– Pse lodhesh duke rregulluar flokët natën? A s’ka mëngjes kjo dynja?
E pashë serioz, sikur po merresha me një çështje shumë të rëndësishme, dhe i thashë:
– Po sikur sonte në ëndërr të më shfaqet ajo moderatorja shumë seksi e Shqipërisë? Nëse më sheh të çrregulluar, ikën nga ëndrra e neveritur! Nuk mund ta lejoj këtë fatkeqësi!
Ajo qeshi, ma ktheu shpinën dhe psherëtiu:
– E shoh që paskam konkurrencë edhe në ëndrra!
“Ke të drejtë,” – thashë duke tundur kokën me seriozitet. – “Në ëndrra nuk mund t’i zgjedh personazhet – i zgjuar, po, por aty zoti m’i dërgon nga lart. Është vullneti i tij. Shpërblim i tij! Së paku, dua të dukem i bukur si gjatë ditës…”
Ajo rrotulloi sytë dhe tha:
– Atëherë spërkatu edhe me parfum!
“Jo, jo,” – shtova unë. – “Pastaj mund të më dalë edhe ajo aktorja italiane! Me dy gra nuk jam i stërvitur dhe mund të traumatizohem!”
– A t’i rregulloj edhe unë flokët!? – pyeti ajo me një buzëqeshje.
– Jo, jo, se të shfaqem unë në ëndërr dhe ma prish timen. Ose, akoma më keq, të shfaqet ai personazhi i Viktor Hugos… si quhej… Kuazimodo! Atëherë, lamtumirë ëndërr dhe gjumë…
Duke ecur tutje, thashë vet me vete: Zoti nuk iu dërgon grave ëndrra me burra të tjerë, më të bukur se bashkëshorti. E ka ndaluar vetë.
Prandaj ato nuk ëndërrojnë shumë në gjumë, sepse e duan jetën e bukur si në ëndërr! Jetën reale, jo të imagjinuarën.
Sifoqoftë nuk pata guxim t’ia them këtë mendim, se ndoshta zoti ka ndryshuar pikëpamjet dhe u dërgon edhe grave burra më tërheqës se burrat e vet, dhe, nuk dua të di se cilët ua dhuron…
Sigurisht ai e di se ashtu e prish dynjanë!
Por, ndoshta më mirë t‘u mbeten burrave ëndrrat, grave realiteti. Zoti e di më mirë!
Imazhi i gjeneruar me microsoft create

Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen