"Baba i mirë është ai, që nderon dhe dashuron nënën e fëmijëve të vet. Nëse nuk e bën, atë mungesë dashurie dhe respekti, ia kthejnë fëmijët nesër me shpërfillje e largim. E njëjta vlen edhe për dashurinë e nënës ndaj atit të fëmijëve. Jeto si të pëlqen jeta Ty, jo si iu pëlqen të tjerëve jeta jote! Ata kanë të veten, ti ke tënden! Guxo!" LB

08.11.2011

Qeveri të tilla idiokratike...gazeta Shekulli


Revista”Spiegel” para disa muajve pat intervistuar blegtorë grekë, që kishin vjedhur subvencione europiane. Ata për kokë bagëtie merrnin ndihma nga fondet e Europës. Grekët kishin bartur delet nga stalla në stallë dhe kështu kishin arkëtuar të gjithë. Reporteri i pat shtruar këtë pyetje: kur do të bëheni europian? Blegtori grek, i cili këtë nuk e konsideronte vjedhje, por marrje, i pat thënë se brezat e rinj do të europianizohen...
Një reporter i televizorit pyeti në një treg të Athinës pse shitësit nuk kishin edhe arkë, ku regjistroheshin hyrjet. Tregtari grek iu përgjigj kështu:”Kur bie shi, arka mund të laget dhe prishet, prandaj nuk e përdorim...”
Televizori gjerman njoftoi se në Greqi punojnë 4 milion njerëz dhe një milion prej tyre janë të punësuar nga shteti, nëpër administratë. Nëse në Greqi janë edhe 1 milion pensionistë, atëherë dy veta punojnë për dy veta që nuk punojnë.
“Frankfurter Allgemeine Zeitung njoftonte se në Greqi në vitet e shkuara, janë harxhuar 8 miliard euro për pensionet e grekëve të vdekur. Shihet se Greqia nuk kujdeset vetëm për grekët e gjallë të Shqipërisë, por edhe për ata në botën tjetër. Nuk kanë faj, ndoshta në botën tjetër pagat janë më të vogla apo paguhen me drahma e grahma.
Sipas gazetës gjermane “FAZ” 9000 grekë me më shumë 100 vjet, marrin akoma pensione. Kjo është shifra më e lartë në UE e mbi 100 vjeçarëve. Sikur të vazhdohej me këtë ritëm, atëherë pensionistët grek do të hiqnin dorë nga vdekja. Nuk kanë faj. Në Ballkan vjedhje konsiderohet vetëm nëse thyhet dera apo dritarja, jo nëse shteti të dërgon në bankë.
Nëse falimentojnë bankat greke, do të tërhiqet pas edhe Rumunia e cila po furnizuaka me kapital të freskët nga bankat greke. Ky është Unioni Europian sot. Kur nisë ndërtimi i shtëpisë nga kulmi, atëherë edhe shembet: fuqia e gravitacionit! Monedha e njëjtë, sisteme të ndryshëm financiare dhe ambasada akoma nëpër shtete pa kufij ndërmjet vete. UE!
Shumë ekonomistë gjerman mendojnë se Greqia duhet përjashtuar nga Unioni Monetar. Shefi i Bankës Gjermane e kundërshtoi këtë sepse mund ta bëjnë pastaj edhe vendet tjera: në rrezik janë: Portugalia, Spanja dhe Italia e Berlusconit. Spanja ka gati 5 milion të pa punë, 22%. Tek brezi i ri papunësia arrin në 45%.
Papandreu propozoi referendum. Nuk i shkoi mendja fare se Gjermania mund të bëjë referendum se a duhet të bëhet dorëzanë për miliarda greke. Grekët kanë falimentuar, por protestat nuk pushojnë dhe kërkojnë pagat e njëjta dhe shpresojnë se këto duhet t’ ua falë dikush tjetër, e jo të paguajnë tatime... Ata punonin më pak se 11 muaj, por merrnin 14 paga!
Mos të gëzohemi me krizën greke, sepse qeveri të tilla idiokratike kemi në tërë Ballkanin. Ballkani është duke krijuar një aristokraci si kishte Europa në shek. XIX dhe për këtë i duhen para nga jashtë. Aristokratët tanë, si edhe tani grekët e pasur, i dërgojnë lekët përsëri jashtë: në Zvicër do të ruhen ato.
Gazeta Shekulli

4 Kommentare:

Lis Bukuroca hat gesagt…

SHEKULLI : 6 Komente
nastradini 08/11/2011 09:55
TREGIM I TRISHTUAR Dje degjova ne OPINION-in e Fevziut keshilltaren e Saliut, keshilltare jo dosido por ate ekonomike, zonjen famoze Suzana. Me shume nga pas. Nga biznesi dhe bankat. Qe ferkonin duart nga gezimi sepse kriza greke do te ishte shume pozitive per Shqiperine. Sepse e shiqoni ju o milet cdo emigrat i kthyer do te hape me paret e grekut biznes ne vendin tone. Por pse jo edhe vete greket? Qe do t’ja mbathin nga Atdheu i tyre i falimentuar dhe do vijne tallaze-tallaze ne Shqiperi. Per te shpetuar koken dhe familjet. Sepse a e dini ju tha Suzana Keshilltarja ekonomike e Saliut, qe nje miku i saj u kthye nga kurbeti ne Greqi dhe hapi nje kafene. Ne maje te malit. Biznes i vertete me prodhimtari te larte. Ku thoni ju? Ne nje stalle derrash. Pra hapi biznes qe vrau derrin qe te jep mish dhe berxolla dhe polli kafene dhe rakine. Qe te mer mendjen dhe te ngre tensionin. “Oh sa mire me ken biznesmen!” Shtoi e emocionuar zonja Suzana dhe nga emocioni nuk ja jepte fjalen askujt. O Zot mendova sa poshte ka rene inteligjenca ne Shqiperi! Sepse kjo parodi tragji-komike nuk i beri pershtypje as gazetarit Fevziu dhe as ish-ministrit socialist te financave dhe as ministrit aktual te punes. Sepse te gjithe ferkonin duart nga kriza greke. Sic ben edhe gazetari Naser ne shkrimin e sotem. “Oh sa mire me ken shqyptar ne kohe krize!” e mbyll tregimin e trishtuar nastradini.

Lis Bukuroca hat gesagt…

REPLY
beni 08/11/2011 10:42
Zoti Naser!
Vertet kam nje respekt te jasht zakonshem per ju,si nje njeri i civilizuar,ndoshta nga me te civilizuarit ne Kosove qe me ben te them se te admiroj me gjith shpirt!
Problemin e greqise e analizojme ashtu sic duhet analizuar,por probleme te tilla ka kudo ne gjith EU-ne!
A nuk po flitet ne Gjermani per Rezervat e devizave!
A nuk po flitet per Arin dhe rezervat e tij pikerish ne Gjermani?
A nuk esht e mbushur Gjermania nga spekullante qe kan mare pension te parakohshem,me pa te drejte, vetem e vetem qe ta heqim qafe nga tregu i punes?
A nuk jane komunat drejt falimentimit,por presin vetem ndihmen e shtetit!
A nuk esht tregu i letrave me vlere,drejt mos besimit!Kur shohim se numri i aksionerve ka rene ne menyren me drastike ne te gjitha kohet!
Pra duhet te analizojme njehere veten, pastaj te deskretitojme te tjeret!
Keta qytetare qe po u afrohet pune ne gjermani vetem tek Laj firme a e mendon shteti se kur te vij koha e pensionit, do ti kerkojn perseri ndihme?
Natyrish keshtu perballohet kriza, kur konkurenca ben te veten, duke pasur nje monedhe europiane ne nivele te larta vleresimi!
Gjermanet kur ju bashkengjiten EU-se nuk e pyeten popullin e vet?Jo se nuk desheronin, por u prisheshe ajo qe ata deshironin ,qe europen ta zaptojne pa lufte!E degjove ate blerjen e CD-se nga bankat e Luksemburgut ku jan depozituar miljarda nga tregetare apo mafjoze qe kerkojne ti shpetojne evazionit fiskal!Pra mos akuzojme vetem Greket!Kisha dhe shum te tjera por sot po e le me kaq!

e mërkurë, 09 nëntor, 2011


Lis Bukuroca said...
KOMENTE TEK SHEKULLI.

Lis Bukuroca hat gesagt…

REPLY
N.Aliu 08/11/2011 13:04

I nderuar zotëri Beni,
edhe pse nuk kam kohe, do të përpiqem të ju përgjigjem. Zakonisht nuk dua të shkruaj për vendet tjera, sepse ata duhet të merren vet me telashet e tyre. Dhe, kanë njerëz të mirë që e bëjnë këtë. Nuk kam shkruar për rastet që përmendni Ju në Gjermani për disa arsye. Jo, pse unë jetoj këtu (personalisht nuk jam i kënaqur) por më obligojnë qëndrimet gjermane ndaj nesh: që nga themeluesit e albanologjisë e deri te deklarimi i kancelares gjermane në Beograd, se ushtrat gjerman janë në Kosovë, që në përkthim kishte këtë kuptim: ne po mbrojmë pavarësinë e Kosovës nga ju, nga Serbia domethënë! E dyta, unë nuk mund të shkruaj kundër atyre që i konsideroj miq. Edhe nëse këta miq na braktisin si SHBA dhe Gjermania për shembull, unë përsëri nuk do t’ i fajësoja ata, por qeveritë tona që nuk ditën t’ i kultivojnë miqësitë si duhet. E treta: Gjermania nuk ka pretendime territoriale ndaj Shqipërisë. E katërta. Gjermania nuk po kërkon ndihmë nga Greqia, por e kundërta. E pesta: Nëse prokuroria gjermane merr vesh se janë paguar pensione të vdekurve, këtu nisin hetime menjëherë, jo mirëpo në Greqi. Ajo hyri edhe në unionin monetar me bilanc të rrejshëm…E gjashta: Për malverzimet në Gjermani shkruhet dhe reagon shteti ligjor, në Ballkan nuk ka shtet ligjor, as në Greqi. Së shpejti do ta përjetojmë si Ilir Meta do të shpallet i pafajshëm…Sepse në Ballkan politikanët kanë imunitet dhe licence si për vjedhje, ashtu edhe për vrasje. E shtata: Gjermania mbështet pavarësinë e Kosovës, Greqia jo. E teta: mendësia e ballkanasve, mënyra e të gjykuarit, përligjjes është e njëjtë shikuar nga jashtë: shenja dalluese janë gjuhët ose religjionet. Bakshish-mentaliteti, jo! As qëndrimi ndaj shetit e ligjit, nuk ndryshon. Nëse edhe vendet tjera të Ballkanit nuk falimentojnë si Greqia, atëherë kjo do t’ ishte një mrekulli e madhe…
Nuk mund të them, se Greqia nuk dinte kur i kishte 100 miliarda borxhe, 200, 300 por priti të deklarohet nuk u bënë 340 miliarda. Zoti Beni, kjo Greqi bën politik raciste ndaj Shqipërisë. Jo Gjermania. Kjo Greqi e zhytur në borxhe, paguante pensione grekëve, duke i zgjedhur sipas racës dhe origjinës, jo sipas nevojës. Ka akoma gjerman në Rumuni e Hungari, Poloni etj. por Gjermania nuk bëhet arrogante e të marrë kredi dhe t’ u dërgoj gjermanëve atje. Greqia për çdo përkrahje, kërkon edhe ndikim apo territore…Zoti Beni, ju falënderoj për respektin, leximin dhe komentin. Falënderoj edhe lexuesit tjerë për komentet dhe natyrisht Shekullin, që na ofron këtë platformë, ku mund t’ i shprehim zhgënjimet tona…

REPLY
beni 08/11/2011 15:34
Doktori ndaj pacientit, duhet ti tregoje ate qe ai ka ,ne semundjen e trupit?Kur doktori e din qe ai do vdese ose e mban me lajka qe te perfitoje nga pacienti,atehere quhesh jo doktor, por matrapaz!
Kur shkuan Greket ne EU nuk e dinin doktoret qe ky pacjent zor se rregullohet me keto probleme!Natyrisht kjo perben thelbin e politikes,kur kerkon dike ta futesh ne kurth!Ju lumte respektoj politikane qe jane vizionere per vendin e vet si gjermanet!
Sa per specifikat e greqise ndaj kosoves nuk do te komentoja,sepse nuk desheroj te hyme ne debate, jo se nuk e kerkoj debatin, por eshte shume i nderlikuar!Dikush po te flas dicka, mbase te ben edhe armik,dhe ti e din mentalitetin e vjeter ,ashtu sic e pershkruan edhe Imzot Noli!
Falenderimet e mia Z.Naser per repliken

e mërkurë, 09 nëntor, 2011

Lis Bukuroca hat gesagt…

REPLY
Zef Kallami 08/11/2011 15:51
Nuk i perdorin arak se i duan Eurot e thata,te teruna.
Shqiperia me Berishen ne krye nuk do njohin kriza,se asht vete krize.Rruga e Berishes asht largpamse,ma frutedhenese se bankat piramidale.Mos ti skopjonte falja e detit grekut,Berisha do mbushte hejbet si Zogu dikur heret dhe greku do lehtsonte dhimbjen.Nji pension te majm besoj se gezojne edhe kufomat ne varrezat e tyre ne truellin tone.
Rreziku i Italise se Berluskonit vjen si veprimtari agjenturore i ndrehyrjes se Berishes nepermjet tregut te mishit te bardhe.Kjo nji marrveshje intime dy palshe ndermjet dy kryehorave qeveritare.Ku Berluskoni bente shpenzime per epshet shtazarake dhe Berisha grumbullonte eurot ne hejbet prane familjes ku cdo pjestar ka normativen e domosdoshme te akumulimit te te ardhurave pa dallim ndershmerie.
REPLY

Mark H. 08/11/2011 16:15
Rendi demokratik i kapitalizmit botnore asht rendi tragjikomik i shoqerise njerezore qe prodhon kriza deri ne cakun e fundit ne shuarje me perdorim te luftes boterore.
Fakte,kemi dy luftat boterore.Nuk ishin popujt qe e bene luften te cilet u dogjen nga lufta ne lufte.Po ishin majmerit monetare ne pak duar qe nuk ngopeshin dhe financonin luftrat (biznes) per tu majmur.Gje kjo qe nuk mund te ndodhin ne ato vende nga ma socialet e globit,sic jane vendet Skandinave.Te drejten e luftes ma shume se askush e kane ne gjake Superfuqit dhe bashkpunetoret e tyre.
Pershendetje z.Aliu,si per shkrimin,asht dhe per koment-pergjigjen teper te forte dhe argumentuese me nji permbajtje teper te sakte dhe koncize.

e mërkurë, 09 nëntor, 2011