27.12.2025

Bishti nuk rren, Bota sot

Militantë (sektet) e LDK-së dhe PDK-së marrin video dhe deklarata të Kurtit nga e kaluara, i krahasojnë me të sotmet dhe bërtasin: "Shikoni si ka menduar dje!"Por nuk shohin sjelljen e kryetarit të nderit të partisë: kur ishte në LKJ, kur ishte ministër i Rrahman Morinës, kur i bënte sanksione Rugovës, kur me Zajednicën shkeli Kushtetutën 23 herë, kur dëboi nga partia Vjosën, Donikën, kur hodhi përtokë partinë e Rugovës dhe kur u bë ashensor i Thaçit.

Sikur ta kishin penguar Mustafën, jugosllavizimin e partisë, sot do ta kishin pasur zonjën Osmani në krye. Rugovisten e denjë.


Militantët e PDK-së veprojnë njësoj: disa dje ishin enveristë, stalinistë, titistë, por nuk reflektojnë mbi të kaluarën e tyre. E konsiderojnë normale. E krahasojnë vetëm Kurtin: si student, si zëvendës i Adem Demaçit, si i burgosur, si opozitar, si kryeministër.

Ata e imagjinojnë Kurtin si zot, dhe sipas tyre, zoti nuk ndryshon qëndrime. Ata vetë po, sepse janë normalë, ordinerë.


Ata e shohin të natyrshme që pionieri i Titos, që ka humbur në Mitrovicë, të bëhet kandidat i PDK-së, por nuk shohin gabimet e veta.


(Ju kujtohet përralla e dhisë dhe deles? Ja shkurtimisht: Një ditë, delja kërcen gardhin dhe gjatë kërcimit ngriti bishtin. Dhija bërtiti e çuditur: “Ta pashë!” Delja u kthye, e shikoi dhe tha: “Ti ec gjithmonë me bishtin ngritur dhe nuk të kam thënë kurrë asgjë!”)


LDK-ja nuk reformohet duke u martë me VV-në, por duke luftuar sjelljen e kryetarit të saj me blerje votash dhe mungesë konkurrencë të brendshme.


PDK-ja nuk reformohet me pionierin, që humbi, por me konkurrencë dhe demokraci të brendshme, duke luftuar korrupsionin, jo duke u marrë me Kurtin.


Ju po luftoni për ta riedukoni kundërshtarin, jo vetveten dhe jeni për keqardhje! 


Një parti nuk reformohet dhe nuk fiton kurrë duke u marrë me gabimet e të tjerëve dhe duke i fshehur të vetat nën qilim. Reforma fillon brenda: drejtësi, transparencë, luftë kundër korrupsionit.


Çdo parti ka nevojë për liderë me personalitet dhe rrezatim të vetin, jo vegla të kryetarëve të vjetër, për të mbrojtur deliktet e të ikurit. Kush e zgjodhi Hsmzën? Krasniqi!

Kush e zgjodhi Abdixhikun? Mustafa! E anëtarësia? Ajo ju duhet për duartrokitje!


Kush nuk e kupton këtë, jo vetëm që nuk fiton kurrë, por do të shuhet edhe si parti!

Ju, duke sjellë mendime të Kurtit nga e kaluara, po dëshmoni se e tashmja e tij është shumë e mirë…

Keine Kommentare: