21.07.2013

Fatos Lubonja, gazeta DITA

Fatos Lubonja në shumë shkrime shfaqet si njeri i ndriçuar, që del para kopesë dhe thotë: “Jo këndej, ja ku gjendet rreziku. Jo kështu, e keni gabim...” Ai shumë herë na prishë gjumin dhe përrallat. Ai del në skenë dhe thotë: “Popull, babadimri nuk ekziston!”
Ne shpurdhim, përjargemi dhe e gjuajmë me çdo gjë dhe e shajmë me çdo fjalë, që na ofron koka jonë e rrumbullakët ballkanike. Ballkanike sepse ai nuk mendon si ballkanasit, por si intelektualët perëndimorë. Ai është diku dy shekuj para miletit. Ai kur sheh se na zemëroi, kupton se faza e shërimit nisi, shton edhe të dytën duke shpresuar se po na këndell akoma më shumë dhe bërtet:
Popull, dhuratat që shpërndau babadimri, nuk i ka blerë dhe zbukuruar ai, por prindi juaj ia ka dhënë. Ai vetëm i shpërndau.”
Këtu ne gati sa nuk pëlcasim, jo vetëm se babadimri na del përrallë, por tani kuptojmë se edhe dhuratat që mendonim se u paketuan diku në polin verior, që erdhën me babadimrin duke lundruar mbi re me një qerre dhe zile, edhe ato paskan qenë gënjeshtra. Për të na zbritur në tokë, pastaj shton edhe të vërtetën përfundimtare: “Popull, babadimir nuk ka ardhur vet, por ai ka fituar lekë për ta kryer detyrën dhe ka fituar shumë.” Dhe, sipas normës ballkanike, shpërthen zhgënjimi jonë, trishtimi nga jeta pa përralla, konfrontimi me realitetin që nuk na pëlqen fare dhe pastaj nisja nga zero. Aty kuptojmë se besimin jonë se jemi dikush, qenka vetëm bindje jona, por jo edhe domosdoshmërish edhe e tjerëve. Aty kuptojmë se kur t'i braktisim iluzionet, duhet punë dhe të dëshmohemi vet, jo të krekosemi me vepra të huaja...

Fatos Lubonja u ngrit kundër shenjtorëve që i kanë vënë vetes aureolën, por janë bërë milionerë. Shenjtorët e pasur! Çdo ditë flitet e shkruhet kundër tyre. Artikulli i tij i fundit u trajtua si herezi. Mirëpo Lubonja vetëm tregoi integritet të vetin, qëndrimin intelektual duke pohuar se ai si njeri, nuk ka nevojë për babadimër, nuk ka nevojë për dhurata të rrejshme dhe nuk i duhen idhuj. Nëse i duhen dikujt, mund t' i marrë, por ai nuk ia rekomandon askujt.
Ne çdo ditë lexojmë se filani hyri në politikë mjeran dhe po del milioner. Lubonja lufton mendimin rural shqiptar, fisnor. Ai mendim që kishte krijuar Enverin dhe po krijon bosa. Mendim që rehabiliton edhe kriminel.
Mendësia tribale shenjtëron këta njerëz, perëndimorja, jo. Kjo e fundit nuk u falë asgjë, nuk maskon asgjë, as nuk ua ndryshon historinë, as nuk fsheh gjë nga jeta e tyre. Lubonja kishte shkruar në shkrimin e fundit ashtu si shkruan çdo intelektual i madh gjerman me dinjitetin dhe integritet të vetin. Kishte shkruar si çdo njeri që donë kombin e vet dhe ruan nga devijimet dhe nga vetëkënaqësia. Fatos Lubonja është patriot shumë i madh shqiptar i cili e donë popullin, por të emancipuar, jo të mashtruar dhe përkundër me përralla si ato të shekullit XIX. Lubonja është një patriot modern, si një patriot gjerman, i cili është i bindur se e liga duhet shkatërruar qysh në qelizë, për të evituar dëmin kolektiv. Fatos Lubonja është intelektual dhe patriot i madh shqiptar sepse kujdeset për kopshtin tonë dhe dëlirësinë e tij.

Të gjithë ata që në mënyrë folklorike mburren me veprat e huaja, e bëjnë këtë sepse të veta nuk kanë. Patriotizmi jonë rustikal, është i para dy shekujve. Kombin e donë ai njeri që nuk dëmton atë në ekonomi, që paguan tatime, që nuk merret me drogë, që nuk punon kundër interesave të tij, ai që punon, jo ai që ka vënë një flamur në mur dhe rrinë shtrirë tërë ditën pa bërë asgjë të mirë, as për familjen e vet, as për vendin. Nuk është patriot ai i cili mburret me vepra të huaja gjatë historisë, por me të vetat. Një profesor gjerman thotë se identitet kombëtar ka ai njeri, që venë identitetin e vet në diskutim, në lojë. Mirëpo jo ai që beson në identitetin nacional, sepse identiteti është në ndryshim e sipër dhe nuk është si religjioni, siç e trajtojmë ne.
Ne duhet të gëzohemi kur dikush kritikon një politikan sepse po vazhdojmë me të vjetrën dhe shenjtërimin e tyre. Populli duhet të mësohet me disatncimin nga personalitete e devijuara, që trajtojnë shtetin si pronë private. Edhe rrugët dhe shkollat mbajnë vetëm emrat e tyre. Kudo emra luftëtarësh thua se jemi në luftë dhe para kushtrimit. Një ditë në luftë dhe hero. Këngë. Tribuna. Sa kemi krijuar bindje të rrejshme, se vetëm UÇK çliroi Kosovën. Në Kosovë janë vrarë shqiptarë pas lufte dhe nuk është arrestuar askush. Lubonja lufton amnezinë, vetëkënaqësinë, dyfytyrësinë tonë. Ai adhuron shtetin ligjor, jo fisnor. Kështu tregohet dashuria ndaj kombit, jo duke lavdëruar gabimet e tij, por duke kritikuar defektet e tij. Pacienti nuk shërohet duke fshehur simptomat, por duke i mjekuar ato.

Lubonja në shkrimin e fundit nuk kishte thënë asgjë më shumë se sa kanë shkruar edhe gazetat tona, gazetat e jashtme apo atë që flasin shqiptarët nëpër oda. Fatos Lubonja është Voltaire shqiptar. Ai e donë këtë komb dhe vuan për skizofreninë e tij. Zëri tij është zëri i ndërgjegjes shqiptare.

Gazeta Dita me titull: Rreth debatit për Lubonjën dhe politikën

7 Kommentare:

Unknown hat gesagt…

Me ne fund nje artikull qe me pelqeu shume.. Bravo ai qe e ka shkruar... Populli ka shume nevoje te "diagnostikohet" , qe t'i hapet rruga emancipimit....

Lis Bukuroca hat gesagt…

PËrshëndetje Vladimir dhe të falendeorj shumë për leximin dhe komentin...

Anonym hat gesagt…

Koment tek DITA

Blendi 21 Korrik, 2013 at 8:45 pm
Lubonja ka per mendimin tim shume cilesi qe permend z. Aliu: eshte intelektual (packa se permend vend e pavend citate te ndryshme te shkeputura nga kontekti dhe i perdor si ultima ratio), eshte rebel, ka te drejte ne shume gjera qe thote kur kritikon hapur. Edhe ne rastin e Haradinajt mund te kete shume te drejte ne shume aspekte. Z. Aliu si njohes me i mire i treves atje, sic thote edhe vete di me teper mbi bemat e ish komandanteve te UKS-se se ne dhe nuk ka aresye pse te mos i besojme.

Por Lubonja eshte pak jo konsekuent ne ato qe thote e shkruan. Me konkretisht, z. Aliu shkruan per te:
“Ai adhuron shtetin ligjor, jo fisnor.”

Z. Aliu, nuk jam i sigurt nese Lubonja adhuron shtetin ligjor. Ai ne mendje mund t’a kete, nuk e ve ne dyshim. Por nje njeri qe per 21 Janarin thote, se Rama ishte fajtor, pasi solli njerezit per t’u vrare; nje njeri qe per nje person te pakten te implikuar indirekt ne keto vrasje (behet fjale per ish ministrin e brendshem te atehershem Z. Lulzim Basha) jep disa muaj me vone suportin e tij per t’u bere kryetar bashkie ne Tirane; nje njeri qe nuk kritikoi nje here te veteme shtetin fisnor te Sali Berishes, vjedhjen sy per sy te votes; nje njeri qe i ben thirrje popullit te mos votoje per asnje parti, gje te cilen e keni kritikuar edhe ju vete ne nje artikull ne kohen kur ai doli me ate teze, nuk mund te krahasohet me Voltaire. Voltaire nuk do te ishte kaq selektiv ne kritiken e tij e jo kaq i njeanshem si Lubonja.

Dhe meqe jemi ne shembujt gjermane qe jepni ju me siper, me siguri e dini qe ne Gjermani kane dhene doreheqjen ministra te mbrojtjes, sepse ushtria gjermane ka vrare pa dashje dhe pa kurrefare dijeni te ministrit vete persona civile ne Afganistan. Ky eshte standart jo ai qe kerkon Lubonja: T’a provojme edhe Bashen njehere si kryetar bashkie, packa se kur ishte minister i brendshem shperdoroi apo me keq akoma vodhi 200Mio.euro per 50 km rruge, vuri firmen si minister i jashtem ne shitjen e 300km² det, si minister i brenshem vrau 4 te pafajshem e dhunoi dhjetra te tjere ne mes te sheshit ne prani te kamerave.

Me tej ju shkruani:
“Fatos Lubonja është patriot shumë i madh shqiptar i cili e donë popullin .. ”

Nuk e di cdo te thote patriot, por falje e detit grekerve nuk eshte se i beri pershtypje Lubonjes. He mo se ca peshq ka aty, tha, pse per ato do te zihemi. Pastaj Shqiperine e jugut me mire t’a kishte marre greku se nuk do te kishte ndodhur burgosja qe u beri Enveri njerezve, dmth edhe atij vete. Ky eshte pak a shume patriotizmi i tij.

Tung,
Blendi

Anonym hat gesagt…

Ollga Toronto 21 Korrik, 2013 at 9:07 pm
Zeri I tij eshte zeri I ndergjegjes shqiptare thot Naser Aliu,ngadal bre burre, ku e matet ju qe e pret me sepat kete perkufizim.Ndergjegjen qytetare e vrau Saliu ne 21 Janar 2011-en dhe dhe ky Lubonja qe ju e njesoni me ndergjegjen qytetare mbrojti vrasesin dhe jo qytetarin.

Anonym hat gesagt…

Feniks 21 Korrik, 2013 at 10:26 pm
FILOZOFE DHE ATDHETARE SI NASER ALIU I DUHEN KOMBIT SHQIPTAR E JO TURKOSHAKE DHE SPIUNE TE TE TJEREVE!ARMIKU I JONE KA QENE DHE ESHTE BAJRAKTARIZMI!

Anonym hat gesagt…

beni 22 Korrik, 2013 at 7:36 am
Mir qe kemi nje Kosovar me nenshtetesi Europiane,qe pranon se Lubonja eshte vertet patriot!
Lubonja esht perle i mendimit te lire,qe ka nevoje shoqeri e sotme ne mentalitetin e vjetruar shqiptar!
Mendimi im eshte se Lubonja humb vlerat e tij ne nje shoqeri te helmuar nga nacionalizmi ekstrem,qe ka per qellim vetem pushtetin!
Lubonja do ti sherbente me se miri,nje shteti qe kerkon vertet vlera njerezore!
Ne Shqiperi apo ne Kosove,duhet patjeter qe ta kesh emrin Sali,Rahman,Berishe,Hajradinaj,apo ndonje emer tjeter Oriental qe te quhesh vertet shqiptar nga shumica???
Lubonje tingellon shum keq per shumicen e Ekstremit Oriental!!!
Ideologjia fetare ben qe shum intelektuale te mos kuptohen ,bile edhe nepermjet te nje gjuhe asaj shqipe!Kombi jon vuan nga kjo sintome,dhe do te vazhdoje te vuaj edhe me tej?

Anonym hat gesagt…

nastradini 22 Korrik, 2013 at 9:25 am
NJE SHKRIM ME POZITE TE QARTE QYTETARE.

Dallkauket, debilet, pseudopatriotet ju sulen Fatos Lubonjes per ta shqyer per shkrimin e tij alegorik, por pati edhe shume gazetare dhe analiste te medias diletante shqyptare qe nxituan t’i bashkohen turmes. Ne kete kendveshtrim analiza e sotme ne DITA e zotit Aliu eshte si nje drite intelektuale ne tynelin albanez drejt Botes se Civilizuar. Po te mos ishte kjo Bote e Civilizuar anglezet dhe amerikanet do te vazhdonin luften e tyre per pavaresine e SHBA-s qe nga Koha e Qepes e Jeffersonit ne shekullin e 18-te. Po te mos ishte kjo Bote e Civilizuar Franca dhe Gjermania qe nga Lufta e Pare Boterore deri sot e kesaj dite do te vrisnin njeri tjetrin. Po te mos ishte kjo Bote e Civilizuar SHBA-s dhe Japonia do te vazhdonin t’i hanin koken njeri tjetrit qe nga Koha e Luftes se Dyte Boterore. Po te mos ishte kjo Bote Moderne nuk do te kishim BE-n ku aderon te shkoje edhe Shqypnia me Kosoven. Fillozofi i madh francez Volter, qe permend autori ketu ka thene: “Per prosperitetin e popujve nuk duhen luftetare, por mendimtare” dhe me kete sentence filozofike nastradini don ta mbylle komentin e tij lidhur me shkrimin e Fatos Lubonjes qe turbulloi median shqyptare. Pershendetje per autorin.

PËRGJIGJJUNI