— Faleminderit, por jam i martuar dhe nuk më pëlqen ky lloj seksizmi, — ia ktheva me një shprehje serioze.
Ajo më pa e habitur. — Po si ju shkon mendja aty, ju lutem? Unë kam të dashurin tim, madje mund të kemi 30 vjet diferencë mes nesh!
— Nuk e prisja se e interpretoni kështu. Nuk e kisha atë qëllim!
— E di, të gjitha thonë kështu! Por më beso, edhe fishkëllimat në rrugë më kanë lodhur… — i thashë me buzëqeshje.
Aty më në fund e kuptoi se po bëja shaka.
— Ah, më trishtove, — tha duke tundur kokën. — Mendova se po flisje seriozisht!
— Eh, edhe unë do të doja të flisja seriozisht, por ja që jam shumë i bukur dhe kjo më sjell telashe. Një shqetësim i madh për qytetin! Edhe për mua.
Ajo qeshi dhe u nis me një lëvizje të dorës në ajër, duke ma bërë të qartë se s’kishte më ç’të shtonte.
Nuk është e lehtë të jetosh kur perceptohesh vetëm si objekt seksual. Gazep ditën jashtë dhe gazep natën në shtëpi. 🤣
Imazhi i gjeneruar me microsoft create

Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen