Kuvendi i Shqipërisë, ku ishin të pranishëm pesëdhjetë demokrat dhe votuan njëqind e pesë- për fat të mirë i kanë nga dy duar- miratoi sot edhe disa pyetje shtesë. (Disa deputet, që nuk ishin në Kuvend, votuan nga plazhet me sms.) Pas rekomandimeve të BEE-së, deputet u bindën se duke pyetur sa më shumë popullin, mund të ndikojë tmerrësisht shumë në rritjen ekonomike të vendit, prandaj aprovuan disa amendamente të reja. Madje, aty u konstatua se Greqia gjendet para falimentimit, pikërisht pse nuk kishte marrë kurrë në pyetje popullin e vet, siç do ta bëjë Shqipëria me dëshirën e madhe greke. Greqia ngulë këmbë për ta shpëtuar Shqipërinë nga fati i njëjtë. Krejt kjo, bëhet nga dashuria– dashuria e Patriarkanës ndaj atij që kemi pranë - nga “l’ amore del prossimo”, “Nächstenliebe”, mu si edhe në veri të Kosovës.
Por, Greqia, me të drejtë, është edhe pakëz e brengosur pas numërimit të votave në Shqipëri. Ajo ka frikë se publikimi i të dhënave mund të manipulohet, të zvarritet, prandaj Qeverisë shqiptare i ofroi ndihmën vëllazërore duke dërguar disa Pita Gorë për të numëruar shpejt, drejt, bukur, greqisht dhe sipas standardeve europiane.
Luteni të shënoni në kutinë e vockël një “x” të xixës: ☒. Ato fletë që kanë përgjigje pozitive, do të jenë të gjitha të vlefshme, pa marrë parasysh gjendjen e tyre, sepse shprehin njohuritë, bindjet dhe botëkuptimin e popullit tonë të dashur dhe besimplotë.
Pyetësori plotësues cilësor*
1. Cili është personaliteti më i madh shqiptar që nga Pirroja në këto troje? (Duke iu përgjigjur drejt kësaj pyetje, bota do të kuptojë, sa ngushtë janë të lidhur populli dhe Partia)
☐ Sali Berisha 20 pikë
☐ Gjergj Kastrioti Skënderbeu 1
☐ Edvin Kristaq Rama 0
2. A mendoni se opozita është një klub i tradhtarëve?
(Me përgjigjen e drejtë, shtetasi tregon se merr vesh në politikë dhe nuk hanë bar)
☐ Po 20
☐ Jo 1
☐Nuk e di 0
3. Pse Sali Berisha u detyrua të bëhet anëtar i Partisë së Punës?
☐ E detyroi Enver Hoxha 20
☐ Partisë së Punës i mungonte një gjeni 20
☐ Iu bashkëngjit vullnetarisht 0
4. Pse Sali Berisha shiti naftë Serbisë?
☐ Për ta ndihmuar popullin e Kosovës 20
☐ Për t’ i ndihmuar vëllezërit Konferencës në shitje 20
☐ Nuk e di 0
5. Kryeministri notoi deri në detin grek, që i takon ende Shqipërisë për:
☐132 minuta 20
☐131 minuta 5
☐130 minuta 1
6. Pse Qeveria vrau katër shtetas banditë?
(nga kjo përgjigje mund të kuptohet gjendja Juaj mendore)
☐ Për ta shpëtuar atdheun nga armiku i brendshëm 20
☐Për ta parandaluar grusht shtetin nga tradhtarët e kombit 20
☐ Nuk e di 0
7. Pse Dashi dha jetën e vet?
☐Nga gëzimi për Lulin: me gjak u fitua, me gjak jepet 20
☐Nga dëshpërimi pse humbi Kristaqi 0
☐Nuk e di 0
8. A keni menduar ta ndryshoni religjionin?
(Kjo na sjellë numra të qartë për të parë edhe sa shtetasve Greqia u ka borxh)
☐Po 20
☐Jo 1
☐Nuk e di 0
9. Çfarë pozite seksuale preferoni?
(Këto i duhen Qeverisë për dizajnimin e krevateve të rinj europian)
☐Horizontale 20
☐Në këmbë 5
☐Seksi nuk më pëlqen 20
10. A përdorni prezervativ gjatë aktit seksual
(Këto i duhen Qeverisë për ta rritur zhvillimin ekonomik dhe hapjen e fabrikës së re)
☐Po 20
☐Jo 5
☐Nuk e di 1
11. Sa partnerë/e keni pasur para bashkëshortësisë?
(Këto i duhen Qeverisë për ta rritur zhvillim e ekonomik dhe për ta kuptuar sa herë
shqiptari merret në nishan nga Kupidi. Nëse Kupidi ka bërë masakra, Qeveria do t’ ia ndalojë hyrjen)
☐3, 20
☐5, 15
☐Asnjë 1
☐Nuk e di 0
12. A keni tradhtuar në jetë?
(Këto i duhen Qeverisë për të hyrë më shpejt në BEE dhe për t’ i kuptuar hormonet e popullit,
respektivisht për të konstatuar nivelin e oksitocinit (ndryshe, hormon i besnikërisë) tek shqiptari
☐Po 20
☐Jo 1
☐Nuk e di 0
13. A përdorni viagra?
(Qeveria po negocion me Feridi Muratin, me shqiptarin që drejtoi botën mashkullore dhe e
ngriti peshë, për të hapur një fabrikë në Viçidoll. Qëllimi: kthimi dinjitetit burrave të vyshkur)
☐ Po 20
☐ Jo 1
☐ Nuk e di 0
14. Ku ju pëlqen të bëni seks?
(Qeveria ka ndërmend të shtrijë dyshekë përjashta për ta rritur komoditetin
e popullit dhe me këtë, shtohen edhe vendet e punës në prodhimtari)
☐ Në natyrë 15
☐ Në plazhet greke 20
☐ Nuk e di 0
15. Me cilin religjion mund të fitosh pension ose lekë në Shqipëri?
☐ Me ortodoksinë 20
☐ Me myslimanizmin 20
☐ Me katolicizmin 0
16. Sa herë në ditë gënjeni?
(Këto i duhen Qeverisë për të kuptuar se sa është kompatibël populli me udhëheqësin)
☐Tre herë 1
☐Pesë herë 10
☐Më shumë se pesë herë 20
17. Pse Janutallosi është personaliteti i madh?
☐ Reformoi Kishën Shqiptare 20
☐ Mbushi me vetëdije kombëtare shqiptarët në jug 20
☐ Nuk e di 0
18. Pse adhuroni Shqipërinë multietnike?
☐ Pasuron shtetasit shqiptarë 20
☐ Flet për bujarinë dhe mikpritjen shqiptare 20
☐ Nuk e di 0
19. Ku ka pasur seks Edvin Kristaq Ramma?
☐ Në semafor 20
☐ Në Stadium 20
☐ Nuk e di 0
20. Çka do të ndodhte me Shqipërinë pa birin e popullit Sali Berisha?
☐Nuk do të ekzistonte më si shtet, do ta pushtonte Greqia 15
☐ Shqipërisë do t’ i ndalohet hyrja në BEE dhe përjashtohet nga NATO 10
☐ Do të ndodhin vërshime, tërmete dhe Ballkani do të zhduket 20
0-20 pikë
Nëse Ju keni fituar 20 pikë apo më pak, atëherë ju keni pasur fatkeqësinë të lindeni pa identitet shqiptar dhe keni defiçencë kongjenitale. Kjo mund të kuptohet lehtë. Mjafton t’ i pyesni nënat. Nëse keni qarë menjëherë pas lindjes, atëherë ju keni bërë këtë pse keni lindur në këtë vend, që nuk e doni, nuk e vlerësoni dhe nuk kemi mëshirë për të afërmin. Ju jeni njerëz pa dinjitet, të pafytyrë, nuk adhuroni seksin, nuk adhuroni detin Jon, e urreni naftën,shani Ferid Muratin, jeni të pa fe, nuk kuptoni pozitat seksuale, nuk kuptoni mikun dhe armikun, nuk dini çka është patriotizmi, urreni natyrën, urreni plazhet dhe nuk bëni seks jashtë vetëm për ta dëmtuar ekonominë e vendit dhe aderimin në BEE. Ju jeni paranoid, labil dhe me probleme të mëdha perceptimi. Ju jeni të pa Zot! A mund t’ ju jap unë Zot? Jo! Dokumentet për maskarallëqet tuaja, i kam unë. Kush e di se ku punojnë gratë tuaja dhe motrat?! Ju duhet të ekstradoheni se dëmtoni atdheun e shqiptarëve...
20-200 pikë
Ju akoma nuk keni kuptuar mirë botën dhe lekun, që ndikon në hormonet tona. Ju jeni mirëpo në rrugë të drejtë dhe mund të korrigjoheni. PD është e hapur për ju dhe për riedukimin Tuaj!
Mbi 200 pikë
Ju jeni qenie e përkryer. Ju mund të bëheni menjëherë anëtar të PD-së. Ju kur keni lindur nuk keni qarë, por keni buzëqeshur se u lindët në vendin e shqiponjave dhe keni prejardhjen prej saj, pra, prej shpendit grabitqar, ndërsa, ata me më pak se 20 pikë kanë origjinën prej majmunit dhe duhet të banojnë në lisat e Saharës. Ju jeni njerëz që keni lindur me identitet. Fjalën e parë që keni pëshpëritur disa sekonda pas lindjes, menjëherë pas buzëqeshjes, ka qenë: “Shqipëri më jep nder, më jep emrin shqiptar”, dhe ja ku e dëshmoni me këto përgjigje të sakta, madhështore. Dhe ja, unë ua certifikoj këtë emër plot nder. Ju jeni shqiptar i ndritur!
Ju, me këto pikë, lajmërohuni në degën më të afërt të PD, më merrni mua në telefon apo Lulin. Ne do të bëjmë çdo gjë që është e mundur të fitoni një vend të punës. Nëse ne nuk mund t’ju ndihmojmë, do ta lusim Zotin ta bëjë këtë për neve. Zoti ndihmoftë Qeverinë dhe i theftë qafën opozitës staliniste, komuniste dhe revizioniste!
*Sqarim i Kryeministrisë:
Ata që nuk shohin, ata që kanë probleme psikike, të penguarit, ata që nuk kuptojnë rëndësinë e këtij regjistrimi dhe ata që nuk kanë kohë, për 200 lekë mund ta marrin formularin e gatshëm, të plotësuar dhe të firmosur. Qeveria është zotuar se do marrë në pyetje shqiptarin, kudo që ta gjejë, edhe atë, në çdo skutë të vendit. Obligimi duhet kryer me suksese dhe është punë madhore. Ky regjistrim është synimi më madhor dhe më fisnik i Qeverisë për t’ i dhënë shqiptarit Zot, edhe atë falas, pa paguar ndonjë taksë hyjnore. Garantuese për këtë është Patriarkana dhe Konferenca.
Gazeta Shekulli
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen