Duke dalë nga dera e amfiteatrit një
student i psikologjisë pyet profesorin e vet : "Zoti profesor, si mund të
konstatoni me siguri se pacienti është i çmendur?"
"Kjo është shumë e
thjeshtë", u përgjigj profesori.
"Ne dërgojmë
pacientin në një dhomë, ku gjendet një vaskë e madhe e mbushur plot me ujë. Aty
i tregojmë atij tre gjësende: Një kovë, një filxhan dhe një lugë kafeje. Pastaj
i drejtohemi pacientit dhe e pyesim: me cilin gjësend ai do ta kishte zbrazur
vaskën."
"Aha, "
psherëtinë studenti, " e qartë, njerëzit normal, ata që nuk janë
të çmendur mendoj, natyrisht se marrin kovën, kështu e zbrazin më shpejtë,
sepse ajo është shumë më e madhe, kurse me filxhanin ose lugën e kafesë, do të
zgjaste shumë."
"Jo," ndërhyri profesori, "njerëzit normal i heqin tapën vaskës".
Dy profesorët
„Ah, ju qenkeni
profesor Maieri! Sinqerisht, unë ju kam imagjinuar
krejtësisht ndryshe !", i thotë një profesor kolegut të
tij, të cilin e takon për herë të parë.
"Mendonit
se isha i vogël, i trashë dhe shumë i shëmtuar, apo
jo? ia ktheu profesori.
"Oh jo, zoti
profesor, jo, përkundrazi; unë ju imagjinoja të madh, të hollë dhe të
bukur!"
nga gjermanishtja Lis Bukuroca
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen