29.09.2012

Seksi dhe disa fakte shkencore (1)

Kush puthë çdo ditë, mund t‘ i kursejë vizitat e pakëndshme tek dentisti; puthjet ndikojnë në zbritjen e acidit në gojë.

Nga shitja e viagrës në tre muajt e parë u arkëtuan 411 milion dollarë.
Homofobët eksitohen më shumë nga një skenë erotike homoseksuale, sesa ata që janë tolerantë.

Tek testikulet e burrit nuk guxon të jetë temperatura më e lartë se 35 gradë, përndryshe nuk mund të prodhohet më fara. Kjo është arsyeja pse testikulet gjenden “jashtë” trupit.
44% e grave gjermane nuk i tregon partnerit për ëndrrat erotike ditore.
Njeriu, bonobo-majmuni dhe delfini, janë speciet e vetme që bëjnë seks për argëtim.

19% e gjermanëve përjeton dialektin e Bavarisë si erotik. Të Saksonisë vetëm 7%.
Pula e detit mund të shumohet pa raport seksual. Kjo mënyrë quhet partenogenezë.
Në shtetet e Amerikës: Arizona, Florida, Minesota, Luiziana, Miçigan, Karolinën Veriore dhe Jugore, Uta dhë në Virgjini ndalohet seksi oral. Në Idaho mund të dënohet njeriu për seks oral me burg të përjetshëm.

32% e burrave gjerman dhe 24 % e grave e përjetojnë si eksituese fjalorin e ndytë gjatë raportit.
Një për qind e çifteve gjermane pret natën e parë të martesës për marrëdhënien e parë seksuale.
372 përdorues kërkojnë çdo sekondë në google përmbajtje erotike.

Në SHBA ka më shumë ligje lidhur me seksin sesa në të gjitha shtetet e Europës së bashku.
Nga 1770-1784 Fatafehi Paulah, mbret i Tongas, kishte të drejtë të çvirgjërojë çdo grua në mbretërinë e tij. Gjatë jetës paska çvirgjëruar 37.000 vajza.

26% e njerëzve gjatë seksit mendojnë në pushime, 14% mendojnë në profesionin e tyre dhe 6 % për të gatuar diçka.
Tri herë seks në javë zbret rrezikun për 50% nga pika në tru.
Në mesjetë gratë duhej t’i mbulonin veshët për të pamundësuar shtatzënësinë. Besimi se Shën Mëria kishte mbetur shtatzënë nëpërmjet veshëve, ishte shumë i përhapur në atë epokë.
Në botë ekzistojnë 4,2 milion faqe interneti me përmbajtje erotike.
Me pleqëri tek burrat rritet edhe gaditshmëria për të tradhtuar partneren.

Nga gjermanishtja  Lis Bukuroca

Libra elektronikë