22.05.2011

Grabitja e ëndrrës shqiptare, - Java, Shekulli, gazeta Sot

Grabitja e madhe sepse shkatërroi të gjitha shpresat dhe idealet shqiptare. U vodhi ëndrrat atyre, që shpresonin të ndërtojnë një vend demokratik sipas parimeve dhe normave perëndimore. Shumë u detyruan ta braktisë vendin të zhgënjyer: tani skuqen dhe turpërohen për gjendjen në atdhe. Për shumë motive. Me shumë arsye.

Anëtarët e ish Paktit të Varshavës, si Bullgaria, Rumunia, Hungaria, Çekia, Sllovakia dhe Polonia, u bënë anëtare të Unionit Europian. Sali Berisha për njëzet vite arriti t’ i shfuqizojë vetëm vizat dhe e arkëtoi si sukses vetëm të vetin! Kjo domethënë se me këtë politikë, na duhen së paku edhe tridhjetë vite të tjera për t’ u bërë anëtar me të drejta të plota. Mirëpo, edhe kjo mund të konsiderohet sukses, kur të kihet parasysh, se kjo u arrit me një stalinist në krye. Me stalinistin e vetëm në planetin Tokë, që drejton një parti demokratike.

Shqipërinë e Berishës e la pas edhe Maqedonia, që diskriminon shqiptarët dhe Serbia, që luftoi gati një dekadë dhe e cila paguan miliona për ta rrënuar shtetin e Kosovës. Me këtë Serbi Sali Berisha ka raporte shumë të mira, siç kishte edhe në ditë të vështira të saj duke i shitur naftë. Nuk thuhet kot: “miku i mirë shihet në ditë të vështirë!”

Sali Berisha banalizoi demokracinë shqiptare deri në përqeshje, zgërdhimje dhe po e çon në theqafje. Ai ndërtoi politikën e tij në hakmarrje, urrejtje dhe përçau shqiptarët si kurrë më parë. Kombi u nda në dy pjesë: në shqiptarë të majtë dhe shqiptarë të djathtë. Diçka ndërmjet nuk ka ose është skajore. Një përçarje kaq të madhe populli shqiptar nuk e ka përjetuar kurrë. As një mosdurim reciprok, as një urrejtje të tillë deri në linçim.
Ky përqafoi mendimin e lashtë kinez, pastaj romak e më vonë të përsëritur nga Nikolo Makiaveli: “diviti et impera-përçaj e sundo!” Dhe, përçau. Po përçan për qëllime të veta dhe për përfitime thjesht personale. I motivuar nga lakmia, i shtyrë nga urrejtja dhe sedra e damkosur.

Ai për të fituar simpatinë e fqinjëve, bëri çdo gjë antikombëtare, që mund të bëhej. Në mes të tjerash dorëzoi Kishën Autoqefale Shqiptare në duar të grekëve. Dorëzoi Shqipërinë në një klub fetar, që po mbështet Serbinë. Tani Greqisë nuk i mjafton vetëm kisha jonë, prandaj i premtoi edhe detin, ndoshta edhe pak tokë. Për të evituar mërinë e Berluskonit për shkak të flirtit ortodoks dhe aziatik, u gjunjëzua edhe në Vatikan. Në Romë i premtoi Berluskonit tokën shqiptare për bërllokun e tyre. Italia është së paku dhjetë herë më e madhe se Shqipëria dhe nuk paska vend për hedhurinat e veta!

Arsyet se pse Salehu jon sillet si hamshor dhe ndërzen skenën politike shqiptare, janë të thjeshta: ai di se i falen të gjitha veprat penale. Ai di se për tre mijë të vrarë nuk u arrestua, e as për rrënimin e shtetit, jo. Ai di se çdo vepër penale do t’ i falet, si kur vjen nga fati apo Zoti, prandaj bën edhe krime të reja apo përgatiten për t’ i përmbaruar ato. Ai di se në komunizëm funksionarët e lartë nuk ndiqen. Në demokraci po, por ne nuk jemi akoma aty. Ai dhe Luli i Vocërr fituan vota edhe pse vranë katër shqiptarë jashtë oborrit të Kryeministrisë. Jeta e shqiptarit nuk ka vlerë. U vranë nga komunistët, vritet edhe nga të ashtuquajturit demokrat. Dhe, u shërben qëllimeve të njëjta: ruajtjes së despotizmit. Ai vrau nga frika dhe trishtimi i një puçi, që imagjinonte vetëm ai, me armë që shihte dhe perceptonte vetëm ai. Armët nuk i tregoi kurrë në televizor si i përshkroi imtësisht dhe me shumë pasion dhe me ankth në zemër. Me plot trishtim!

Për fat të keq populli shqiptar nuk voton ata që janë në dobi të veten, por ata që u imponohen duke u bërë të huajve edhe koncesione të palejueshme. Historia do të dëshmojë se Saliu ishte makthi, që i zuri frymën Shqipërisë: ky është grabitës i pranverës dhe shpresës së madhe shqiptare. Ky rrënoi kulturën demokratike në vend, në të gjitha fushat.

Ky përdori Lulin e Vocërr për të larë fytyrën e vet: ai me një fytyrë engjëllore, në pamje e pafajshme, u përpoq me mish e shpirt ta pastrojë despotizmin e shefit të vet.
Në një demokraci të vërtetë, pas vrasjes së katër vetave, një Sali nuk do t’ i kishte fituar as dhjetë për qind të votave, por ja që elektorati shqiptar rehabiliton dhe voton ata që kanë vrarë fëmijët e dikujt tjetër. Të kundërshtarit politik, që përjetohet si armik! Kjo është Shqipëria e sotme! Votat e fituar nga (BB) Basha dhe Berisha flasin për hutinë e elektoratit shqiptar, për irracionalitetin e tij, aftësinë gjykuese dhe mungesën tërësore të empatisë. Madje edhe për nostalgjinë komuniste dhe despotike. Populli shqiptar akoma nuk ka kuptuar se vota në demokraci shërben për të dënuar politikanët e paaftë. Këtë herë shpërbleu ata!

Si do të sillet Perëndimi? Perëndim do të hesht sepse e di mirë se Salehu jonë është në gjendje ta ndezë Shqipërinë edhe një herë për karrige; të vrasë mijëra e të prodhojë dhjetëra mijëra refugjat. Kjo është arsyeja pse ata heshtin dhe durojnë Lukashenkon tonë. Ashtu si duruan Gadafin me dekada për interesa të veta. Avokatë të Saliut do të bëhen: Greqia, Italia dhe Serbia. Greqia dhe Italia i drejtohen SHBA-së dhe Saliu fiton. Ky u bëri koncesione atyre, ata do ta ndihmojnë tani. Pse? Sepse miku i mirë shihet në ditë të vështirë. Perëndimi e njeh mirë, prandaj do ta durojnë deri sa të vdesë vet, sepse ata nuk dinë si të sillen me një vend, që kanë pranuar në NATO, por që pas çdo zgjedhje shteti gjendet para shembjes totale dhe para lutës totale qytetare. Për këtë pikë së pari i ka fajet centauri: gjysmë stalinisti dhe gjysmë demokrati!
22.05.11
Java-Rrokum.tv, Shekulli, Gazeta Sot

2 Kommentare:

Lis Bukuroca hat gesagt…

Komente tek zemrashqiptare.net

Zoti t'bekofte o nip i Kastriotve
Malesori 24-05-2011, 12:55am

Gjithmone Lisi e ka tregue veten. Tue kene i nalt e i fuqishem, i shef gjanat ma kjart e ma larg e nuk e merr era si ka marr menet e shum njerzve sot. Ty t’lumte dora more Lis per largpamsine tane, e mbi t’gjitha per shqiptarizmen tane. Je burre i nderuem e i ndricuem dhe me sjelljen tane e nderon deren e Kastriotve. Fati jon i zi asht se lisa kemi pak ndersa egjra jan ba shum, por do t’vine koha dhe po vjen qi edhe kto egjra dhe bim helmuse do t’pastrohen, dhe toka e Kastriotve do t’marre edhe nji here frym e lire si ma perpara. Zoti t’bekofte e t’rujte o shqiptar i vertet, dhe e pac gjithmon penen e fort sic ke edhe zemren. T’gjithe nipat e vertet t’Kastriotve dhe gjith shqiptart e vertet ndihen krenar me ty. E mos u merzit Lis se andrren nuk mundet me e grabit nji antishqiptar dhe klyshat e tij.


lis
alban 23-05-2011, 11:40pm

pena juaj esht nder te paktat qe shkruan relisht..megjithse po i dole kunder saliut me shok te qujn komunist ose grek apo serb..deri ketu ka arritur injoranca shqiptare... njejti mentalitet ash ene ke islamutrat qe po i dole kunder per ta je serb grek apo cifut...shum poshtersira ka ba ky sali berisha ne shqiperi..bashk me nji tuf injorantesh qe i bajn ene poezi ku lind dielli e perendon hana sali maskara sban ma nanana kadri osmani nga uzbekistani asht pa dyshim vjershetori ma i zellshem ...shqiperis i duhen njeres si ju qe flasin te vertetn ..


Pershendetje per ju i nderuar autor
Marko 23-05-2011, 11:30pm

Shume shqiptare ju konsiderojne si nje nga penat me te fuqishme bashkekohore. Dhe kane plotesisht te drejte sepse e tregoni pozicionin tuaj te palekundur ndaj tiranise dhe padrejtesise. Edhe titulli i ketij shkrimi eshte mjaft i goditur sepse eshte tamam grabitja e endrres shqiptare...dhe do te shtoja perpjekja per shkaterrimin e shpreses.

Anonym hat gesagt…

Nuk dua ta dine kush jam une, por leje nje numer gjirollogarie ketu ne blogun tend mor burre te shperblejm ne lexuesit me ato mundesit tona.
Thjesht per i kafe.
Nderime