02.01.2013

Aforizma (15)

"Me heshtjen bëhet mëkat, kur në vend se të protestohet me zë të lartë, heshtet. Kjo i shndërron burrat në njerëz të poshtër!" Abraham Lincoln
 "Nuk di ta shpjegoj këtë dëshpërim timin, po më lodhë..."Shakespeare 
"Ëndërroj një kortezh të studentëve dhe agjentëve." Roberto Saviano
 "Asnjë njeri është aq i zënë, sa të mos ketë kohë të tregojë kudo, se sa shumë është i zënë." Robert Lebmke 
 "Mos e quaj veten të varfër, pse nuk i ke realizuar ëndrrat; vërtetë i varfër është vetëm ai që nuk ka ëndërruar kurrë." Marie von Ebner-Eschenbach 
 „Zemra e një gruaje është ajo që e bën botën një vend më të bukur. Ato dinë se një puthje dhe një përqafim, mund të shërojë një zemër të thyer.“ Anonime 
"Kush beson se është i krishterë, pse shkon në kishë, ai gabon. Njeriu nuk bëhet makinë kur futet në një garazh." Albert Schweitzer 
"Dashuria është një ngjarje private botërore." Alfred Polgar
"Të falurit e gabimit, është forma finale e dashurisë." Reinhold Niebuhr 
"Dashuria është poezia e shqisave."Honoré de Balzac 
"Vogëlush, ti më pyet ç' është dashuria? Një yll në një pleh të madh."Heinrich Heine 
"Burri ka një dashuri - botën. Gruaja ka një botë-dashurinë."Peter Altenberg
"Disa nuk do t' ishin dashuruar kurrë, sikur të mos kishin dëgjuar për ekzistencën e dashurisë." François La Rochefoucauld 
“Kurvat e epokës sime ishin të virgjëra. Nuk kishin puthur kurrë ndonjë djalë dhe nuk dinin asgjë në lidhje me seksualitetin. Ato nuk dinin si bëheshin kalamajtë. (…) Kurvat e kohës sime, ato të vërtetat kur lexonin fjalë të ndyra në nevojtoret e shkollës nuk arrin të kuptonin nëse ishte fjala për organin seksual mashkullor apo femëror. Ato kuptonin mirë vetëm romanet e shekullit të 19 që flisnin mbi një dashuri hyjnore, përtej trupit”. Besa Myftiu 
 „Më dashuronte sepse dashuria dashuron vetëm gjërat e pa përkryera.“ Fernando Pessoa 
 “…pse poezia juaj nuk na flet për ëndrra? Ejani e shikoni gjakun nëpër rrugë, ejani e shikoni gjakun nëpër rrugë…” Neruda

shqipëroi dhe zgjodhi L.B.

Keine Kommentare: