»Vetëm raste të
jashtëzakonshme«, thotë Shën Pjetri.
»Dëgjoni ngjarjen time ju
lutem», këmbëngulë i vdekuri.
Shën Pjetri tundë kokën në
shenjë pajtimi.
»Unë gjithmonë pata dyshuar
në besnikërinë e bashkëshortes sime, prandaj u ktheva befasisht dhe me qëllim disa
orë më herët nga puna. Kisha një parandjenjë se po ndodhte diçka. Parkova makinën,
vrapova si i çartur shkallëve të shtatë kateve dhe arrita lart pa frymë. Hapa derën e banesës duke e përplasur, hallakata si i çmendur dhe
nuk gjeta njeri. Dola në ballkon me shpejtësi dhe ja, aty gjeta të varur një djalosh
në pamark. Si i tërbuar nxitova dhe mora një çekiç, e godita bastardin në
gishta dhe ai rrëshqiti poshtë, por pat fat. Derri u përplasë mbi kaçube dhe u ngrit.
Unë vrapova në kuzhinë i tmerruar, marrë frigoriferin dhe e hedh nga ballkoni: E
qëllova! Pasi derri u bë petë nga frigoriferi, unë përjetova një goditje në zemër
dhe vdiqa nga infarkti!«
»Në rregull«, tha Shën
Pjetri, »të lejohet, eja brenda...»
Disa çaste më vonë, ja edhe
trokitja tjetër.
»Vetëm raste të
jashtëzakonshme «, tha përsëri Shën Pjetri duke hapur pakëz derën.
»Oh, nuk ka problem, e
jashtëzakonshme, sa s’ bëhet më!», ia ktheu i vdekuri.
»Po!«, shton Shën Pjetri.
»Unë çdo mëngjes bëj fizkulturë
në ballkon, gjatë kërcimit, shkela një top me dy këmbë, humba drejtpeshimin dhe
rashë nga ballkoni, por, në sekondën e fundit, arrita të kapem në parmakun e
ballkonit më poshtë. ’O Zot’, thash me vet me vete, ’mrekulli, çfarë
fati, po jetoj akoma’. Disa sekonda më vonë, u shfaq një idiot dhe më goditi me çekiç në gishta. Unë rrëshqita dhe rash mbi kaçube. Aty përsëri thash me vete: ’O Zot, shpëtova për herë të dytë.
Mrekulli!’ I çuditur ngrita kokën për të
parë lartësinë nga kisha rënë dhe mu në atë çast, më qëlloi një dreq frigorifer ...«
»Ok«, thotë Shën Pjetri, "eja
brenda."
Dhe ja përsëri trokitja
tjetër në derë.
»Vetëm raste të jashtëzakonshme«,
thotë Shën Pjetri.
»Pa dyshim!«, thotë i
vdekuri.
»Vazhdo!« shtoi shën Pjetri.
»Pas një seksi të
mrekullueshëm dhe me plot kënaqësi, i
trishtuar nga zhurma në banesë, ika lakuriq
dhe u fsheha në frigorifer...
nga gjermanishtja përktheu dhe përshtati Lis Bukuroca
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen