Puthja është dietë. Për një minutë
harxhohen më shumë se 20 kalori. Gjatë puthjes vihen në lëvizje 38 muskuj të fytyrës.
Muajve të verës kemi një ndjenjë se
kemi më shumë dëshirë për marrëdhënie. Fajet i ka dielli. Rrezet e tij ndikojnë
që trupi të prodhojë më shumë vitaminë D, i cili pastaj ndikon në rritjen e
testosteronit.
Shumica e të rinjve, si edhe më parë
raportin e parë e kanë në moshën 16 dhe 17 vjeçare. 11 % e vajzave gjatë
marrëdhënies së parë kishin 13 vjet, 16 % 14. Në vitin 2009 tek djemtë
ishte kjo përqindje: 6 % ishin të moshës 13 vjeçare dhe 12 % të moshës 14 vj.
Tridhjetë e tetë për qind e grave
ëndërron për një dasmë në plazh.
Marrëdhënia zgjat më shumë tek
brazilianët, 30 minuta, amerikanët 28, kanadezët 23 dhe anglezët 21 minuta. Më
së paku zgjatë tek tajlandezët: dhjetë minuta dhe tek rusët 12.
Për dashurinë është muaji dhjetor
muaji më i tmerrshëm. Një studim britanik dëshmon duke u bazuar në njohuritë
nga 3.000 çifte, se në dhjetor, çiftet zihen më shpesh dhe më shumë sesa
njëmbëdhjetë muajt tjerë së bashku. Madje çdo i pesti çift në dhjetor mendon në
divorc.
Fituesja e Oskarit Hillary Swank
kërkon 365 ditë ditë Shën Valentini: çdo ditë njeriu duhet të tregojë se sa
shumë dashuron.
Marrëdhënia ndihmon në
kurimin e astmës, gripit dhe rrufës.
Tek 20 % e grave franceze të moshës
20-29 njeriu i parë me të cilin patën marrëdhënie, u bë edhe burrë i tyre. Tek
burrat francez vetëm 6 % e grave.
Gratë që lexojnë romane të dashurisë
kanë dy herë më shumë marrëdhënie seksuale, sesa ato që nuk e bëjnë.
Në dhoma të fjetjes ku ka televizor
brenda, çiftet bëjnë 50% më pak dashuri sesa tek ata që nuk kanë.
Disa luan kanë marrëdhënie deri në 50
herë në ditë.
Burrave u pëlqejnë gratë që theksojnë
trupin femëror. 80 % thonë se parapëlqejnë rrobe që bëjnë të mundur atë.
Gratë që veshin fustane kanë më shumë marrëdhënie seksuale, sesa ato që nuk i veshin fustanet...
Prindërit më të rinj në botë ishin në
Kinë në vitin 1910. Ata ishin 8 dhe 9 vjeç.
Në botë janë të gatshëm të falin
tradhtinë në bashkëshortësi 15 % e njerëzve.
Gjuha gjermane njeh 624 përshkrime
për organin gjenital të burrit.
Mjekra e burrit rritet më shpejt kur
ai pret të ketë marrëdhënie.
Nga gjermanishtja Lis Bukuroca
Libra elektronikë
- Ngjyrat e dashurisë (amazon) për lexues të moshës madhore
- Ngjyrat e dashurisë (lulu) për lexues të moshës madhore
- Letër burrave (I) (amazon)
- Letër burrave (II) (amazon)
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen