01.10.2012

Seksi dhe disa fakte shkencore (2)

Çdo shkurorëzim i pestë në SHBA vjen si pasojë e "Facebook" dhe faqeve të ngjashme.
Përafërsisht 50% e burrave anglez do të hiqnin dorë gjysmë viti nga seksi nëse u falet një televizor 50 coll.
Mesatarisht 110.000 minuta kalon njeriu duke puthur gjatë jetës 70 vjeçare – kjo bën 76 ditë.

Gjatë puthjes kalojnë prej goje në gojë mijëra baktere, por megjithatë puthja është e mirë për shëndetin: neuropeptidet që lirohen forcojnë imunitetin, përveç kësaj trupi prodhon morfium të vetin dhe endorfine, që ndikojnë në lumturinë e njeriut.
Helene Morrison qe dërguar për katër javë në klinikën nervore sepse nëpërmjet gazetës “Manchester Weekly Journal” kishte dashur të gjejë një burrë. Kjo ishte në vitin 1727.

Pesë vite mund ta zgjasin jetën puthjet, thonë shkencëtarët amerikanë. Natyrisht nëse nuk vdiset më herët. Gjatë një jete 70 vjeçare njeriu puthet diku 100.000 herë.
Shtatëdhjetë e pesë për qind e vdekjeve të befasishme gjatë seksit, ndodhin gjatë tradhtisë bashkëshortore.

Gratë e përjetojnë burrin e vet si atraktiv, kur ndonjë grua tjetër i buzëqeshet atij.
Hulumtuesit konstatojnë se  gratë duhet të tregojnë dyzetë për qind të lëkurës lakuriqe për t’ u dukur sexi dhe pa u përjetuar si e tepruar.
Dy të tretat e bashkëshortësive në Gjermani zgjasin deri në vdekje.
Mbi 20% e burrave mund ta marrin me mend kthimin tek ish- e dashura.

Njëzetenëntë për qind e burrave do të kishte jetuar me dy gra, sikur ta lejonte ligji.
Gjashtëdhjetë e tre për qind të burrave besojnë se me një makinë të mirë duken më atraktiv.
Tridhjetë mijë filma pornografik shikohen çdo sekondë në botë.

Shkencëtarët konstatojnë se dashuria dhe urrejtja aktivizojnë të njëjtin areal në tru (putamen). Në aspektin neurologjik truri nuk arrin të dallojë efektet, të dyja ndikojnë në shqetësim të madh.
Çdo i dhjetë ka njoftuar një partner për sex nëpërmjet facebook-ut
Sipas një ankete në Angli pesëdhjetë e nëntë për qind të grave do ta linin menjëherë burrin e vet, sikur të mos ishin të varura në aspektin financiar.

Nëse një grua është 30 vjeçare, ka mbaruar fakultet dhe nuk është e martuar, mundësia për të gjetur një partner i zbret për 20 %. Në moshën 40 vjeçare sipas statistikës më shumë ka mundësi të vritet nga një terrorist, sesa të gjejë një burrë për martesë.
100.000 Euro për të braktisur seksin. 83 % të grave do ta pranonin këtë ofertë.

Nga gjermanishtja Lis Bukuroca