Analistët politikë dhe mediat po ndjekin me kujdes çdo zhvillim, duke u përpjekur të parashikojnë se si mund të ndryshojnë balancat e pushtetit në parlament
Bukuroca: Koalicioni i Kurtit: mbi 50%
E për këtë temë, për “Bota sot” foli publicisti Lis Bukurosa.
FIllimisht, ai potencoi se, në zgjedhjet e nesërme dalja e qytetarëve në votime do jetë dikur rreth 60 përqind, derisa si
fitues të ktyre zgjedhjeve e sheh Lëvizjen Vetëvendosje.Për këtë, tregoi se pse mendon që Kurti do arrijë të shpallet fitues i zgjedhjeve të nesërme.
“Dalja në zgjedhje, sipas mendimit tim, mund të jetë rreth 50–60%.
Sa i përket renditjes së partive politike, bazuar në rezultatet e deritanishme dhe zhvillimet politike gjatë mandatit, koalicioni i udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti do të dalë i pari. Edhe pse jo të gjitha premtimet janë realizuar, një pjesë e madhe e energjisë institucionale është përqendruar në luftimin e pasojave të keqqeverisjes së mëhershme, në forcimin e sovranitetit dhe në përballjen me çështje të ndjeshme të sigurisë dhe rendit kushtetues”.
Krahas kësaj, tha se roli i diasporës nesër, do jetë vendimtar dhe do ndikojë në rezultat.
Madje, tha se nëse koalicioni LVV-Guxo bie nën 50 për qidn, atëherë do ishte sinjal se kanë ndikuar disa faktoë mediatik.
“Janë shënuar disa zhvillime të rëndësishme, si shtrirja e autoritetit shtetëror në veri dhe luftimi i strukturave ilegale dhe kriminale, çka ka ndikuar në perceptimin publik për stabilitet dhe siguri. Këto faktorë do të reflektohen pozitivisht në rezultatin zgjedhor.
Në rast se rezultati i koalicionit qeverisës bie nën 50%, kjo do të tregonte një ndikim më të madh të faktorëve mediatikë në krijimin e opinionit publik. Disa luftojnë për të mbrojtur interesat e tyre nga frika e forcimit të shtetit ligjor, ndërsa një pjesë e votuesve beson se këto veprime bëhen për të mbrojtur drejtësinë.
Roli i diasporës mbetet shumë i rëndësishëm dhe mund të ketë ndikim të ndjeshëm në rezultatin përfundimtar”, shtjelloi ai.
Ndër të tjera, publicisti dha edhe parashikimin për radhitjen e partive politike, ku vetëm te LVV sheh rritje të votave.
“Parashikimi im për partitë kryesore është:
• Koalicioni i Kurtit: mbi 50%
• AAK: rreth 5% ose nën 5%
• Nisma: mbetet jashtë Kuvendit
• LDK: rënie prej 2–3%
• PDK: rënie rreth 2%”, përfundoi Lis Bukuroca për “Bota sot”.
27.12.2025
]
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen