atëherë shteti le t’i paguajë, si deri tani,
muaj për muaj,
dhe rrënues të suksesshëm të shtetit ligjor.
Themeloni prokurori e gjykata
speciale,
por na duhen edhe spitale speciale,
shkolla e fakultete speciale,
E pse jo, aty-këtu edhe dashnore apo dashnorë specialë,
kur e kërkon nevoja.
Nëse nuk mjaftojnë,
atëherë na duhet një popull special,
ose një edukatë speciale,
që të mos e konsiderojmë më patriot atë që vjedh shtetin,
sepse absurdi është shndërruar në normalitet.
Hajvanati ka braktisur stallën
dhe po merret me politikë,
ose shihet duke shqelmuar nëpër debate televizive.
Vjedhjen e konsiderojnë akt patriotik
japin leksione morale,
hajdutët mbrohen publikisht,
kurse dashnorët e tyre çarten si kafshë për ta,
në televizion.
Sidoqoftë, nëse populli refuzon specializimin,
bëjani jetën të pajetueshme në atdhe
dhe dërgojeni në specializim në Perëndim;
kështu vdes atje së paku i specializuar!
Ai që u financoi lirinë,
që ju mbajti dhe ju mban gjallë,
ju, si popull – pasqyrë speciale
e prokurorisë atdhetare,
duhet ta shani!
Me Gërrnaç!
Shani e përqeshni edhe fëmijët e tyre.
Mirëpo, tregojuni atyre fëmijëve pikë së pari:
si mbarohet shkolla fillore pa njohur shqipen?
Në Perëndim nuk është e mundur
ose dërgohet në shkollë speciale.
Si kritikohen fëmijët jashtë,
që nuk e flasin mirë gjuhën amtare,
duke u arsimuar në gjuhë të huaj
e jo ju, që jetoni aty,
e flisni si rrugaçë në teklevizion?
Si e mbaruat shkollën fillore,
të mesme e fakultetin?
Apo më mirë, sa kushtoi diploma?
Shani!
E meritojnë, sepse këta, këtu,paratë ua vjedhin fëmijëve të vet
dhe ua dërgojnë juve atje.
Ka edhe një shpresë, të fundit:
Diellas i duhen shumë kolege.
Se me një lule nuk çel pranvera,
as dimri nuk vjen me një fjollë bore…
Imazhi me copilot
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen