Ka disa muaj që në twitter
përcjell shkrepjet mendore të Hugo Chavez-it. Edhe të Fidel Castros. Nuk e
bëj këtë pse më ka marrë malli për relikte dhe postulate komuniste, por
mendimet e tyre krahasoja me mendimet kryesisht të Berishës, por edhe të
Hashimit dhe politikanëve tjerë shqiptarë. Kjo metodë krahasimtare ndihmon në
zbërthimin e demagogjive dhe për çudi, ka një përputhje permanente, bipolare në
të gjykuar, në veprime dhe kryesisht shquhet dhe njësohen dhe është tepër i dukshëm
pasioni i zjarrtë, i sëmurë për mbetjen në
karrige: edhe atë, sikur t’ ishin vëllezër. Mund të konstatohet një diferencë
sintaksore, por jo semantike dhe sugjestionuese. Ata përtej oqeanit kanë ngelur
të majtë, këta tanët janë konvertuar në të djathtë dhe kanë braktisur
katundarinë dhe emancipimin, ndriçimin e saj me materializmin dialektik.
Kur Saliu apo Hashimi flasin për ngjarje të rëndësishme për karriget e tyre, shprehen si edhe Chavez:" „Escribiremos otra página histórica...." Pra, do të shkruajmë një faqe tjetër të historisë. Kur Berisha dhe Thaçi thërrasin me parulla revolucionare për përkrahje apo zgjedhje, e bëjnë me ato fjalë si edhe Chavez apo Fidel Castro në twitter :"Vamos Pueblo Bueno...Todos y todas A VOTAR!" Edhe pse ngjashmëritë janë frapante, përsëri është e gabueshme të quhen tanët diktatorë. Nuk janë. Tanët janë despot tipik lindor që do të vdesin të kapur për këmbët e karriges. Si Gadafi, si Mubaraku e despotët tjerë. Këtyre nuk ju duhet monarkia e diktatura për të mbetur në pushtet, ata dinë të vjedhin vota dhe në idiokraci, kjo zgjuarsi, garanton mbijetesën politike deri në kiamet.
Kur Saliu apo Hashimi flasin për ngjarje të rëndësishme për karriget e tyre, shprehen si edhe Chavez:" „Escribiremos otra página histórica...." Pra, do të shkruajmë një faqe tjetër të historisë. Kur Berisha dhe Thaçi thërrasin me parulla revolucionare për përkrahje apo zgjedhje, e bëjnë me ato fjalë si edhe Chavez apo Fidel Castro në twitter :"Vamos Pueblo Bueno...Todos y todas A VOTAR!" Edhe pse ngjashmëritë janë frapante, përsëri është e gabueshme të quhen tanët diktatorë. Nuk janë. Tanët janë despot tipik lindor që do të vdesin të kapur për këmbët e karriges. Si Gadafi, si Mubaraku e despotët tjerë. Këtyre nuk ju duhet monarkia e diktatura për të mbetur në pushtet, ata dinë të vjedhin vota dhe në idiokraci, kjo zgjuarsi, garanton mbijetesën politike deri në kiamet.
Tartufët dhe populistët kanë një aftësi të theksuar për të kuptuar se çfarë dëshiron të dëgjojë populli dhe i flasin pikërisht dëshirave të tij, mungesave të tij dhe iuluzioneve. Edhe Chavez, edhe Castro, edhe Saliu edhe Hashimi trajtojnë popullin si Pavllovi qenin e vet. U nevojitet për eksperimente dhe për ta kuptuar psikologjinë e masës, teket e saja. Për t’ i realizuar përfitimet e veta. Zilja vihet në përdorim para zgjedhjeve. Pasojnë shpërblimet. Pas çdo shpërblimi regjistrohen reaksionet, tajitjet dhe tundja e bishtit. Pas përsëritjeve, qeni gëzohet edhe pa shpëblim, vetëm me tingullin e ziles. Zakonisht, demagogëve dhe palaçove, pak para zgjedhjeve, u bie ndërmend edhe patriotizmi, edhe vendet e punës edhe historia, por vetëm në ato fragmente që u konvenon atyre.
Si edhe Chavezi në twitter,
”Hasta la Victoria” shkruan gati çdo ditë edhe ”Rilindja Demokratike” e Berishës. Ajo din se Berisha do t'i fitojë zgjedhjet
dhe din sigurisht edhe përqindjen e fitores. Madje, ajo gazetë shkruan se
opozita nuk do ta pranojë humbjen, sepse ata e dinë se do të fitojnë. Si tek
Chavez dhe tek Castro, edhe tek Berisha dhe Thaçi, gjykatat ekzistojnë për të
dëshmuar dhe certifikuar pafajësinë e kriminelëve dhe mafiozëve të dëshmuar
brenda partisë dhe shtetit.
Chavez kishte në twitter
4.162.387 ndjekës, pas vdekjes iu shtua edhe një kortezh me 44.355 veta dhe u
bënë 4.206.742. Nën emrin e tij shkruan “Presidente
de la República Bolivariana de Venezuela. Soldado (ushtar) Bolivariano,
Socialista y Antiimperialista.” Herë pas here i falenderohej edhe Raulit
dhe Castros. “Gracias a Fidel, a Raúl y a
toda Cuba!! Gracias a Venezuela por tanto amor!!!”
Në vjeshtën e kaluar, para zgjedhjeve kërkonte Chavez
bashkimin e patriotëve “... unidad de
todos los Patriotas... “, sepse vetë kështu do të fitoheshin zgjedhjet, dhe
mos harroni, fitohen duke bashkuar të gjithë atdhetarët, ata që nuk i bashkohen,
sugjestionimi është ky: ata nuk janë atdhetarë, ata janë tradhtarë. Ju kujtohet
mendimi i Berishës se disa janë lindur pa identitet nacional. Me sugjestionime
të tilla vokabulari i Thacit dhe Berishës është përplot. Ka qindra lidhje tjera
tepelatike në mes politikanëve tanë dhe atyre që sundojnë klasën punëtore në
Amerikën Latine.
Në tetor Chavez falenderoi të gjithë për fjalët e mira, për ndjenjat: “Gracias a todos los amigos y amigas del mundo por sus palabras y sus sentimientos de amor hacia Venezuela!!! Gracias!!!”
Në tetor Chavez falenderoi të gjithë për fjalët e mira, për ndjenjat: “Gracias a todos los amigos y amigas del mundo por sus palabras y sus sentimientos de amor hacia Venezuela!!! Gracias!!!”
Pas vdekjes miku i tij Castro shkroi në twitter se ai ka ikur fizikisht, por
vepra e tij është e pavdekshme dhe do të
mbijetojë. “Hugo Chávez se nos ha
ido físicamente pero sus ideas, su obra, su legado es inmortal”. Me iluzione
të tilla kanë braktisur jetën të gjithë diktatorët. Profesori dhe doktori dhe
kardiologu (siç e quajnë fansat e tij) din se idetë e tija nuk do të mbijetojnë
për shkak të mutacioneve të shpeshta, transvestizmit, prandaj nuk ka shpresa të
tilla, por ka lënë një slogan, një dëshirë kobzeze: “Pas meje, u bëftë
kiameti!”
Qindra analistë shqiptarë ndriçojnë politikën, synimet
makiaveliste të Berishës. Ai është politikani më i skanuar, më i zbërthyer dhe më
i analizuar, por edhe mijëra intelektual tjerë, gazetarë e analistë, nuk do të
jenë në gjendje ta parashikojnë se si do të reagojë pas humbjes së zgjedhjeve.
Amerika dhe Gjermania i bënë të qartë se vjedhje nuk do t’ i pranojnë më. Në
qershor ai do t’ i shokojë të gjithë me mënyrën se si do t’ i kontestojë
zgjedhjet. Kjo dihet, por nuk dihet akoma mënyra se si.
Mendimi i fundit i Chavez
ishte më 18 shkurt 2013 dhe shkroi: ”Sigo
aferrado a Cristo y confiado en mis médicos y enfermeras. Hasta la victoria
siempre!! Viviremos y venceremos!!! ” Pra shpresat e fundit i kishte tek
Krishti, besimin tek mjekët dhe infermieret dhe shpresonte se do të shërohet
dhe do të fitojë, por i mbylli sytë dhe iku. Buenas noches Patria Buena! Berisha para se t‘ i mbyllë sytë do të pëshpërisë:
“Natën e mirë Shqipëri e bukur dhe naive. Duke menduar se po votoje një demokrat,
votoje anëtarin e Partisë së Punës, mikun e xhaxhit...
Gazeta
Dita
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen