeverisjen lokale për shembull. Nuk përfundoi bota.
Pra, nëse ata refuzojnë pjesëmarrjen në Kryesi të Kuvendit, do të nevojitej një interpretim tjetër nga Gjykata Kushtetuese.
Por, nëse shumica shqiptare nuk e voton deputetin e pakicës, atëherë pakica shndërrohet në viktimë politike dhe, në fund, dëmtohet vetë shteti i Kosovës duke krijuar empati për ta jashtë vendit.
Në fakt, ndihmon Vuçiqin. Vuçiqit i duhen viktima nga Kosova. Me mosvotim, po i falen.
Gjykata Kushtetuese ka mbrojtur parimin e përfaqësimit. Ajo ka gjykuar me integritet, drejtësi dhe largpamësi.
Pakicat duhet të ushtrojnë të drejtën e tyre përmes pjesëmarrjes, shumica duhet të garantojë që ky mekanizëm të mos keqpërdoret politikisht. Për patriotizëm folklorik. Si tani.
Neve na ndihmuan sepse ishim të dobët,
ata do t’i ndihmojnë sepse ne po tregohemi shumë të fuqishëm: arrogantë dhe pa vetëdije shtetërore.
Imazhi me copilot
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen