14.08.2026

Palloshi i gjatë

Edi Cullaku i paska shkruar Zelenskit, i cili me asnjë fjalë nuk përmendi zezonën shqiptare në Kosovë, pastrimin etnik, dëbimin e mbi 50% të popullsisë, vrasjen e fëmijëve, dhunimin e grave, por hapur u shpreh kundër vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare, duke thënë se Kosova megjithatë është Serbi dhe se nuk do ta njohë. 

Domethënë, masakrimi i Kosovës ishte vepër humane, e drejtë legjitime e Serbisë.


Ashtu si u fut Rusia në Ukrainë, ashtu marshoi Serbia në Kosovë. Dhe shqiptarët në ish-Jugosllavi tmerrin serb e kanë përjetuar që nga viti 1912, në mënyra dhe periudha të ndryshme. Edi Balluku ka mundur të heshtë, por jo; ai dëshiron të tregohet dhe të dëshmohet mik i Vuçiqit dhe i „linjëzuar“ me të.


Edi Palloshi, kur flet për shqiptarët jashtë, flet si kur një njeri flet për njerëz të një planeti tjetër: ai llapton nga distanca, prandaj edhe pengoi në Kuvend rezolutën mbi gjenocidin serb. Ky nuk e di se çfarë ka ndodhur, apo e di, por i duket asgjë. Ose pak. Shumë pak. Ky Cullak nuk çan kokën se miku i tij Vuçiqi ka vjedhur mbetjet mortore të rreth 1 300 vetave: të grave, fëmijëve, burrave, pleqve e plakave, dhe nuk i kthen.


Sipas Palloshit në Rënie, duhet shikuar përpara ose duhet shpërfillur e kaluara. Nuk ka familje shqiptare në ish-Jugosllavi që nuk është dëmtuar nga shteti serb: qoftë me dëbim, diskriminim, burg, vrasje apo dhunime.


Edi Rana i di këto, por nuk i ndien. Ose i duken pak. Ai i njeh edhe numrat, por nuk i kupton, sepse nuk i shërbejnë karrierës së tij dhe mbijetesës politike. Ai ka mundur edhe të heshtë, por me atë shkrim iu drejtohet protestuesve, ashtu siç veproi edhe me konsullatat në Bujanoc e Shkodër. Ai dëshiron të tregojë rezistencë dhe autoritet të palëkundur.


Mospajtimet me deklaratën e Zelenskit, i cili foli si Vuçiqi, Pallosh i Vyshkur e quajti shpërthime nga „nacionalistët folklorikë më të zhurmshëm në Tiranë dhe Prishtinë…“. Edhe pse askush nuk kërkoi ndaljen e ndihmës për Ukrainën, askush nuk ishte kundër lirisë së saj, edhe pse Zelenski e mohoi lirinë e Kosovës. Shtetin e saj. 


Dhe, për Rusinë, Edi Balluku, nuk bërtet asnjë shqiptar, siç e gënjen ti Zelenskin. E pastaj, pse qenka detyrë e jotja të merresh me zhgënjimet e intelektualëve ndaj dëshirës së Zelenskit për ta parë dhe konsideruar Kosovën Serbi?


Palloshi i Shkurtër vazhdon: „…fatmirësisht, Shqipëria nuk është një njeri i vogël që llogarit se kush i ka borxh kujt, por është Evropa e Ballkanit“, Europa e Ballkanut ku Rama, me imunitet, pengon hetimet penale ndaj zëvendëses. Për cilën Europë e ka fjalën? Sigurisht për Europën ruse, sepse në BE nuk ekzistojnë raste të tilla. 


Fjalën e ka përsëri kryeministri i gozhduar: „Ukraina mund të jetë, dhe po, është gabim për Kosovën, por e drejta e saj për të qenë e lirë mbetet e padiskutueshme.“ E kuptuat mirë retorikën e tij. E nis me „mund të jetë“, pastaj i kujtohet se Kosova është e pavarur dhe e konstaton se ishte gabim. 


Dhe kundër atij gabimi reaguan shumë intelektualë shqiptarë, brenda dhe jashtë vendit, por askush nuk ishte pro-rus, as kundër shtetit ukrainas dhe as kundër lirisë së saj. Mirëpo, për t’u pëlqyer të tjerëve, disa shqiptarë i quajti pro-rusë. Fundi i fundit, kështu i shpalli edhe protestuesit të drejtuar nga Irani, vetëm për t’i pëlqyer Trumpit.


Kështu, në mënyrë demagogjike, vazhdon Edi Rrugaçi: „Dhe të luftosh për këtë të drejtë (të Ukrainës) do të thotë të luftosh edhe për Evropën dhe për veten tonë.“


Atë të drejtë e duam edhe për shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë së Veriut e Luginës. Ata nuk po vriten tani, por më herët janë vrarë si ukrainasit dhe jashtë Kosovës e Shqipërisë, sot janë qytetarë të dorës së tretë.


Dhe në fund, Palloshi i Vyshkur e mbyll ashtu siç e mendonin të gjithë ata që kritikuan Zelenskin: në fakt ne jemi me popullin e Ukrainës, por jo me Zelenskin kur bëhet armik i Kosovës dhe aleat i Serbisë.


Ajo letër nuk ishte vetëm mbështetje për Zelenskin, por edhe për Vuçiqin, sepse që të dy ndihen të rrezikuar dhe po ndihmojnë njëri-tjetrin. Vendimet për konsullatat nuk ishin të rastësishme, por mesazhe të qarta për protestuesit, që po besojnë se një autokrat rrëzohet me lutje!


Keine Kommentare: