"Baba i mirë është ai, që nderon dhe dashuron nënën e fëmijëve të vet. Nëse nuk e bën, atë mungesë dashurie dhe respekti, ia kthejnë fëmijët nesër me shpërfillje e largim. E njëjta vlen edhe për dashurinë e nënës ndaj atit të fëmijëve. Jeto si të pëlqen jeta Ty, jo si iu pëlqen të tjerëve jeta jote! Ata kanë të veten, ti ke tënden! Guxo!" LB

05.11.2011

Saliu në pranga, gazeta Shekulli


Sikur të ishte ky lajm i vërtetë, shumë njerëz do ta pranonin si lajm objektiv dhe të drejtë. Madje, edhe lajm të shumëpritur. Do të numëroheshin të bëmat e tij dhe do të thuhej: “Drejtësia erdhi ngadalë, por megjithatë, erdhi edhe në Shqipëri!” Disa, me të drejtë do të pezmatoheshin se ajo u vonua tepër, mirëpo edhe këta do t’ ia falnin pafuqinë drejtësisë shqiptare, sepse gjykata nuk mund të arrestonte Kryeministrin, ashtu si nuk mund ta arrestojnë italianët Berlusconin. Ashtu si nuk mund të arrestohej: Zogu, Enveri apo Gadafi.

Noli nuk e rrëzoi Salep Sulltanin me shkrime e poezi; as dallkaukët e kopukët, e as Edi Rama nuk mund ta bëjë këtë me artikuj e libra. Në demokraci duhet përfituar edhe ata që nuk lexojnë. Shumicën.
Çdo njeri që ka dy palë mend në kokë, që kupton demokracinë, do ta dinte qysh nga dita e arrestit, se ai do të dënohej me burg të përjetshëm. Kryeakuza do t’ ishte: Tradhtia kombëtare, në disa raste. Cenimi i sovranitetit të vendit. Cenim i interesave kombëtare. Shembja e shtetit dhe vrasje me paramendim. Vrasje në masë dhe shkatërrim të ekonomisë kombëtare. Pastaj shpifje, denigrim, mashtrim, kërcënim dhe shantazh, në mes të tjerash.
Pas arrestit, do ta braktisnin gati të gjithë. Të parët ata që e përkrahin vetëm nga dobia vetjake. Të dytët, ata që e nderojnë nga frika. Ky do t’ ishte çasti kur do të distancoheshin nga ai, edhe ata që i rrahin supet sot dhe mburren me të. PD-ja do të niste vlimin, gurgullimën dhe do të derdhej në disa drejtime. Këtë do ta përjetojmë dhe këtë film do ta shohim. E pasigurt është vetëm data tani për tani. Jo ngjarja.

Fakti mirëpo është ky: Saliu ka treguar aq shumë pasion e dashuri për ta mbajtur pushtetin, aq shumë egërsi, aq shumë arrogancë, aq shumë kërcënime e shantazh, aq shumë barbarizëm e rrugaçëri, aq shumë gatishmëri për dhunë, aq shumë finokëri, sa çdo shqiptarë ka marrë vesh se ai mund të rrëzohet vetëm me kryengritje. Si u rrëzua edhe Gadafi. Kjo mirëpo do t’ i kushtonte shumë vendit dhe do të përjetonim një luftë qytetare, që askush nuk mund ta dëshirojë apo rekomandojë. Këtë e ka kuptuar edhe opozita dhe duket se në heshtje është pajtuar që Sali Ram Berisha të perëndojë në karrige. Ky racionalizëm i opozitës shqiptare, kjo parimësi, ky pragmatizëm, i levërdisë Sali Berishës dhe ka punuar pikërisht për këtë gjendje: Trishtimin e kundërshtarëve politik dhe i ka disiplinuar dhe varrosur për së gjalli. Në Itali kjo kllapi dhe neglizhencë, kjo heshtje para krimit, quhet “Omertà ”.

Ai edhe në zgjedhjet e ardhshme do t’ i vjedhë votat. Nuk ka asnjë arsye të mos e bëjë këtë. Nuk është aspak reale të mendohet se sa më shumë që mplaket, aq më shumë urtësohet. Truri nuk thyen rekorde, siç mund të thyhen në not me muskuj, i shoqëruar me sekundantët e vet. Nuk i ka vetëm ky fajet për narcizmin e tij patologjik, por edhe klani i tij, që i mbushë mendjen se është i pazëvendësueshëm.

Ndihmë për ta kuptuar ardhmërinë e vendit dhe Berishës, mund të ofrojnë disa plaka që dinë t’ i lexojnë filxhanët e kafeve dhe pastaj t’ i rekomandojnë opozitës ecurinë e tutjeshme. Nëse edhe ato tuten dhe refuzojnë të merren me parashikime të tilla, apo opozita nuk pranon udhëzimet e plakave, atëherë prijësit e partive opozitare, duhet të mbyllen në klauzurë, siç izolohen murgeshat. Ndoshta në këtë mënyrë mund të ushtrojnë më shumë ndikim në politikë, se sa tani. Për ta evituar boshësinë eventuale në pushtet, le të mbetet jashtë Kreshnik Spahiu.
Ndërkohë prijësit e opozitës të futen në : Xhami, kishë, teqe, sinagogë dhe në faltore budiste, nëse ka, dhe aty le të luten për largimin e Berishës. Ndoshta Zoti apo Zotërat nga trysnia e lutjeve, mëshirohen dhe dërgojnë një engjëll apo një djall, që i imponon Saliut një pasion tjetër në jetë, si noti për shembull Olimpiadat. Dhe, le të notojë në detin grek, që sipas tij, padrejtësisht i takon ende Shqipërisë. Opozitarët të mbeten në klauzurë, deri sa të vijë lajmi, se u realizuan dëshirat e tyre...Më shumë, jo!

Kur shikohet në “youtube” si merrte në pyetetje Enver Hoxha, Kadri Hazbiun dhe kur shikohet si flet Saliu për opozitarët dhe jetën e tyre private, atëherë mund të konstatohet se Enveri ka lënë pasardhësin e denjë, madje, edhe më të denjë se Ramiz Alinë. Komiteti Qendror ngrihet dhe duartroket pas çdo kërcënimi, kështu vepron edhe Komiteti Qendror i Partisë Demokratike. Enveri nuk duronte kundërshtarë, por vetëm pakurrizorë rreth vetes. Sot zvarranikë të tillë kemi në PD, por me emra dhe mbiemra tjerë. Janë zëvendësuar aktorët, por skenari është po ai. Ka dhe një dallim të vogël: Ata ishin idealist. Ata krenoheshin me idealet e tyre dhe varfërinë. Këta janë materialist. Këta mburren me mashtrimin, me makiavelizmin e tyre dhe pasurinë!

publikoi: Shekulli,(53 komente) Gazeta C, Revista Drini (5 komente),zemrashqiptare, 19 komente

Libra nga Lis Bukuroca
Ata që jetojnë në Gjermani mund t'i porosisin disa libra edhe te thalia.de  ose në 340 libraritë e saj në Gjermani, Austri dhe Zvicër.  

Gjenden edhe te libraria më e madhe në SHBA  Barnes and nobles dhe mund të porositet, përveç online, në 630 libraritë e tyre.  Shikoni ju lutem se ku ju konvenon çmimi më tepër. Unë mund të vendos vetëm për çmimin te lulu, jo te botuesit tjerë.

Kuptimi i jetës  te amazon *, Kuptimi  jetës te lulu **, Letër burrave (I )te amazon

Letër burrave (I) te lulu, Letër burrave (II) te amazon, Letër burrave (II) te lulu

Ngjyrat e dashurisë te amazon, roman vetëm për lexues të moshës madhore, Ngjyrat e dashurisë te lulu, roman vetëm për lexues të moshës madhore

Shtatë parimet e dashurisëHijedritat e jetësDie Asylbewerber, komedi gjermanisht


* Te amazon tash e tutje mund të porositen edhe nga Australia.

** Te lulu mund të porositen nga 150 vende të botës. Shikoni çmimin se ku ju konvenon më shumë.





5 Kommentare:

Anonym hat gesagt…

Ne si popull nuk jemi injorant, por edhe nuk jemi trima, si thuhet ndryshe na mungon kurajo. Shkrimi juaj paraqet një realitet që ka filluar prej shum kohe, dhe nuk po i duket fundi.
Pse nuk ngrihet populli të zbres "trimin nga kali" , mjafton të kujtoj 21 Janarin.
"Portokallia" emisioni humoristik i të dielës në top-ch, e ngre zërin shum shpesh, të kujtoj një pjesë
Saliu telefonon Shabani
-Llogaria juaj është e tejmbushur, shtyp një të japësh dorheqjen,ose
shtyp 2 të të çoj unë për lesh...

Sa herë është shtypur 2 !!!

Mekanizma të tilla njihen nga koha e komunizmit.
Shumë vite më parë në vëndlindjen time kufitare prindërit e mi planifikuan të arratiseshin, në atë periudhë ndër dhjetra familje që ishin arratisur UDB ktheu vetëm një familje, me kthimin e tyre kryefamiljarët u pushkatuan, fëmijët përfunduan në jetimore, farefisi në internim. Prindërit e mi e harruan planin e tyre,
Ndoshta kishin frik se mos shtypej butoni 2

Gjith këtë e thash , jo se populli nuk kupton por mungon guximi nga frika e butonit 2, nga frika e një 21 Janari tjetër

Lis Bukuroca hat gesagt…

Pajtohem plotesisht Mona, ke të drejte...

Lis Bukuroca hat gesagt…
Dieser Kommentar wurde vom Autor entfernt.
Lis Bukuroca hat gesagt…
Dieser Kommentar wurde vom Autor entfernt.
Lis Bukuroca hat gesagt…
Dieser Kommentar wurde vom Autor entfernt.